• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria e Enverit ishte burg, kjo e Piktorit të ‘Rilindjes’ është cirk!

18:44 : 15/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Kim Mehmeti

Në Maqedoni zhvillohet perveristeti i radhës politik: BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë vërshuar Parlamentin republikan me mijëra amendamente për ta pamundësuar propozimin që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.

Dhe mbase nuk ndodh asgjë e papritur kur dihet se BDI-ja thuajse kurrë nuk ka qenë e interesuar për faktorizimin politik të shqiptarëve të këtushëm, por për interesin personal të drejtuesve të saj.

E në ndërkohë, drejtuesit e BDI-së ishin dhe mbetën pjesë e ‘koalicionit’ të fatkeqësisë së shqiptarëve të Maqedonisë dhe anëtarë të vëllazërisë së qarqeve policore e politike antishqiptare. Me çka shqiptarët e këtushëm ishin e mbeten në duart e njerëzve që nuk kanë frikë as popull as Zot.

Në Kosovë tani më thuajse është bërë traditë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të kalojnë muaj deri sa të ndahen postet ministrore mes partive që do përbëjnë koalicionin qeverisës. Dhe thuhet se kësaj radhe puna ka ngecur rreth marrëveshjes se cilës partie do i takojë posti i Presidentin të vendit. Pra, si gjithmonë, nuk ka mosmarrëveshje lidhur me atë si duhet çuar përpara shteti, por si të kënaqen ambiciet e sunduesve.

Lexo edhe:

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Patëm fatin të ndajmë kohën me të

Sa u përket kandidatëve të mundshëm për president të Kosovës, përfolën kryesisht emra pleqsh. Mes të cilëve edhe ato të ‘baballarëve’ të vetëshpallur të popullit që gjatë luftës së vitit 1999 thanë se është tradhti ta braktisësh Kosovën, që pastaj, me mjekra të rruara e të veshur tebdil, të iknin nga atje. E të mbylleshin në vilat qeveritare të Tiranës nga do dilnin pasi do u rritej mjekra, që të deklaronin se gjithë ata intelektualë e politikanë që kishin mbetur në Prishtinë ishin të mbrojturit e Millosheviqit?! Me çka shpërfaqën se lëngonin nga një sëmundje e pashërueshme: xhelozia dhe urrejtja ndaj Presidentit Historik të Kosovës dhe ndaj LDK-së. Si dhe shpalosën egërsinë me të cilën i gjykonin gjithë ata të cilëve ua kishin zili si dhe, lehtësinë e turpshme me të cilin e shpallnin patriotike çdo veprimtari të veten.

Ndërkohë, në Shqipëri edhe dasmat edhe varrimet janë pjesë e të njëjtit spektakël që e drejton dhe që i shërben Piktorit të ‘Rilindjes’. Gjë që më së miri u pa pas tragjedisë që i ndodhi mëmëdheut, e kur populli tregoi se e dinte që fatkeqësitë kolektive janë matëse të sakta të boshtit të tij kurrizorë dhe kur burrështetasit e atjeshëm s’kishin si ta fshihnin të vërtetën se dinë si ta plaçkitin popullin, por jo edhe të ndërtojnë shtet.

Dhe tërmeti që e veshi shqiptarinë në të zeza, tregoi diçka që i barazon mes veti gjitha ‘Shqipëritë’ tona: ato më shumë varen nga organizatat bamirëse, se sa nga institucionet e shtetit. Pastaj ky tërmet na e rikujtoi se aty ku nuk u besohet institucioneve shtetërore, lulëzon një ‘biznes’ fitimprurës që ka të bëjë me menaxhimin e bamirësisë kolektive.

Po, tragjedia që i ndodhi mëmëdheut tonë shpërfaqi të vërtetën se Shqipëria ka qeveritarë që fotografohen e sillen si misionarë, e misionarë që aktrojnë burrështetas. Duke harruar se aty ku nuk merret vesh kush është politikan e kush misionar, shtohet numri i dallaveraxhinjtë dhe, aty nuk ka as politikë, as misionarizëm.

Sidoqoftë, vlen të mos harrohet se përpos dhembjes dhe lotëve, nga tragjeditë mund të vjelësh edhe urtësi dhe të vërteta për vetveten. Pra më mire se çdo gjë tjetër ato e shpërfaqin fytyrën e një populli dhe të shtetit që ai ka. E sa i përket fytyrës së Shqipërisë, shihet qartë se për dallim nga ajo e dikurshmja e Enverit që ishte burg, kjo e sotmja e Piktorit të ‘Rilindjes’ është cirk.

Etiketa: kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

19:57 : 08/05/2025
AKTUALITET

Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Patëm fatin të ndajmë kohën me të

20:44 : 01/07/2024
SPORT

Napoli nis negociatat me Bayern Munich për rikthimin e bujshëm

17:33 : 16/04/2024
AKTUALITET

Papa: Kim ishte përpiluesja e protokollit të Blinken në vizitën e tij Shqipëri

21:16 : 15/02/2024
SPORT

Koreani i Bayernit, Kim nderon kapitenin: Neuer, komandant për ne

22:36 : 26/12/2023
BOTA

Kim mbyll vizitën në Rusi, kthehet në shtëpi pas diskutimeve për armët

22:31 : 17/09/2023
Para

Zaev kritikon gjyqësorin: Të kontrollohet pasuria e gjykatësve

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona (EMRAT)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com