• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jep dorëheqjen si kryetar i PSD / Shpend Ahmeti publikon arsyet

12:40 : 15/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në Partinë Socialdemokrate të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur përmes një komenti në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk do të garojë më për asnjë pozitë drejtuese në parti.

Duke sqaruar vendimin, Ahmeti shkruan “e para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017”.

Komenti i Shpend Ahmetit

Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qrnë të arsyeshme e të drejta.

Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt.

Lexo edhe:

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti.

Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017.

Kosova ka nevojë për opozitë të mirëfilltë e të fortë pa marr parasysh se kush është në qeveri. Jam i bindur se PSD ka mjaftueshëm njerëz e kuadro profesionale për ta udhëhequr në sfidat e radhës të adresimit të problemeve shoqërore, ofrimit të zgjidhjeve socialdemokrate, si dhe monitorimit të qeverisë.

Kryetarit të ri dhe organeve të reja drejtuese ju uroj suksese në sfidat e radhës. Socialdemokracia për mua mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve shoqërore.

Etiketa: KosovaPSDShpend Ahmeti

Lajme të lidhura

BOTA

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025
BOTA

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025
SHOW BIZ

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025
RAJONI

Siria njeh Kosovën, Osmani: Një hap historik për sovranitetin e vendit

17:10 : 29/10/2025
Para

Amerika po humbet betejën kundër korrupsionit në Europën Lindore

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com