• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e Linditës nga Fushë-Mamurrasi/ Prej 18 ditësh në çadër e braktisur nga shteti (VIDEO)

12:20 : 15/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Lindita Basha, një banore e Fushë-Mamurrësit ka rrëfyer historinë e saj sesi prej 18 ditësh jeton në çadër dhe është braktisur nga qeveria duke mos marrë asnjë ndihmë. Banesën e saj e ka dëmtuar tërmeti i 26 nëntorit dhe ajo shprehet se ka frikë të hyrë brenda në ndërtesë pasi rrezikon t’i bjerë tavani në kokë.

Lindita shprehet se nuk ka ardh as komisioni për ta verifiku ndërtesën e saj, dhe se është braktisur nga shteti, pasi emri i familjes së saj nuk ekziston askund për ndihma. “Familjes ngjitur ja çuan ndërsa mua jo” – deklaron Lindita gjatë videos ku tregon se familja e saj është e përbërë nga katër anëtarë pa asnjë të ardhur.

“Jam vet ii katërti dhe s’kena të ardhme kërrkundi. S’kam marrë asnjë ndihmë. Ju thash a kam emër dhe më thanë se ke emrin. Për dritat vijnë të parët te unë, ndërsa për ndihma nuk duket askush. Edi Rama erdhi pa nja 5 shtëpi iu çoi ndihma dhe iku kurse te unë s’ka ardh kurrkush me thanë nëse je gjaë a je vdek’. Nuk ka ardh asnji as komisioni me e verifiku.

Brenda s’rrihet. Kam frikë minutë-minutës të bjerë tavani poshtë. Kam vënë një hekur me mbajt tavanin mos ju bjerë poshtë se kam frikën e fëmijëve, pa iku jeta jonë. Zonën e kanë pa me Mamurras, me Laç me krejt veç tek unë s’ka ardh asnji. Pres të më sjellë ndihma ndikush por s’ka, shtëpisë tjetër ja çojnë, shtëpisë sime jo.” – shprehet Lindita Basha.

Historinë e saj e ka publikuar kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një video në Facebook ku shkruan:

Lexo edhe:

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

“Familja e Lindita Bashës në Fushë Mamurras , si shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës, Laç, Lezhë, Manzë, Ishëm është braktisur nga qeveria.

Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës.

3 javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës.

Dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria, është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmeti.” – shkruan kreu i opozitës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

08:06 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025
HOROSKOPI

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025
RAJONI

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025
Para

Vrasja e Enver Boriçit, asnjë i shoqëruar nga policia / Pistat ku po hetohet

TË GJITHA

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

08:06 : 10/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com