• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E vrasin e plumb në kokë, pastaj e djegin me benzinë/ Detajet nga vrasja makabre

15:41 : 15/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Një sherr për një borxh, ka bërë që Shkodran Bytyçi, të vritej në mënyrë mizore nga shoku i tij Trimor Lalinovci. Ky i fundit dyshohet se i kishte pasur një borxh viktimës i cili e arrinte vlerën e 40 mijë eurove. Para këto për të cilat palët fillimisht ishin marrë vesh që të paguheshin me këste.

Por pikërisht këto para, dyshohet se ishin arsyeja kryesore që Trimori i mori jetën shokut të tij Shkodranit, duke ia djegur pastaj trupin me benzinë. I dyshuari e ka pranuar fajin para organeve të hetuesisë.

Të dielën e 8 dhjetorit të këtij viti, Shkodran Bytyçi, doli nga shtëpia e tij në Ferizaj për ta kryer një punë. Ai do të takohej me Trimi Lalinovci me të cilin kishte marrëdhënie shoqërore.

Timorit, tashmë i ndjeri, Shkodrani, ia kishte shitur një pronë, vlera e së cilës kishte qenë rreth 40 mijë euro. Ndërkohë, viktima e i dyshuari, ishin marrë vesh që ta paguanin me këste për çdo muaj nga një shumë të caktuar parash.

Por, pikërisht këto para, kishin qenë arsyeja që të nisë një konflikt, nga i cili një i ri, Shkodran Bytyçi, do të vritej. I dyshuari për këtë rast sipas organeve të hetuesisë kosovare është Trimor Lalinovci.

Lexo edhe:

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Vrasja sipas hetimeve të para të Policisë së Kosovës dyshohet se kishte ndodhur në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt në afërsi të një shkolle.

Aty, viktima, Shkodrani dhe i dyshuari Trimori, kishin filluar një grindje pas së cilës Trimori e qëllon me armë pas koke duke e lënë në vendin e ngjarjes. Më pas e thërret vëllanë e tij, dhe në bashkëpunim e dërgojnë trupin e viktimës në fshatin Kishnapolë të Gadimës së Lipjanit ku e hedhin në përroskë, ia spërkasin trupin me benzinë dhe pastaj i vejnë flakën.

Por për gjithë këtë krim të bërë, ka folur para organeve të hetuesisë vet i dyshuari Trimori. Ai e ka pranuar fajin duke thënë se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur viktimën.

“E ka pranuar fajin. Ka treguar për ngjarjen dhe ka thënë se e ka vrarë tashmë të ndjerin”, kanë deklaruar për Express burime brenda hetuesisë kosovare.

E ndërkohë, me propozimin e prokurorisë Themelore të Ferizajt, gjykata, tashmë u ka shqiptuar një muaj paraburgim vëllëzërve Lalinovci.

Prokurori i rastit, Burim Çerkini, të dielën, ka deklaruar se prokuroria ditët në vijim do të marrë edhe hapa të tjerë të cilët do ta zbardhin të gjithë rastin.

“Jemi duke i vazhduare hetimet. Ne kemi kërkuar një muaj paraburgim. Kërkesa është aprovuar. Ditëve në vijim do të marrin edhe hapa të tjerë karshi këtij rasti”, ka deklaruar Çerkini.

Megjithatë, sipas Gjykatës Themelore të Ferizajt, “I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Më tej, Gjykata ka njoftuar se Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Ndërkohë, Bytyçi ishte raportuar si i zhdukur, gjatë javës së kaluar. Rastin në Polici e kishte paraqitur babai i tij, i cili kishte thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar”, thuhej në njoftimin e Policisë. /GazetaExpress/

Etiketa: djegieplumb ne kokevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
Para

Histori që na preku të gjithëve! Boksieri përjeton emocione të forta...

TË GJITHA

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com