Nëse e keni pasur edhe ju atë ndjesinë të premten, ku jeni të shqetësuar sesi do ta kaloni fundjavën, ta dini që nuk jeni vetëm. Në të vërtetë ka shumë njerëz që kanë frikë se mos nuk e kalojnë në mënyrën e duhur fundjavën dhe për këtë ekziston termi: Sindroma e Ankthit të Fundjavës. Mosbërja e gjërave të lezetshme që po bëjnë njerëzit e tjerë dhe postimi i atyre në mediet sociale mund t’ju bëjë të ndiheni sikur fundjavat tuaja nuk janë aq të mira.
Sindroma e Ankthit i Fundjavës (WAS) nuk është një term zyrtar mjekësor, por shumë njerëz preken nga ajo. Pas një jave pune të lodhshme, më në fund keni 2 ditë për të bërë atë që dëshironi. Bëjmë aq shumë plane sa kemi frikë mos na dështojnë dhe përjetojmë ankth.
Edhe nëse rrini në shtëpi të shtunën dhe të dielën, shtrirë, duke lexuar librin tuaj të preferuar, apo duke parë shfaqjen që nuk e patë gjatë javës, përsëri do të ndjeni ankth. Rreth vetes keni njerëz që nuk rrinë në shtëpi, dalin me shoqërinë, largohen nga qyteti, bëjnë diçka, dhe ju do të ndiheni se nuk po bëni asgjë për t’u argëtuar.
Dhe më e keqja është kur ata postojnë foto në Instagram dhe Facebook, duke treguar gjërat e bukura që po bëjnë. Kaq na u desh edhe neve, për t’u trishtuar se na iku fundjava kot.
Por mbase mirë do të ishte që fundjavën tjetër, ose sot, të shkoni në një party, ta hiqni mendjen nga gjërat që ju stresojnë.
Ankthi i fundjavës mund të jetë i vështirë për ata që janë të fiksuar pas punës. Nëse ju jeni njëri prej tyre, jeni mësuar të keni një rutinë që funksionon mirë nga e hëna në të premte, ju e dini se çfarë të prisni, dhe mund të jetë më e lehtë të kontrolloni ankthin tuaj kur dita-ditës bëni të njëjtat gjëra sepse në të vërtetë keni gjëra për të bërë. Megjithatë, kur të vijë fundjava, nuk ka rutinë, nuk ka më punë për të bërë, dhe e gjithë koha e lirë që mund të keni mund të jetë jashtëzakonisht e madhe.
Sidomos kur një shok ju dërgon një mesash dhe ju fton të shkoni diku. Është pikërisht ky spontaniteti që rrit ankthin, duke mos ditur se çfarë të bësh dhe mos kesh një plan të paracaktuar.
Është mirë për ju që t’i njihni simptomat e kësaj sindrome.
Nervozizëm, dhimbje koke të shpeshta, ndjenja e panikut, shqetësoheni shumë, ndiheni çuditshëm, stomak në siklet, pamundësia për t’u çlodhur rreth shtëpisë, janë simptomat e akthit të fundjavës.
Por si mund ta mbani nën kontroll ankthin e fundjavës?
Ju keni një rutinë nga e hëna në të premte, por për fundjavën s’keni, kjo ju shqetëson. Prandaj mendoni për gjëra të bukura, relaksuese. Mund të bëni plane të takoheni me miqtë, shkoni për vrap në park, mund të rrini një pjesë të ditës në shtëpi duke parë televizor. Meditoni, bëni joga, kalojeni kohën në natyrë, këto do t’ju bëjnë të ndiheni mirë gjatë fundjavës.