“Njeriu i memeve”: Britanikët gjykuan se një gënjeshtar është më i besueshëm se një komunist

Njihet për memet e tij pikante për rilindasit e Ramës dhe vetë kreun e qeverisë shqiptare dhe shpesh e etiketojnë me emrin “njeriu i memeve”. Bëhet fjalë për Genc Sejkon, shqiptar që jeton prej vitesh në Lonndër dhe nuk mund të mungonte një koment i tij lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në Britani.

Në një postim në Facebook, Sejko shkruan se britanikët gjykuan se një gënjeshtar është më i besueshëm se një komunist.

LEXO EDHE  "Rama përdori takimin me Merkel"/ Lubonja: Pse jam kundër deklaratës së kancelares për reformën në drejtësi

“Zgjedhja në Britani ishte midis një marksisti dhe një gënjeshtari. Britanikët gjykuan se një gënjeshtar është më i besueshëm se një komunist”– shkruan Sejko në profilin e tij.

Kujtojmë se Boris Johnson nga radhët e Konservatorëve, arriti të fitonte me një rezultat të thellë përballë Jeremy Corbyn të Laburistëve i cili dha dorëheqjen pas humbjes drastike.