Aktivistët e ‘Organizatës Politike’ në shenjë proteste kanë vendosur banderola të mëdha në autostradën Tiranë-Durrës, ku ju bëjnë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë të gjitha qendrat tregtare të oligarkut Samir Mane.
Sipas aktivistëve ky oligark duhet bojkotuar në masë, pasi ndërsa ai majmet dhe pasurohet, punonjësit po vdesin në heshtje.
Aktivistët theksojnë se Mane po pasurohet mbi gjakun e minatorëve të kromit në Bulqizë, të cilët nuk paguhen dhe keqtrajtohen.
Ja postimi i ‘Organizatës politike’:
SAMIRI PASUROHET ME BUJË, PUNËTORËT VDESIN NË HESHTJE!
Rrugës për në QTU, aty ku do të blini dhuratat e fundvitit për të dashurit tuaj, kujtoni se minatorët e Bulqizës vazhdojnë të varrosen për së gjalli nëpër galeritë e vdekjes.
Paratë që do të shpenzoni për dhurata, do të majmin edhe ca pasanikun më të madh që ka vendi, oligarkun e kromit, qendrave tregtare, vilave luksoze e supermaketeve madhështore: Samir Manen.
Kur minatorët organizohen për të kërkuar të drejta, Samiri nxjerr dhëmbët!
Ky “qen i pamshirshëm, me bark shekulluer, gjithmon’ i pangishëm.” – thotë Migjeni për Samirin.
“Mali hesht dhe në heshtje qesh, e unë vuej, e në vuejtje vdes.” – vazhdon Migjeni me zërin e minatorit.
Po ju, o qytetarë të begatë të këtij vendi, me zërin e kujt do të flisni? Me sytë e kujt do të vështroni? Me vullnetin e kujt do të veproni?
Bojkoti i oligarkut është shpresë për minatorët!
#BojkotoSamirManen