Gjatë një takimi me ish-deputetët e partisë demokratike, Basha është shprehur se pas tërmetit, ka ndodhur një tërmet, tërmeti i paaftësisë, i babëzisë, i hajdutërisë dhe dështimeve të njëpasnjëshme.
Për kreun e PD-së Lulzim Basha, keqmenaxhimi i situatës pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, është një nga dështimet më të mëdha të kryeministrit Edi Rama në 6 vite.
Fjala e plotë e Bashës
Ndonëse tërmeti që mori 51 jetë dhe solli kaq shumë vuajtje dhe shkatërrim ishtë një tragjedi jashtë kontrollit njerëzor, shteti nuk duhet të ishte kapur në këtë gjendje kaq të papërgatitur.
Megjithëse dihet që Shqipëria është në një zonë sizmike aktive, qeveria neglizhoi përgatitjet për një ngjarje të tillë dhe nuk investoi në infrastrukturën e nevojshme për të përballuar një katastrofë të tillë.
Kohët e fundit ka patur shumë paralajmërime, të cilat ose u injoruan ose u përqeshën nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Kjo që do të them mund tju duket e rëndë por nga faktet nuk mund të ikim dot: Ky është ndër dështimet më të mëdha të Edi Ramës deri më sot.
Të rrish në ekran nga mëngjesi në darkë e të kthesh fatkeqësinë në shfaqje, kjo nuk është strategji. Ky është dështim, kjo është neglizhencë, dhe neglizhenca kushton jetë.
Është detyra e qeverisë të përgatitet për cdo eventualitet.
Keq menaxhimi i situatës pas tërmetit, në mos më i madhi, është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës në këto 6 vjet.
Nuk i referohem tërmetit, se tërmetit nuk ke çfarë i bën, por gjithçka që ka ndodhur më pas ka zbuluar se një tjetër tërmet, tërmeti i paaftësisë, i babëzisë, i hajdutërisë dhe dështimeve të njëpasnjëshme rrëzoi shtetin prej kartoni dhe e nxorri jashtë loje atëherë kur njerëzit kishin më shumë nevojë se kurrë për ndihmë.
Që nga situata në të cilën gjenden emergjencat civile që është si të ishte dita e parë e shtetit shqiptar. Pavarësisht nga përkushtimi mbinjerëzor i njerëzve dhe efektivave, i kemi parë të gjithë me sytë tanë, sesi gërmonin me duar. Pa asnjë paisje elementare, as dorashka, pa asnjë pajisje.
Menaxhimi i emergjencës vazhdon të jetë deshtim. Pa koordinim, pa impakt, vetem shfaqje te shëmtuara, dhe tani raporte te panumërta për diskriminim mes njerzve qe termeti nuk i ndau kur i goditi.
Në lidhje me detyrat që kemi kundrejt njerëzve, kjo na fut ne në një dinamikë të detyruar. Çfarë kam parasysh me këtë? Ka më shumë se 10 ditë që ky po bën vetëm politikë dhe po e bën në mënyrën më të papranueshme, cnjerezore kundrejt njerëzve dhe viktimave.
Ju kam kërkuar ditën e parë që të organizoheni, të jeni në terren, të jeni pranë njerëzve, të ndihmoni me të gjitha mundësitë dhe ti qëndroni larg retorikës politike, në shpirtin dhe frymën e solidaritetit kombëtar.
Tani kemi hyrë në javën e tretë. Në vend qe te shkojne me mire, gjerat po shkojne keq e me keq me njerezit dhe familjet e goditura.
Tani eshte detyra jone qe bashke me solidaritetin me njerezit ne nevoje dhe ndihmes aty ku mundemi me gjithcka qe mundemi, te denoncojme dhe ngreme zerin kunder padrejtesive, deshtimit, paaftesise, arrogancës, përçmimit, përqeshjes dhe abuzimin, me korrupsionin në kurriz të dhimbjes së familjeve dhe fëmijëve shqiptarë.
Sigurisht është situatë emergjence akoma dhe mund të ketë njerëz që ta shohin këtë si keqpërdorim politik të situatës. Ka një mënyrë për ta shmangur këtë – duke bazuar çdo denoncim dhe çdo qendrim tonin tek faktet.
Kjo do të thotë që prania jonë në terren duhet shumëfishuar.
Strategjia e tij është e qartë – ky e konsideron tërmetin një bekim për të dhe do ta përdorë që të harrohet gjithçka. Në rradhë të pare, të harrohen përgjegjesite per tragjedine e paralajmeruar te 26 menetorit ne thuman sinpasoje e mosveprimeve te weberise pas 21 Shtatorit 2019 dhe Korrikut 2018 në Thumanë.
Janë viktima të cilat nuk duhet të ishin, nëse pushteti do të kishte ushtruar minimumin e përgjegjësisë. Ne u njohëm që në fillim me këtë fakt, por vendosëm moratorium derisa të përcillet edhe viktima e fundit.
Edhe më pas, vlerësuam se vazhdon një gjendje emergjence e rëndë përtej të vdekurve dhe i dhamë edhe një javë tjetër, deri në momentin që çuam kërkesën, për të cilën akoma nuk ka një përgjigje.
Kjo është përgjegjësi shtetërore.
Ata nuk duhet të ishin futur në ato banesa, sepse ishin certifikuar dhe kontrolluar nga të dhënat zyrtare si të pasigurta.
Ndoshta edhe 10 apo 15 të tjerë nuk do të kishin vdekur në banesat e tyre edhe aty ka përgjegjësi shteti, se duhet t’i kontrollojë, por në Thumanë i kontrolloi dhe i dolën që ishin pasigurta. Megjithatë lejoi të futen njerëzit brenda në pallatet që u shembën.
Është shumë e rëndësishme të jemi prane njerezve. Prania jonë është shumë e rëndësishme, vlerësohet shumë nga qytetarët. Duhet të jemi prane ryre edhe sepse gjendja do të vijë duke u përkeqësuar. Por ne duhet të ndihmojmë njerëzit me gjithcka që kemi mundësi.