• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ishte besimtar, shkonte në xhami/ Flasin të afërmit e 29-vjeçarit që u vra dje në Kavajë

12:04 : 10/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 29-vjeçar u qëllua për vdekje me armë gjahu nga pronari i lokalit ku kishte pirë alkool për disa orë, në lagjen nr. 2 të Kavajës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:20, në ambientet e një lokali, që ndodhet në katin e parë të një pallati 7-katësh, aty ndodhi një tjetër vrasje dy muaj më parë, në shtëpinë e Marsida Qatjas. Burime nga Policia e Tiranës thanë se viktima është Marjus Ismaili, 29 vjeç, proceduar më parë për tentativë vrasje, ndërsa autori i dyshuar i krimit është 60-vjeçari Xhevdet Leçini.

Mësohet se viktima dhe autori kanë debatuar me njëri-tjetrin pak momente para se të ndodhte ngjarja, pasi dyshohet të kenë qenë në gjendje të dehur. Por në një moment, situata është acaruar dhe Leçini ka marrë në shtëpi armën e gjahut, të cilën e kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit Ismaili. I riu ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa autori i dyshuar ka pritur në vendngjarje derisa ka mbërritur Policia.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Kavajës, ku është marrë në pyetje në lidhje me krimin. Ndërsa Policia tha se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën i dyshuari e mbante me leje.

Burimet thanë se Xhevdet Leçini banonte në katin e tretë të pallatit ku ka edhe lokalin, në ambientet e të cilit ndodhi ngjarja. Armën e gjahut, ai rezulton ta ketë marrë në shtëpi pas debatit me tone të ashpra që ka pasur me të riun, i cili prej 7 orësh po pinte në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Lexo edhe:

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

Kulla që mbulon Zotin me beton

VIKTIMA

Marjus Ismaili është 29- vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Kavajë, pas një konflikti banal, nën efektet e alkoolit. I riu rezulton emër i njohur për Policinë, pasi ka qenë i arrestuar për “Vrasje të mbetur në tentativë” 7 vite më parë. Ismaili ishte arrestuar atëherë së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 29 korrik të vitit 2012, ku Ismaili bashkë me shokun e tij kishin plagosur rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive.

Nga ana tjetër, edhe autori i dyshuar për vrasjen e tij, 60-vjeçari Xhevdet Leçini, ka qenë i arrestuar para viteve ’90, për një plagosje që ai në atë kohë kishte pretenduar se e kishte kryer për vetëmbrojtje.

Ndërsa në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit Ismaili, i dyshuari ka pohuar në Polici se kanë qenë të dehur të dy dhe nuk e mban mend se si ka ndodhur vrasja. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe familjarë të viktimës e të autorit.

Të afërmit e 29-vjeçarit duket se kanë hedhur poshtë pretendimet e pronarit të lokalit, duke deklaruar se Marjus Ismaili është besimtar mysliman, që frekuenton vazhdimisht xhaminë dhe nuk konsumonte pije alkoolike.

Megjithatë, Policia tha dje zyrtarisht se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. /Panorama.al/

Etiketa: 29 vjecaribesimtarXhami

Lajme të lidhura

BOTA

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kriset xhami, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Split

17:41 : 22/05/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Gjordeni vesh hixhab dhe martohet në xhami në muajin e Ramazanit me Bardhin

22:18 : 28/03/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një xhami në Bulqizë, vetëm 10 minuta pas largimit të hoxhës

08:06 : 21/03/2025
BOTA

Sulm izraelit në një xhami në Gaza, vriten 21 persona

09:05 : 06/10/2024
Para

"Jeta e Agron Tufës rrezikohet edhe në azil", Antikomunistët letër drejtuar trupit diplomatik

TË GJITHA

Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkoi për gruan, arreston burrin

14:32 : 21/07/2025

Vijon gjyqi për vrasjen e Ardian Nikulajt, dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë

14:30 : 21/07/2025

Vijon zjarri në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale

14:19 : 21/07/2025

U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit, Vokshi: Beteja vazhdon

14:17 : 21/07/2025

Albana Vokshi shpallet e pafajshme, GJKKO rrëzon padinë për shpifje nga Vilma Nushi

14:11 : 21/07/2025

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025

Kontrollet për inceneratorin e Elbasanit, arrestohet vëllai i deputetit të PS

13:52 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com