Gara për kreun e SPAK/ Kush është kandidati i dytë që synon drejtimin

Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të paraqesin kërkesën për interes.

Sipas KLP-së kandidatura e dytë në garën për drejtues të SPAK është Edvin Kondili, i cili ka aplikuar pak minuta më parë. Më herët ishte Arben Kraja i cili hodhi kandidaturën e tij për kreun e këtij instiucioni.

Pas përfundimit të afatit lidhur me paraqitjen e kandidaturave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

LEXO EDHE  135 raste në 24 orët e fundit, 1 person humb jetën/ Ja si shpërndahen

Kreu i SPAK-ut do të zgjedhë drejtuesin e Byrosë Kombëtarë të Hetimit, strukturë kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.