• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti në Thumanë i “mori” familjen/ Dorjan Gregu: “Nuk arrita ti shikoja… nuk më lanë”

15:42 : 08/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Dorjan Greku ndodhej në Francë kur mori vesh se familja e tij kishte mbetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Tragjedia për të është e trefishtë, sepse si pasojë e tërmetit të fuqishëm ai humbi babain Pëllumb Greku, nënën Çelike Greku dhe vëllain 31-vjeçar Sajmir Greku.

I ftuar në programin “Historia ime”, ai ka treguar mes lotëve dhe me dhimbje të madhe tronditjen e përjetuar që nga momenti që mori vesh lajmin. Në telefonatën e fundit me ta para tragjedisë, ai kujton se ata i dhuronin njëri-tjetrit puthje përmes telefonit.

“Kam folur me babin, mamin dhe me vëllain, po atë natë, diku nga ora 6 e 30- 7. Folëm dhe mbaj mend që kanë qenë të puthurat e pafund…(qan) Vetëm putheshim në telefon…“ Pavarësisht këmbënguljes së tij nuk ka arritur t’i shikojë prindërit, por vetëm vëllain e tij Sajmirin, pak minuta para se ta çonin në banesën e fundit.

“Kam shkuar tek morgu për t’i parë, por nuk më lejonin, më thonin nuk ke çfarë shikon, është diçka që nuk shihet. Iu thashë dua t’i shoh patjetër sido që të jenë. Pastaj m’u afruan të afërmit e mi dhe nuk më lanë, më dhanë kurajo. Vëllain e kam parë në momentin e fundit, kur ishte momenti për t’i çuar në banesën e fundit, vetëm vëllain”.

Lexo edhe:

Tërmeti në Mianmar, viktimat mund të shkojnë në 10 mijë

Maqedonia e Veriut, qytetarët homazhe për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan

Momentet janë tepër të dhimbshme për të dhe shtohen edhe më tepër sepse vajza e Sajmirit gjithë ditën thërret emrin e tij dhe e kërkon atë. “Janë momentet më të vështira, ditët më të vështira që kam përjetuar në jetën time. Vetëm me fëmijët duke i mbajtur afër. Kam një gocë 5 vjeç e gjysmë dhe më kërkon gjyshin, nënën, xhaxhain, t’i puth, t’i përqafoj si përherë, pse nuk janë këtu? Unë përpiqem t’i shmangem dhe i them janë në qiell, se s’kam çfarë t’i them tjetër, se ajo m’i kërkon vazhdimisht. Se ne jemi rritur atje, të gjithë së bashku. Edhe vajza e Sajmirit e kërkon thotë: Baba, baba gjithë ditën…”

Ai ka qenë shumë i afërt me vëllain dhe kujton se një natë para tragjedisë, Sajmiri i ka kërkuar të kthehet në Shqipëri. “Marrëdhënia ime me vëllain ka qenë në një raport… fjala vëlla është e madhe, por unë se kam pasur vetëm vëlla, por edhe shok. Kaloja çdo gjë me atë, pa kontakt me atë nuk bënim asnjë gjë pa njëri-tjetrin.

Herën e fundit kur isha në Francë më ka thënë: Shiko o vëlla mos u troturo në Francë, se do bëjmë diçka këtu dhe do jemi të gjithë bashkë me njëri-tjetrin, sepse e dinte si ishte situata atje ku isha unë. Më thoshte merr rrobat dhe hajde këtej se s’do vdesim për bukë. Edhe atë natë më tha hajde merr rrobat nesër dhe nisu për në Shqipëri, se do ta hamë një copë bukë si përherë, mos u torturo, mos i torturo fëmijët”.

Dorjani mes lotëve tregon se do donte t’i kishte afër, t’i shikonte dhe pengu i tij është që prindërit nuk arritën ta shikonin ata mirë, ashtu si ata donin.

“Peng? S’kam peng ndonjë gjë… për momentin s’e di çfarë të them, por nuk arrita t’i shikoja… Nuk arrita t’i shikoja unë me syrin që donin të na shikonin ata, që ne të ishim sa më mirë. Ata për ne mundoheshin me sa mundësi kishin. Do t’ju thoja që sikur t’ju kisha dhe njëherë do ju mbaja gjithmonë me vete. Do doja t’i kisha kudo me vete, do doja t’i kisha afër, t’i shikoja me sy”.

/Klan TV

Etiketa: te prekurit nga termetiviktimat

Lajme të lidhura

BOTA

Tërmeti në Mianmar, viktimat mund të shkojnë në 10 mijë

13:07 : 30/03/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut, qytetarët homazhe për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan

22:38 : 16/03/2025
AKTUALITET

Plumba kundër lirisë/ Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit

10:41 : 07/02/2025
BOTA

Zjarret në Los Angeles, rritet numri i viktimave

08:30 : 13/01/2025
BOTA

Ankth për familjet e viktimave në Rusi, vetëm 29 nga të vdekurit janë identifikuar

21:25 : 23/03/2024
BOTA

Të paktën 30 të vrarë nga një seri sulmesh në Nigeri

20:27 : 25/01/2024
Para

Bonus qiraje/ Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton listën me 600 familje

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com