Qeveria e re në Kosovë/ Ja ministria ku do të jetë në krye Vjosa Osmani (FOTO)

Bisedimet mes LDK-së dhe LVV-së për të arritur një marrëveshje për koalicion qeveritar.

Ende nuk dihet asgjë se si do të ndahen ministritë dhe cilat postet i ka marrë LDK e cilat Vetëvendosje.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook në një mënyrë ka paralajmëruar se Vjosa Osmani do të jetë Ministre e Brendshme në Qeverinë Kurti.

LEXO EDHE  Katër persona të tjerë të dyshuar me COVID-19 në Korçë

Ai ka postuar një fotografi ku shihet një veturë me targat: “MB VJOSA”.

“Në mungesë të tenderimit të targave, në Has kishin dalë targa të reja të makinave🤔”, ka shkruar ai në postimin e tij.