• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Mua më do Tërmet Peçi”/ Rrëfehet Elton Ilirjani: Në Tepelenë njoh gay të tjerë (INTERVISTA)

08:47 : 08/12/2019
në SHOW BIZ

Elton Ilirjani, i riu homoseksual nga Tepelena që trazoi opinionin publik gjatë verës me deklaratat e tij në media, batutat dhe shpesh etiketimet për personazhet e politikës, vjen sot në një rrëfim ndryshe për Argjirolajm.net

Ne kemi biseduar me të vetëm për Tepelenën, qytetin e tij të lindjes.

Intervista

Ju keni dhënë shumë intervista gjatë gjithë këtyre kohëve në mediat shqiptare, lidhur me biznesin që keni, si dhe keni folur për orientimin tuaj seksual. Kësaj radhe ne duam prej jush një rrëfim vetëm për Tepelenën, qytetin prej nga ju vini. Çfarë do të thotë të jesh nje mashkull gay nga Tepelena dhe ta tregosh këtë publikisht?

Lexo edhe:

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, PD kallëzon në SPAK Tërmet Peçin

Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

Tepelena, është një qytet dhe krahinë mbreslënëse. Për mua është qyteti më i bukur në botë. Të jesh gay në Tepelenë është sa e vështirë edhe e thjeshtë. E vështirë nëse ti zgjedh të jesh bezdisës për të tjerët. E lehte nëse je i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë.

Si ka qenë fëmijëria juaj në Tepelenë?

Fëmijëria ime ka qenë magjike. Kam kujtime të paharrueshme dhe që më kanë formuar mua në personin që jam sot. Në atë qytet aq të bukur kur në vitet 80 binte dhe dëborë e bukur, me ato sobat me dru, etj. Ishte magjik në dimër dhe në verë, qytet me 3 lumenj të bukur, ku lumi Bënçë ishte dhe i pijshëm dhe i lundrueshëm.

I mban mend shokët e tu të fëmijërisë në Tepelenë, mund të përmendësh disa prej tyre?

Po, patjetër. Unë shoqërohesha më shumë me femra. Lindita Bodeci, Klodiana Mihaj, Valbona Fejzo, Rediana Curraj, etj. Kisha edhe shokë: Elton Qeli, Altin Bilaj, etj. Keta më kujtohen tani për tani…

Po tani sa shpesh shkon në Tepelenë? Kur ka qenë hera e fundit që shkove dhe si të pritën ata njerëz të cilët takove apo u përshëndete?

Unë shkoj shpesh në Tepelenë. Kam ende shtëpine time të fëmijërisë në një pallat 3 katësh prej guri mbi shkollën 9 vjeçare në lagjen “Mustafa Matohiti”. Unë kam qenë para 40 ditësh në Tepelenë pak para se të kthehesha në New York. Më përshëndesin dhe më duan të gjithë pa përjashtim. Që nga Termet Peçi e deri tek njerëzit në rrugë. Madje edhe të rinjtë në gjimnaz më shkruajnë dhe më përgëzojnë dhe më admirojnë.

Po njerëz që nuk janë dakord me ty dhe të akuzojnë se gjoja e ‘turpërove’ Tepelenën a të ka rastisur të takosh?

Nuk më ka rastisur asnjëherë. Kam lexuar ndonjë koment tek-tuk në internet me profile fallco. Por vetëm kaq. Më duan tepelenasit të gjithë.

Mund të ndash me ne një kujtim, ngjarje apo episod nga fëmijëria në Tepelenë që të ka lënë mbresa apo e ke ende në memorie?

Patjetër. Momenti më i bukur ka qenë në 24 Nëntor 1991, ditën kur vdiq edhe Fredie Mercury (artisti im më i preferuar i të gjitha kohëve). Në atë ditë unë i tregova babait tim për orientimin tim seksual dhe ai e pranoi pa asnjë problem dhe më ka përkrahur gjithë jetën. Nëse nuk do kisha pasur përkrahjen e tij kush e di se si do kisha përfunduar, ndoshta prostitutë si Zogu i Tiranës?

Mendoni se ka njerëz të tjerë në Tepelenë me orientim të ndryshëm seksual, por që kanë frikë të shfaqen hapur për shkak të stigmatizimit? Ju njihni të tillë?  

Patjeter që ka. Unë njoh disa që janë dhe personazhe të njohur jo vetëm për qytetin. Ata janë në punë të mira, madje disa prej tyre janë të martuar dhe kanë edhe fëmijë.

Pra, po thoni që në Tepelenë jetojnë homoseksualë të tjerë, por që kanë frikë të shfaqen. Bëjnë jetë të dyfishtë? A keni ju një mesazh për ta?

Po, ka disa të tillë që jetojnë në Tepelenë dhe disa që janë zhvendosur në Tiranë apo jashtë Shqipërisë. Mesazhi që kam unë për personat që bëjnë jetë të dyfishtë? Kam keqardhje për ta, më vjen shumë keq për ata, sepse një jetë që kanë e jetojnë keq me frikën e mentalitetit. Tmerr!!!! Është e tmerrshme të jetosh i fshehur…

Thatë se shkoni në Tepelenë sepse keni njerëz aty dhe plot kujtime nga fëmijëria. Si e shihni sot Tepelenën? Çfarë i mungon këtij qyteti sipas jush? 

Unë kam shtëpinë time në Tepelenë dhe nuk e shes kurrë! Nuk kam njeri në shtepi, por është e banueshme dhe unë kaloj ndonjë fundjavë. Tepelena është më mirë se më parë nga ana e investimeve, por nuk kanë mbetur më njerëz nga e kaluara ime. Ka shumë të ardhur nga fshati dhe unë nuk i njoh. Ka pak më shumë injorancë dhe vulgaritet, por si gjithë Shqipëria. Tepelenës i mungon jeta artistike dhe ideali. Shoqëria tepelenase nuk ka më ideale si kishim ne në vitet ‘90 që si të rinj që ishim merrnim pjesë në aktivitete artistike, letrare, një herë mbaj mend organizuam edhe Miss Dea (Miss Jugu) me Enila Hasanin, organizatore të paparë. Vlej të theksoj që personazh që na bën të ndihemi krenarë ne si tepelenas është edhe avokatja Enila Hasani.

Po qe se të propozojnë një ditë të kandidosh për kryetar bashkie në Tepelenë, do ta pranoje? Dhe nëse fitoje, çfarë do të bëje për qytetin?

Unë Kryetar Bashkie? Asnjëherë! Politika shqiptare është e tmerrshme dhe unë nuk dëshiroj të përzihem. Për kë të aderoj? Per Ilir Metën? Lulzim Bashën? Edi Ramën? Për kë? Never!!!! Unë mendoj që të jesh President dhe Kryeminister në Shqipëri është turp! Një që ka mendje kuptohet. Unë do kisha turp të isha Kryeministër i Shqipërisë me Metën President apo Saliuën në opozitë.

Cila është forma që do doje të zgjidhje për të dhënë kontribut për qytetin tënd?

Të investoj në një qendër ku të lexohet më shumë. Ndoshta një bibliotekë serioze? Ka investime shumë, por jo për zhvillimin kulturor të njerëzve. Të kemi më shumë të rinj dhe te reja me mendje te hapur si në Europë.

/argjirolajm.net

Etiketa: Elton Ilirjanitermet peci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, PD kallëzon në SPAK Tërmet Peçin

13:40 : 30/04/2025
AKTUALITET

Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

23:02 : 23/04/2025
AKTUALITET

Nga Et’hem Ruka te Tërmet Peçi, ironia e gazetarit: Progresi është i ‘pashpirt’

22:14 : 26/03/2025
AKTUALITET

Lista e PS/ Nga Kumbaro tek Tërmet Peci, ja cilët janë kandidatët socialist në Gjirokastër

20:15 : 12/03/2025
AKTUALITET

Emërohet kryetarja e re e bashkisë Tepelenë, ja kush do ta zëvendësojë Tërmet Peçin

12:52 : 12/03/2025
AKTUALITET

Pas kryebashkiakut të Matit, dorëhiqet dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peci

15:27 : 11/03/2025
Para

Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim/ Mesazhi i fortë i Metës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com