• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

11:10 : 08/12/2019
në BOLD BLOG, POLITIKE

Lexo edhe:

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

Nga Artur Zheji

I di të gjitha, Ay! Kur dhe ku ndërtohet në mënyrë pastërmetore. Ti të puthë e të ndukë faqet e popullit, të përlotet, të flasë e përsëri të flasë… Të konsumojë egzistencën e tij të përditëshme, në sy të popullit dhe për popullin. Ay, di të ndërtojë dhe të shkatrrojë me dinamit, di të drejtojë qeverrinë, partinë, por edhe inxhinierët, edhe sismologët edhe muratorët, edhe çdo frymor, pavarsisht ustallëkut që njeh!
Sepse Ay, kryeministri i përjetshëm e mjekërrkaçurel dhe poturegjerë (plaçkë e pagjetëshme në çdo treg kjo gjëja e gjerë lart dhe e tubuar poshtë…), është ay që është…
(Sepse, poturet alla ushtarake si të Luftës së Parë Botërore, ose përndryshe qillotat dhe kapellua alla Lenin e së gruas, e rilindur edhe ayo, janë mëvetësira të çmuara e të pagjetshme për “the people” apo ndryshe “Pabuksat” e shumtë adhurues…)
Ay pra, Gjithollogu i gjithëpërgatitur, tashmë edhe Tërmetolog e Posttërmetolog me nam, (Ej!…Çfarë fati i madh e zuri Arnautllëkun, po Arnautllëku ende nuk e di!), ka lëçitur, ka kënduar e ka përvetësuar në ndërkohë, papiruset dhe librat më të thellë e më pus-ologjike (pus të thella me demek, jo gjë tjetër, mos u ngatërroni me anglishten…), e shumë vëllimëshe, të Gjithollogjisë Shqiptare sidhe asaj të Gjithollogjisë mbarë Botërore.
Libra të trashë e fijetrashë apo fijehollë, të zvjerdhur apo të ndryshkur, që nga koha e Nastradinit, Nostradamusit, Haxhiqamilit, Esat Pashë Toptanit, Zogollit, EnverHoxhës…
Por, Ay, sëfundmi shfleton edhe kryeveprën e vetshkruar dhe të vetkënduar e të vetrecituar Gjithologjike, “Shqipëria e Rilindjes postTërmet26Nëntuer2019…”, volume këto, që do ta fusin në Historinë e Shqipërisë, si kryeGjithologu i të gjithë kohërave që ishin dhe i gjithë kohrave (me vranësira ose pa vranësira) që priten të vijnë…
“Një mësues vizatimi me 8 klasë fillore” e mbiquan dikush (apo “Avokati” si e mbiquan shumica këtë burrë, dikur Mentori i tij flokëbardhë!…)
Por gabim të madh bën, kush e thotë dhe kush e besoi këtë paradigëm denigruese.
Sepse Gjithollogu, gabimisht edhe Kryeministër i fshatit të shqiptarëve Jugorë, thirrur ndryshe edhe Arnautllëk apo Shqipëri, ka shpikur “kamerat pas- menderjesore” (për të mos thënë kamerat pas bythore), që bëjnë realitete të reja, e përmbysin të vjetrat.
Që e ndjekin, kamerat pasbythore pra, gjithkund ku ai lëviz menderjen, në “zgjidhje” të halleve të mëdha pasTërmetore e mbarë Arbërore.
Sepse pavarsisht që gaboi pakëz njëherë, dhe nuk ja fërshëlleu tërmetit të 21 Shtatorit, sepse ishte shumë i zënë me hartimin shterues dhe ujëtëzinxjerrës të Platformës AntiKëçëkëiste, e kapi 26 Nëntori, të dehur nga AsgjëBërja e tij e përditshme.
Porse kamerat “pasby” (shkurtim i “kamerave pasbythëse”), na rrëfejnë fuqinë magjike të kokëkrruajtjeve të tija!
Kokëkrruajtje këto, të vazhdueshme dhe të herëpashershme (gjithmonë me dorën e majtë), porse thelbësore për zgjidhjen dhe në zgjidhjen e habitëshme që ato krruarje bëjnë dhe madje që edhe një krruarje e vetme në gjithë Planetin mund të bëjë, për të zgjidhur të pazgjithshmet halle!
Kamerat moderne të tipit “PasBy”, e dëshmojnë bujarisht këtë ves mrekullibërës, që e ndih, Gjithollogun e Parë, të zgjidhë çdo ekuacion e pandehmë mbi Dhe, mjafton të krruajë me thonj, anën e majtë të Çafkës (lexo Kafkës) së tij thinjoshe…
E kam thënë shpesh, e përsëri do ta përsëris po shpesh, në emër të së Vërtetës: në vetëvete dhe sidomos për Vete, Gjithollogu, rastësisht edhe kryeministër, është rob interesant, si aktor, si piktor dhe si “parlator” (lexo “fjalëthënës”), kush thotë ndryshe: “Mos u gdhiftë!”.
Por nuk mjafton kjo, pavarsisht çfarë na rrëfejnë kamerat e shumta të Televizioneve të shumta Pasby (lexo e mos harro “Televizionet pasbythore”), që ndjekin e shfaqin gjithkund ku e kur Ay, Kryeministri, lëviz menderjen e tij të rëndësishme…
E do të mbetet Fshati Arnautllëk, një arenë cirku apo një skenë Teatri, ku Ay, Gjithollogu kryeministror, do na rrëfejë e do na gajasë me barcaleta në mes të acarit të ftohtë PostTërmetor!
Dhe populli do sdo, do të ngrohet kështu, veç me fjalët e tij pambarim, gjithmonë e më shumë pa kuptim, pa zgjidhje dhe pa përmbajtje.
Mjerë Arnautllëku postTërmet, për Gjithollogun që ka për haje e groshë bajate, mëngjes, drekë e darkë…
Ku ishim?
Asgjëkundi!
Ke jemi?
Le të na e thonë kamerat Pasby me cilësi të lartë…

/360gradë.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026
SPORT

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026
BOTA

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026
AKTUALITET

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026
Para

Politikanët përdorin gjuhë që vrasjet të duken të respektueshme/ Ironia e Malajt: Duan të duken solidarë

TË GJITHA

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş