• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj vëllezërve, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

09:15 : 06/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE
Viktima Artur Bresha dhe i plagosuri Artan Bresha

Viktima Artur Bresha dhe i plagosuri Artan Bresha

Hetuesit kanë arritur të zbardhin skemën e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tepelenë, ku mbeti i vrarë një 47-vjeçar dhe u plagos vëllai i tij. Viktimë mbeti Artur Bresha, i cili u qëllua në vendin e punës, ndërsa Artan Bresha, 43 vjeç, u plagos me dy plumba.

Shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës dhe borxhet. Policia ka gjetur të braktisur automjetin, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes vrasësi. Mjeti tip “MercedesBenz” u sekuestrua pranë digës së Bënçës, rreth 4 km larg qytetit të Tepelenës.

NGJARJA

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të ndodhura në kantierin e ndërtimit të bypass-it të Tepelenës, ku Artur Bresha punonte si roje, autori i vetëm, i pamaskuar dhe i armatosur, ka qëlluar pa paralajmërim 47-vjeçarin që ndodhej brenda dhomëzës ku bënte rojë gjatë natës. Më pas, autori ka marrë makinën e viktimës dhe është drejtuar për në dyqanin në pronësi të familjes Bresha, ku ndodhej vëllai tjetër, Artani.

Ky i fundit ka dalë në derën e dyqanit pasi ka njohur makinën dhe i habitur që i vëllai po kthehej aq herët në shtëpi. Ka qenë ora 20:15 e mbrëmjes kur autori del nga makina i armatosur, por këtë herë i maskuar dhe pa asnjë paralajmërim qëllon drejt 43-vjeçarit, i cili mori dy plumba në njërën këmbë. Rrethanat e ngjarjes ngrenë dyshimin se vrasësi nuk ka pasur për qëllim eliminimin e plotë fizik të Artan Breshës, por vetëm plagosjen e tij.

Lexo edhe:

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

Më pas, autori, ende i paidentifikuar, është larguar sërish me automjetin e vëllezërve Bresha, duke e braktisur atë në rrugën e Bënçës. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në ndihmë të grupit të posaçëm hetimor u bashkua edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

MOTIVI

Ende nuk ka asnjë pistë konkrete të dalë nga hetimet e kryera për ngjarjen e rëndë. Deklarimi i vëllait të plagosur e ka lënë hetimin ende në udhëkryq, edhe pse implikimet e mëparshme të tij me transportin e kanabisit shihen si një pistë e mundshme.

Hipoteza e dytë ka si objektiv kryesor viktimën dhe dyshimet ngrihen mbi një sasi të madhe të hollash të marra borxh dhe ende të pashlyera apo të mohuara. Autori duket se ka qenë një njohës i mirë i zonës dhe veprimtarisë së dy vëllezërve, pasi ka mundur të fshehë mirë gjurmët dhe të vështirësojë punën e grupeve hetimore dhe të Prokurorisë, duke e lënë këtë ngjarje ende të pazbardhur.

VIKTIMA

Familja Bresha nuk ndryshon nga familjet e tjera të qytetit të varfër të Tepelenës, që ka njohur përgjatë 2019-ës një rritje drastike të numrit të familjeve me ndihmë ekonomike. Në vështirësi për të gjetur një vend pune në një qytet ku varfëria prej dekadash është ulur këmbëkryq, Artur Bresha zgjodhi, si një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve të tij, të emigrojë jashtë Shqipërisë. Për disa vite, ai jetoi e punoi jashtë shtetit, por pa mundur të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për familjen e tij.

Prej disa kohësh, pas fillimit të punimeve të bypass-it të Tepelenës, prej afro një viti, 47-vjeçari i divorcuar tashmë dhe baba i një vajze adoleshente, punonte si roje në kantier, aty ku gjeti edhe vdekjen. I plagosuri Artan Bresha, “Bostani” siç e thërrasin shkurt miqtë e tij, punon si punonjës shërbimesh në Bashkinë Tepelenë.

Ai është një emër i njohur për Policinë, pasi në 2011 u ndalua nga Policia e Gjirokastrës në “Qafë të Muzinës”, Sarandë, gjatë një operacioni ku u sekuestruan një sasi e madhe kanabisi. Ai u arrestua në flagrancë nga forcat RENEA gjatë operacionit të koduar “Koordinata”, ku u kap duke transportuar 820 kg drogë dhe për disa vite ka kryer dënimin në burgun e Bënçës në Tepelenë.

/Panorama/

Etiketa: atentati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

11:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

15:29 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Kujtim Metën e qëllova deri sa më mbaruan plumbat”/ Tafani: Doriani Shurdhi e shante Laertin

14:26 : 11/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025
Në foto: Kidi Kazazi
AKTUALITET

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025
Para

Dyshime për pastrim parash/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 000 euro

TË GJITHA

FOTO/ Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë, çifti pushime luksi në SHBA

14:03 : 29/06/2025

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025

Tjetër aksident me monopatinë! 17-vjeçari përplaset nga makina, përfundon në spital

13:47 : 29/06/2025

Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë

13:47 : 29/06/2025

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025

U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen babë e bir

13:32 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com