• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Suedi/ Aty ku sulmet me bomba po bëhen të përditshme

21:30 : 05/12/2019
në BOTA

Këtë vit në Suedi ka patur mbi 100 sulme me bomba, dyfish më shumë se një vit më parë. Policia suedeze duket e pafuqishme. Sipas ekspertëve të sigurisë, pas tyre qëndrojnë banda kriminale, shumë syresh janë imigrantë.

Maher Turkie është në elementin e tij. Qindra njerëz i janë përgjigjur thirrjes së punëtorit social për të protestuar kundër dhunës në rrugët e Malmos. Ndër ta ka shumë prindër të shqetësuar, por ka edhe nga ata që policia suedeze i quan të afërm me qarqet kriminale.

Qyteti jugor i Suedisë është në shok. Në fillim të nëntorit u qëlluan dy 15-vjeçarë. Njëri vdiq, tjetri mbeti i plagosur me 10 plagë me armë zjarri.

Libanezi Maher Turkie ka qenë edhe vetë më parë në qarqe kriminale. Ai ka bërë disa vite burg. Me plot zemërim, u drejtohet prindërve: “I thua fëmijës: “Shko në shkolla”, nga ana tjetër je kriminel. Si të mos bëhen kriminelë edhe ata?”

Maher Turkie dëshiron ta prishë këtë rreth vicioz. “No2Crimes”, kështu quhet organizata që ka themeluar ai. Vullnetarë shkojnë në shkolla, japin leksione dhe bisedojnë me prindërit. Ata janë përkujdesur edhe për 15-vjeçarin e lënduar rëndë. Ai donte që ta ndihmonim të mos ishte më kriminel, thotë Maher Turkie: “Ne kemi bindur me sukses një numër të madh të rinjsh që të kontaktojnë shërbimin social ose policinë. Por atje punohet shumë ngadalë. Kemi bindur edhe shumë të rinj që të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetës. Pra, sukseset janë të mundshme.”

Lexo edhe:

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

E megjithatë, në metropolin jugor të Suedisë shpërthen pothuajse çdo javë nga një bombë. Banorët e Malmos janë të tmerruar. “Është e tmerrshme, çfarë të them tjetër? thotë një banore për DW. “Edhe ca, edhe do të bëhet si në Siri. Pak dallim do të ketë”, shton i indinjuar një burrë.

Policia e Malmos tani ka marrë përforcime nga i gjithë vendi. Numri i krimeve ka rënë në total, por shefi i policisë pranon se brutaliteti është shtuar. Kjo është arsyeja pse ai planifikon tryeza të rrumbullakëta me të rinjtë e rrezikuar.

“Në takime të tilla, policia dhe prokurorët ua bëjnë të qartë nxënësve se çfarë dënimesh i presin. Por mund të vijë edhe një nënë që ka humbur të birin dhe të flasë për dhimbjen e saj. Ka edhe përfaqësues nga autoritetet e mirëqenies sociale, i cili shpjegon se cilat mundësi ofrohen nëse dalin nga bandat”, thotë Stefan Sintéus, Shefi i Policisë Malmo.

Miqtë e viktimave vendosin lule dhe qirinj në vendin e ngjarjes. Edhe ata vijnë nga familje emigrantësh, disa prej tyre kanë nisur të kenë konflikte me ligjin. Një vajzë, anëtare e një klike, është e gatshme të flasë me ne. Ajo fajëson pjesërisht edhe policinë dhe organet suedeze: “Banorët e këtyre lagjeve nuk ndjehen më të mbrojtur! Policia nuk ka pse të vijë këtu. Kur një 15-vjeçar vritet në mes të qytetit ose një grua me foshnjë qëllohet me plumb në kokë, kjo do të thotë se po bëhet edhe më keq. Dhe do të bëhet më keq, nëse nuk bëhet asgjë për ta parandaluar”, thotë vajza.

Maher Turkie dëshiron të bëjë diçka. Çdo ditë ai vjen këtu duke kërkuar të bisedojë me të rinjtë dhe të rriturit. Ai është i shqetësuar që viktimat dhe vrasësit po bëhen gjithnjë e më të rinj: “Herën tjetër mund të jem unë viktima, ose ti, në se ndodhesh në momentin e gabuar, në vendin e gabuar. Këta të rinj nuk kanë frikë për asgjë dhe nuk duan t’ia dinë as për veten. Përse të kujdesen për të tjerët?”

Policia ka frikë se pas kësaj vrasjeje lufta e bandave në rrugët e Malmos mund të keqësohet. Shumë politikanë i konsiderojnë të dështuara politikat integruese të Suedisë dhe kërkojnë një dorë më të fortë. Sidomos në politikat arsimore: “Jemi treguar naivë për një kohë të gjatë. Dhe nuk e kuptonim se gjëja më e mirë që mund të bënim, ishte shkollimi i mirë i këtyre fëmijëve, që ata më vonë të mos përfundonin në rrugë të keqe, por në tregun e punës”.

Me Maher Turkien proteston edhe vëllai i të riut të plagosur rëndë. Para kamerave ai thotë se nuk dëshiron hakmarrje. Por Maher Turkie është i ngopur me premtime boshe. Si hap të parë ai kërkon dorëzimin e armëve. “Është e vështirë të thuash: Mos qëlloni më, por mund t’i mbani armët. Por a duhet të gjejmë shpejt një mënyrë që këta të rinj t’i dorëzojnë armët, pa pasur frikë nga ndjekja penale.”

Por, a do të ketë atëherë më shumë siguri në rrugët e Malmos? Shumë suedezë dyshojnë për këtë. Maher Turkie duhet të bëjë edhe shumë punë bindëse.

Gunnar Kohne/DW

Etiketa: bombaSudeisulmete perditshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

16:36 : 25/08/2025
BOTA

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

15:51 : 25/08/2025
AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
Para

‘Shefi po bëj ndonjë gjë për ato letrat....’ Rama zhduk videon kur i afrohet Dako

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com