Rama dhe çeta e tij, fitues të tenderit ‘t’i bëjmë nënën Shqipërisë’

Nga Basir Çollaku

Për hir të kujtesës pa hile, këtë gjetje diagnoze, e kam marrë në përdorim me leje, nga një mik i veçantë dhe mjaft i mençur.

Sepse ju shtetarë, pushtetarë, politikanë, kuvendarë, zyrtarë, oligarkë, qëlluat të ishit pabesueshmërisht horra, vagabondë, batakçinj, zuzarë, pisa, shushunja, derdimenë, eunukë, bythëndenjës nëpër karrike kalbësie pushteti, kaposhë me zë pulash, shërbëtorë dashnoresh natën, qullacë të tulatur banditësh ditën, idiotë avujsh alkooli, mercenarë kromozonesh të pakujdesshme, bishtkrehës të djallit.

Harxhuat një pafundësi kohe, duke damkosur jetë njerëzish pa faj, me duart në xhepat e fatit të tyre. Nuk latë mjek, polic, mësues, ekonomist, jurist, ushtarak, inxhinier, pedagog, gjykatës, prokuror, akademik, avokat, agronom, artist, të bëhet ai që lindi. E mbushët me parti. E dendët me boshllëk. Formësuat këdo kishit poshtë vetes, si një kungull të tredhur e të bërë synet.

Ju fituat tenderin, “T’i bëjmë nënën Shqiperisë”

Me kohë të plotë.

Nuk latë asgjë pa marrë. Nëntokë, mbi dhe, ujë, ajër, diell, drogë, krim, trafik, vrasje.

Tenderuat shejtanin me prokurim të drejtpërdrejtë dhe ia dhatë vetes aksionet.

Përzutë nga streha e nënës, gjysmën e shqiptarëve. Thërmuat, dogjët, shqyet, të sotmen dhe të ardhmen e miliona njerëzve, të cilët mbaheshin me djersë e gjak, me punë të mendjes dhe krahut.

Emergjenca e fatkeqësisë natyrore, tronditja e 26 nëntorit, të cilën nuk kishit asnjë aparat në punë ta maste, nxori në dukje pengjet, ortakërinë, frikërat, pazaret, dosjet, duke bërë komedi me tragjedinë e qytetarëve.

Çfarë përmban ky tender emërkeq i fituar nga kjo mazhorancë, nga ky Kryeministër?!

E nisët këmbëters, sepse ashtu kishit planin. Garuat në zgjedhje me logon “Aleanca e Qelbësirave”. Fituat me to, për to, prej tyre. Me dashje natyrisht. Gjelbëruat vendin me qindra mijë hektarë lëndë narkotike. Bëtë miliarda euro para të paligjshme me të. Nuk ndaluat as në heroinë, kokainë e ngarkesa të tjera prodhuese të miliardave të paligjshëm. Vajtët e zgjodhët zullapër të pashkollë, të dënuar, trafikantë, përdhunues, vrasës, të gjithë kafshues për ca pushtet më shumë. Nuk vonuat, por i vendosët nëpër zyra si funksionarë publikë, nëpër Bashki, Qeveri, Parlament, Administratë, Drejtësi, e në Polici sigurisht. Këta i bëtë delegatë terreni elektoral, ku si çaprazë të harbuar, u ndërzyet së bashku, morët gjithçka ju zuri dora, këmba dhe arma. Shkrehët shtetin në dorë të pushtetit. U sulët mbi prona private dhe publike, mbi stadiumin, galerinë, mbi teatrin, muzeun, mbi bregdetin, mbi detin, për ca plaçkë ndërkombëtare. Thirrët ushtarët ekonomikë të oborreve politike. Jo pak prej tyre këmbyen lëkurë dhe ulën qafën për të marrë racionet. Kështu programuat rradhën. Sajuat kriminalisht 3 miliard euro pasuri për 10 palë duar biznesesh. Aty keni zhytur veten, familjarët tuaj, sojin tuaj, sevdallinjët tuaj, si aksionerë, ku me hir dhe me pahir.

LEXO EDHE  Skandal/ "Nxënësit e klasës së 4-t pyeten për programin e Pirin Ndreut", denoncimi i fortë...

Për tre dekada të tjera, keni lënë paratë, të ardhurat, bukën, ushqimin, jetesën e shqiptarëve në duart tuaja dhe pasardhësve tuaj. Paligjshmërisht. Shembët në dru e sakatuat këdo shqiptarë apo të huaj, investimet e të cilit nuk merrnin bekimin tuaj, apo nuk derdhnin përqindjen e duhur, rracionin e kërkuar. Dhe në shumicën e rasteve së fundmi, ata investitorët thjeshtë mbanin emrat si fasadë publikisht, se pas perdes ishit dhe jeni ju. Nja dy miliardë i kemi në pritje në Arbitrazh, si dëm për t’ua kthyer atyre rebelëve që mundën të shkonin në Gjykatën Ndërkombëtare. Pas kësaj pafundësie çmendurish, jeni bërë nga tërmeti si magazinë trishtimi dhe lotësh. Doni para sërish nga qytetarët. Ua merrni me urdhër policëve, mjekëve, mësuesve. Pasi ke hedhur në terren idiotë komikë me emra ministrash, pasi kujton se me Lleshin, Cakajn, Çuçin, Braçen,Veliajn, Shahinin, Ballukun, do bësh prokopi shprese, i vendos mbikqyrjes së parave në krye Arben Ahmetajn, ndërkohë që duhej të ishte i pandehur.

Mos harro të dublosh me Damian Gjiknurin dhe Ilir Beqajn, Sajmir Tahirin, kështu bëhet ekip cilësor. Ndërsa ke lënë Fatmir Xhafën dhe shpurën e tij, tek qëndis vettingun në drejtësi sipas oreksit personal dhe kolektiv. Keni nisur mbajtjen e premtimeve për të nxjerrë nga qelitë të fortët e krimit, duke shuar dënime të rënda. Lul Berisha, Lula Caka e Gert Gjenerali, ndërsa bëhen gati Shullazi e Dajti. Keni nxjerrë Shqipërinë nga binarët më keq se tërmeti. Tani u kërkon ndërtuesve ortakë fajtorë e bashkëfajtorë për cilësi të diskutueshme në pallate e banesa, të lëvizin vendit, të shesin prona e pasuri, të marrin kredi, të bëjnë ç’të duan, thjesht të vënë ca rregull në kaos. Madje i kanos me burg. Por mos i bëj të qeshin me të madhe. Sepse nëse ua ke futur në këto 20 vite duart në xhep, ti dhe ortakët e tu, këtyre ndërtuesve, nuk mundesh t’u vësh edhe dorën në fyt. Shkurt, njëra dorë ndalon forcërisht tjetrën, sepse ndërtimi dhe punët pa ligj, janë vendi ku pastrohen paratë kriminale të ortakëve të tu. Ndaj është emergjencë të të hiqet me çdo mjet edhe antidemokratik nga duart, ky tender kriminal, ku ke vendosur, “t’i bësh nënën Shqipërisë”…