“Rilindja”, në kohën më të papërshtatshme të mundshme, kur vendi ndodhet në emergjencë civile dhe po përballet me pasojat katastrofike të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar, duke përfituar nga kaosi e rrëmuja, nisi hapat e parë në instalimin e diktaturës në Shqipëri.
Hapi i parë për të çuar një vend drejt diktaturës është “zhdukja” dhe “eleminimi” i të gjithë zërave kundër qeverisë, si mediat kritike që nxjerrin në pah skandalet, të palarat dhe aferat korruptive.
Dhe kështu bëri “Rilindja”, pasi edhe në këtë situatë emergjente nisën abuzimet. Pak orë pasi JOQ Albania publikoi një video-skandal, ku shihej një punonjës policie që çonte ndihmat për të prekurit nga tërmeti në banesën e tij, Policia e Lleshit shpalli në kërkim administratorët e JOQ Albania, ndërsa një ditë më pas qeveria, në një akt të paprecedentë, urdhëroi AKEP të bllokojë aksesin e qytetarëve që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë në domainin “joqalbania.com”.
Figura të njohura të medias dhe politikës në vend reaguan ndaj kësaj nisme skandaloze të qeverisë, në këto ditë të vështira për vendin tonë, me një vendim absurd të AKEP, që e shikonte median tonë si subjekt që ushtronte aktivitet kumari dhe për më tepër i është referuar dhe ligjit.
Pasi i etiketoi mediat dhe gazetarët si “kazan”, tashmë Ramës i ka mbetur vetëm që t’i mbyllë të gjitha mediat që nuk ecin sipas linjës editoriale të “Rilindjes” dhe nuk përdorin megafonët e propagandës së saj, për të përçuar mashtrimet dhe fasadat e qeverisë tek qytetarët.
Sjellja skandaloze e “Rilindjes” ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe bllokimi i aksesit në domainin e medias sonë, është raportuar edhe në Këshillin e Europës.
Lajmi është dhënë nga juristja për të drejtën e mediave, Flutura Kusari, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se veprimet e qeverisë së Ramës kundër mediave dhe gazetarëve janë raportuar në Platformën e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Në raportimet e mundësuara nga Këshilli i Mediave Shqiptare dhe BIRN Albania, pasqyrohet dhe parashtrohet presioni i jashtëzakonshëm që Rama bën ndaj gazetarëve, duke kërcënuar për mbylljen e portaleve. Po ashtu në një njoftim të dytë në sajtin zyrtar të Këshillit të Europës raportohet mbyllja e domainit të JOQ Albania, pa një urdhër gjyqësor.
Teksa sulmet e paprecedenta të Ramës ndaj mediave tashmë kanë marrë jehonë në institucionet më të larta ndërkombëtare, qeveria është e detyruar të japë llogari mbi absurditetet e saj para të gjithë shteteve anëtare të Këshillit të Europës.
Postimi i plotë i juristes Kusari:
Jam jashtëzakonisht e lumtur me ju informu që veprimet e qeverisë së Edi Ramës kundër mediave dhe gazetarëve sot i kemi raportu në Platformen e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Gazetarëve.
- Njoftimi që tregon për presionin e jashtëzakonshëm dhe të tmerrshëm të Edi Ramës kundër gazetarëve: http://bit.ly/2RoMb0g
- Njoftimi për mbylljen pa urdhër gjyqësor të faqes informuese JOQ: http://bit.ly/2OWGe9v
Kjo i bie që Edi Rama dhe njerëzit e tij duhet me i arsyetu veprimet e tyre para të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Europës.
Kemi me u siguru që krejt bota me e kuptu se sa tmerrshëm i trajton Edi Rama gazetarët dhe mediat.
Raportimin e ka ndihmuar BIRN Albania/reporter.al, që janë mediumi më i besueshëm dhe më profesional atje dhe partneri kryesor i organizatave ndërkombëtare që mbrojnë gazetarët.
Shkrimi i plotë në faqen zyrtare të Këshillit të Europës:
Këshilli i Mediave Shqiptare (AMC), një OJQ e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të mediave, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shfrytëzimin e situatës emergjente të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe mbyllja e paligjshme e mediave online duke pretenduar se ka porositur AKEP (Elektronike dhe Autoriteti i Komunikimeve Postare) për të bllokuar portalet e lajmeve në internet, përfshirë joqalbania.com.
Më 1 Dhjetor 2019, AMC postoi një “Deklaratë të Shqetësimit në lidhje me Sulmin e Qeverisë Drejt Media” duke thënë se autoritetet “nuk mund të ndalojnë qytetarët ose portalet të denoncojnë keqmenaxhimin e situatës (aty ku ekziston) dhe, për më tepër, nuk mund të bllokojë një tërë portalin për një botim të vetëm. ” Sipas Reporter.Al, Kryeministri Rama “ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj mediave” kur është përballur me pyetje të vështira në lidhje me aftësinë e qeverisë për të menaxhuar në mënyrë efektive pasojat e tërmetit.
Sipas gazetarit Gjergj Erebara, Kryeministri Rama ka përdorur platforma të mediave sociale në disa raste për të bërë presion në portalet në internet, duke kërcënuar mbylljen. Ai deklaroi në 28 nëntor 2019: “Ky është paralajmërimi përfundimtar për portalet dhe kanalet e informacionit që në kushtet dhe brenda kornizës ligjore të një situate emergjente, do të jem i detyruar të ndërhyj me forcë për mbylljen e tyre për të përfunduar këtë fazë dramatike, nëse vazhdoni me lajme të rreme që përhapin panik!
***
Një tjetër mesazh video u shpërnda në Facebook në 3 dhjetor 2019 ku Kryeministri Rama iu drejtua publikut të gjerë, duke i nxitur ata që të shmangin shikimin e lajmeve në televizion dhe mos ndjekjen e portaleve në internet që krijuan “të ashtuquajturat burime informacioni”. “nuhatje e urryer dhe e pasigurt dhe konfuzion”.
Ndërsa AMC u bën thirrje mediave që të tregojnë përmbajtje në raportimin e verifikuar të lajmeve, ajo gjithashtu bën thirrje që Qeveria të “mos kopjojë çështjen famëkeqe të Erdoganit që përdori situatën e pas grushtit të shtetit për të sulmuar, arrestuar, mbyllur dhe goditur mediat kritike.”
Prej disa ditësh, AKEP ka vendosur që të mbyllë faqen interaktive JOQ. Gjithashtu Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.