• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përballon tërmete me magnitudë 9, këto janë “sekretet” e Japonisë/ Mediat raportojnë direkt dhe…

21:52 : 04/12/2019
në BOTA

Duke marrë parasysh sa shpesh bien tërmete në Japoni, të gjitha godinat kanë njëfarë mbrojtjeje nga lëkundjet.

Shtëpitë në Japoni ndërtohen sipas një kodi strikt ndërtimi që mbështetet nga ligji.

Ligjet vlejnë edhe për shkollat dhe godinat shtetërore. Thuhet se 87% e ndërtesave në Tokio i kalojnë tërmetet pa problem.

Disa struktura ndërtohen që të jenë fleksibël në rast lëkundjesh dhe disa ndërtohen me Teflon, që i lejon të lëvizin bashkë me lëkundjet.

Ndërtesa të tjera bëhen me baza gome të fryrë a me lëng që thithin lëkundjet.

Lexo edhe:

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

Kulla e famshme e Tokios, Skytree imiton formën e tempujve pagoda, që i kanë mbijetuar tërmeteve shekujve të tërë.

Përditësime në telefon

Çdo celular në Japoni ka një sistem alarmi për cunamit dhe tërmetet.

Alarmi jepet pesë deri në dhjetë sekonda para katastrofës dhe u jep mundësi qytetarëve të mbrohen me shpejtësi. Sistemi thotë “Jishin desu! Jishin desu!” (që do të thotë “ka tërmet”) deri kur ndalojnë lëkundjet

Trena të përgatitur

Japonia dominohet nga trenat dhe rrjeti i shinkansen (trenave plumb) që janë transporti i të ardhmes.

Për të siguruar jetën e pasagjerëve, trenat janë të pajisur me mekanizma që dallojnë lëkundjet që në sekondat e para dhe ndalojnë menjëherë së lëvizuri.

Në vitin 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi vendin. Ishin 27 shinkansen në lëvizje. Secili prej tyre ndaloi para se të binte tërmeti, të sinjalizuar nga lëkundjet e vogla që i paraprinë. Nuk pati as të lënduar, as të vdekur.

Mbulim i menjëhershëm televiziv

Në momentin që bie një tërmet, të gjitha kanalet televizive të Japonisë transmetojnë mbulim të ngjarjes, për të informuar qytetarët. Mbulimi flet për tërmetet, ku të mbrohen banorët dhe në ka cunami në oqean.

Edukim dhe ndërgjegjësim mbi parandalimin e katastrofave

Që në moshë të hershme, fëmijët japonezë bëjnë stërvitje në shkollë si duhet të sillen në rast tërmeti.

Nëse gjenden brenda, u mësohet të futen poshtë tavolinave dhe të mbajnë këmbët me duar deri sa të mbarojnë lëkundjet.

Nëse ndodhen jashtë, mësohen të vendosen në qendrën e një hapësire të hapur për të mos u goditur nga rrënojat.

Gjithashtu, zjarrfikësit i vendosin fëmijët në simulatorë tërmeti, që të mund ta dallojnë që në vegjëli kur bëhet fjalë për lëkundje.

Muzeu Përkujtimor i Tërmeteve

Japonia e mbron popullsinë nga tërmetet e të ardhmes duke u mësuar për tërmetet e kaluara. Në vitin 1995, qyteti i Kobe u godit nga një tërmet që vrau pesë mijë njerëz dhe shkatërroi me dhjetëra mijëra shtëpi. Pasi rindërtoi qytetin, Kobe ndërtoi edhe muzeun përkujtimor.

Përveçse kujton jetët e humbura, muzeu shërben edhe si një qendër edukative mbi parandalimin e katastrofave dhe mbijetesën.

Kuti për t’i mbijetuar një tërmeti

Çdo shtëpi përgatitet në rast se më e keqja ndodh. Shumë prej tyre blejnë kuti të gatshme, që përmbajnë ndihmën e parë, ujë, racione ushqimore, doreza, maska fytyre, dyshekë të hollë, radio dhe pishtarë. Mund të blihen në dyqane si Don Quixote ose Tokyu Hands.

Tuneli i Shkarkimit të Ujit

Në periferi të Tokios, ndodhet Tuneli i Shkarkimit të Ujit, shtrirë nën një fushë futbolli dhe një parku skateboard-i. Ky tunel mbledh ujin e tepërt nga ciklonët a cunamit dhe e shpërndan në lumin Edo.

Nëse zona goditet nga një tërmet dhe tërmeti shkakton një cunami, qyteti s’ka për t’u përmbytur. U deshën 13 vjet për ta ndërtuar dhe kushtoi 3 miliardë dollarë.

Etiketa: japonimediattermete

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
AKTUALITET

Balluku në SPAK, mediat kryesore heshtin

19:45 : 24/10/2025
BOTA

Kryeministrja e parë femër e Japonisë! Kush është Sanae Takaichi, bateristja e apasionuar pas Heavy metal

10:42 : 21/10/2025
BOTA

Vdes ish-kryeministri Tomiichi Murayama! I pari që kërkoi falje për agresionin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore

10:23 : 17/10/2025
BOTA

Tronditëse në Japoni! Nëna mbajti trupin e vajzës në frigorifer për 20 vite

15:02 : 25/09/2025
BOTA

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025
Para

Çfarë i ndodh trurit tuaj kur është ftohtë, sipas ekspertëve

TË GJITHA

Kush po e pengon hapjen e basteve online? Ja çfarë thotë Ministria e Financave

18:16 : 02/11/2025

Aksident me vdekje në aksin Strum-Roskovec

18:10 : 02/11/2025

Denoncimi me video: Ish-drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti më mban peng bashkë me fëmijët

17:50 : 02/11/2025

Futbolli italian në zi, ndërron jetë Xhovani Galeone. Bëri legjendë edhe ish-trajnerin e Tiranës

17:38 : 02/11/2025
Screenshot

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

17:18 : 02/11/2025
Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

17:00 : 02/11/2025

Tragjedi në alpet Italiane, orteku vret 5 alpinistë, vetëm 2 mbijetuan

16:50 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com