• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasojat e tërmetit/ Një ekip ndërkombëtar po mbledh prova, do të përdoren në mega procesin penal kundër…

16:22 : 03/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh prej dy ditësh ka mbërritur në Shqipëri, për të mbledhur prova dhe fakte, lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku mbetën viktima 51 qytetarë dhe u plagosën e lënduan disa qindra të tjerë.

Ndërkohë që në terren vijon kontrolli i ndërtesave të dëmtuara, prokuroria e Durrësit, Tiranës dhe Krujës ka nisur një hetim. Në anën tjetër IKMT ka nisur procesin e shembjes së godinave më të dëmtuara dhe që përbënin rrezik për qytetarët.

Gazetari Erl Kodra njofton përmes rrjeteve sociale se ekipi ndërkombëtar i ardhur në Shqipëri po mbledh prova të materialeve të mbetjeve të ndërtesave në Tiranë, Durrës, Krujë, Laç e Lezhë.

Gjithashtu gazetari duke iu referuar burimeve të tij thotë se provat po mblidhen në disa drejtime, përfshirë emrat e kompanive të ndërtimit, emrat e prodhuesve të lëndës së parë të përdorur për ndërtim, importuesve të hekurit, projektuesve, zbatuesve, si dhe çdo dokumentacion tjetër që lidhet me ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti.

“”Inspektorët” po dokumentojnë gjithçka nëpërmjet filmimit dhe fotografive, përfshirë edhe lëvizjet e ish Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe ish Kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.

Lexo edhe:

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

Burimi tha se të gjitha këto prova do të përdoren në një mega proces penal që pritet të fillojë shumë shpejt, që padyshim do të jetë procesi i shekullit”, shkruan gazetari në faqen e tij në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i Erl Kodra

Një burim i mirëinformuar dhe konfidencial (për shkak se profilit të lartë të informatorit, burimi nuk mund të identifikohet) njofton se prej dy ditësh ka mbërritur në Shqipëri një ekip ndërkombëtar ekspertësh nga vendet aleate, që po mbledh të dhëna, prova dhe fakte, përfshirë edhe prova materiale të mbetjeve të ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë, Durrës, Krujë, Laç dhe Lezhë. Burimi tha se provat po mblidhen në disa drejtime, përfshirë emrat e kompanive të ndërtimit, emrat e prodhuesve të lëndës së parë të përdorur për ndërtim, importuesve të hekurit, projektuesve, zbatuesve, si dhe çdo dokumentacion tjetër që lidhet me ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti.

“Inspektorët” po dokumentojnë gjithçka nëpërmjet filmimit dhe fotografive, përfshirë edhe lëvizjet e ish Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe ish Kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.
Burimi tha se të gjitha këto prova do të përdoren në një mega proces penal që pritet të fillojë shumë shpejt, që padyshim do të jetë procesi i shekullit.

“Ne e dimë se në industrinë e ndërtimit është e përfshirë mafia shqiptare dhe ndërkombëtare. Industria e ndërtimit ka shërbyer edhe si lavatriçe e parave të përfituara nga trafiku dhe korrupsioni.

Të dhënat që po mbledhim do të përpunohen dhe kryqëzohen me të dhënat e partnerëve të agjensive të huaja. Tërmeti i fundit është një minierë e vërtetë për ngritjen e akuzave shumë të rënda penale për personazhe të njohur të mafias shqiptare, por edhe lidhjet politikanëve me krimin e organizuar. Ne konstatojmë se nga pikëpamja penale provat e grumbulluara janë eksplicite. Ne jemi duke kryer një volum pune të jashtëzakonshëm.”- tha burimi i mësipërm.

Etiketa: nderkombetarendertimeproces penal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

14:39 : 09/09/2025
AKTUALITET

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?

22:42 : 29/08/2025
AKTUALITET

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

21:14 : 29/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
Para

Dokumenti/ Ja pse Agron Tufa kërkoi azil politik në Zvicër

TË GJITHA

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në komunën e Likovës

17:06 : 07/10/2025

Silvinjos nuk i dalin llogaritë, fton dy talentet e Tiranës në grumbullimin e Kombëtares

16:49 : 07/10/2025

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

16:33 : 07/10/2025

Në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet në gjumë bosi i mafias italiane në Foggia

16:28 : 07/10/2025

Ari në kulmin historik, tejkalon Bitcoin-in dhe kap 4 mijë dollarë për ons

16:11 : 07/10/2025

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com