• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’i ndihmova dot”- I mbijetuari nga shembja e pallatit në Thumanë: Kam humbur katër të afërm, jemi të…

11:43 : 01/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Shëngjini ka hapur dyert për banorët e Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës, të prekur nga tërmeti. 700 banorë janë akomoduar në një resort turistik në këtë zonë. Të tronditur e traumatizuar, gra, të moshuar e fëmijë tregojnë tmerrin që kanë përjetuar mëngjesin e 26 nëntorit.

78417954_2448200211959460_650844290175467520_n

Në Shëngjin janë strehuar dhe banorë që kanë mbijetuar nga pallati i shembur i Thumanës, apo dhe familjarë të viktimave. Gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rënduar, teksa tregojnë historitë e tyre se si kanë arritur të dalin të gjallë.

“Në këtë tërmet kam humbur katër të afërm të mi, të familjes Greku. Unë e kam pas pallatin ngjitur me atë që u shemb plotësisht. Kemi shpëtuar për mrekulli. Kemi qenë në kat të dytë dhe s’e di si kemi dalë së bashku me gruan. Sapo dolëm, na ranë shkallët dhe Zoti bëri mrekulli që shpëtuam. Kemi parë tmerr. Unë u rrëzova, me morën ca fqinj për krahu dhe më larguan, që të mos më zinin rrënojat.

I fikën edhe dritat dhe ishte errësirë e madhe. Tani kemi ardhur këtu në Shëngjin dhe kushtet janë shumë të mira, por jemi të traumatizuar dhe kemi nevojë për përkujdesje. Kemi kaluar një traumë shumë të madhe. Dje kam varrosur nipin dhe bashkë me dy pjesëtarët e familjes së tij. Dhimbja nuk ka kufi”, rrëfen Shyqyri Greku.

Lexo edhe:

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

Mes të strehuarve, në Shëngjin është dhe një banor i pallatit 5-katësh të shembur në Thumanë, që prodhoi viktima. Arjan Ndoka rrëfen tmerrin që ka përjetuar në ato momente.

“Jam banor i pallatit që është shembur ku pati viktima. E kam pasur banesën në katin e 5-të, nuk e di si kam shpëtuar me familjen time. Kam parë që kishin rënë dy anët e pallatit dhe vetëm një copë kishte ngelur te kati ku jetonim ne. Kur kam zbritur poshtë, kam pa Hajrie Vaten më nipin e vet në krah, që i kishin mbulu gërmadhat. Desha t’iu jap ndihmë, por nuk kisha mundësi me i nxjerr.

Situata jonë psikologjike është shumë e rëndë dhe nuk e marr veten me atë që kam parë. U bënë 20 vite që jetoj aty dhe shkonim mirë me të gjithë ata që kanë humbur jetën. Kemi qenë të pestë pjesëtarët e familjes në momentin kur ra tërmeti dhe të gjithë jemi në gjendje shoku. Nanën e kam të vjetër dhe e kam dërguar te të afërmit e saj. Ka pësuar traumë”, thotë Arjan Ndoka.

Ndërsa një tjetër banor nga Mamurrasi tregon frikën e përjetuar nga lëkundjet. “Kemi parë tmerr atë natë. Na ishte mbyllur dera. Kam ulëritur në gjithë lagjen. Kam tërhequr gocën dhe gruan. Kemi parë tmerr. Shyqyr e kam gjumin e lehtë. Kam bërtitur, kam thënë dilni përjashta se na zu brenda tërmetit. Na kanë ofruar banesa. Në çadër nuk mund të rrimë. Aty kishte ujë. Batanije kishte, por na lageshin. I bëmë kërkesë kryetarit të bashkisë, erdhi na mori dhe tani kemi ardhur dhe jemi akomoduar këtu në Shëngjin. Kushtet këtu janë shumë të mira, por jemi të traumatizuar për atë çfarë kemi përjetuar”, tregon qytetari.

Banorët e strehuar në Shëngjin po trajtohen me shërbim mjekësor dhe psikologjik, pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar. Në Qarkun e Lezhës janë 56 pallate, si dhe 181 banesa, që kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të dhënat janë bërë publike nga Emergjencat Civile, ku situata më problematike paraqitet në Bashkitë e Lezhës dhe Kurbinit. Në Kurbin janë dëmtuar 28 pallate me 560 apartamente me rreth 2200 banorë, si dhe 75 banesa me 300 banorë. Në këtë zonë janë tri grupe me specialistë nga Tirana dhe të huaj që po verifikojnë gjendjen e tyre. Në Bashkinë Lezhë kanë pësuar dëmtime 15 pallate me 250 apartamente dhe rreth 1000 banorë, si dhe 79 banesa private me 300 banorë.

Në Bashkinë Mirditë janë dëmtuar 13 pallate me 250 apartamente me rreth 1000 banorë, si dhe 27 banesa me 100 banorë. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 shkolla, 1 kopsht dhe 1 çerdhe. Deri tani janë nxjerrë të pabanueshme 25 pallate e dhjetëra shtëpi private, por numri mendohet të jetë më i lartë, pasi në shumë objekte, specialistët e bashkive nuk kanë mundur të verifikojnë shkallën e dëmtimit.

/Panorama/

Etiketa: termetithumane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

15:55 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

08:51 : 24/06/2025
AKTUALITET

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

20:58 : 23/06/2025
AKTUALITET

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi në mëshirë të fatit! Kryebashkiaku iu mbyll telefonin

20:56 : 16/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Milot-Thumanë/ Automjeti përfundon në kanal, 4 persona të plagosur

21:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ Droni zbulon një parcelë me kanabis në Thumanë, kapet në flagrancë 28-vjeçari

10:59 : 24/05/2025
Para

U ‘kap mat’ në një hotel me Zogun e Tiranës/ Ja kush është biznesmeni i apasionuar pas makinave luksoze

TË GJITHA

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

09:20 : 27/06/2025

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

09:16 : 27/06/2025

Tërmeti “shkund” sërish Shqipërinë, sa ishte magnituda

09:04 : 27/06/2025

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

08:54 : 27/06/2025

Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik

08:48 : 27/06/2025

Ndahet nga jeta Clark Olofsson, krimineli që frymëzoi “Sindromën e Stokholmit”

08:45 : 27/06/2025

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

08:40 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com