• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Edhe pasi u shemb vila, dëgjonim thirrjet e tyre”, i afërmi i familjes Lala ka një ‘peng’: Nëse do veprohej më shpejt…

16:47 : 30/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit. Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

Me nxjerrjen e trupit të fundit, tashmë familja Lala ka hapur zyrtarisht dyert e mortit. Sot paradite do të mbahen homazhe në nder të këtyre viktimave në ambientet e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Familja Lala thuajse u shua plotësisht. Të afërmit e tyre, të cilët po merren edhe me organizimin e ceremonive mortore apo me identifikimin e kufomave, e konsiderojnë të paimagjinueshme këtë dhimbje që po përjetojnë.lala2

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Sadik Thaçi, i afërm dhe fqinj i familjes Lala, tregon mes lotësh se si mund të ishin shpëtuar më shumë jetë nga të afërmit e tij. Teksa tregon momentet e para, Sadiku fokusohet te situata e post-tërmetit, kur trupat e pajetë dilnin një e nga një nga rrënoja.

Sadik, ju jeni i afërt i familjes Lala dhe njëkohësisht fqinji i saj. Si po e përballoni këtë tragjedi?

Lexo edhe:

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Nuk di çfarë të them. Kjo është një ngjarje shumë, shumë e rëndë. Ju e shikoni edhe vetë, keni ditë që qëndroni këtu pranë nesh për të pasqyruar këtë fatkeqësi. Unë jam i familjes dhe njëkohësisht edhe fqinj. Shtëpinë e kam këtu pranë. Nuk e di se si po e përballojmë këtë situatë, por njeriu qenka shumë, shumë i fortë, përballoka gjithçka. Jemi të pikëlluar. Nuk mund ta besojmë ende këtë që ndodhi, është e pabesueshme. Nuk ka gjë më të tmerrshme se sa të shuhen papritur nëntë anëtarë të së njëjtës familje. Imagjinojeni vetë si mund të ndihemi.

Mund të na tregoni se si e përjetuat momentin e parë të tërmetit?

Personalisht ndjeva lëkundjet e para mbrëmjen e së hënës, gjithashtu edhe tërmetin përpara këtij të fuqishmit. Po qëndroja zgjuar. Kur papritur u shkund fort dhe pa pushim shtëpia. Na kapi paniku, dritat u fikën, shembja e vilës së kushërinjve tanë shkaktoi një zhurmë të fuqishme dhe gjithçka u mbulua nga pluhuri i bardhë. Pasi u ndalën lëkundjet, dolëm menjëherë nga shtëpia. Kur dolëm në oborr dhe pluhuri i bardhë nisi të largohej, konstatuam vilën e kushërinjve të shembur.

Si vepruat më pas?

Qëndruam si të hutuar, pasi kishim frikë të futeshim në ambientet e brendshme të vilës, e cila po shembej pak e nga pak. Dëgjonim të bërtiturat e tyre, ata kërkonin ndihmë. Por kush kishte guximin të futej brenda në rrënoja. Lajmëruam Policinë dhe repartin Zjarrfikës.

Pse, nuk u shemb njëkohësisht vila katërkatëshe?

Jo, jo. Nuk u shemb përnjëherë. Pati një shembje të pjesshme, më pas u shemb totalisht. Por asnjë prej tyre nuk mundi të dalë. Si duket do t’i ketë zënë poshtë ndonjë copë betoni ose ndonjë mobile. Dëgjonim vetëm zërin e tyre që kërkonin ndihmë. Britmat dëgjoheshin edhe pasi godina u shemb tërësisht. Madje edhe më mbrapa.

Kjo tregon që personat që ndodheshin brenda në vilë ishin të gjallë edhe pasi godina u shemb…

Po, është e vërtetë. Nuk e di se sa prej tyre ishin gjallë, një, dy, tre apo katër a më shumë, por di të them se dëgjoheshin britmat e tyre që kërkonin ndihmë. Nëse do të kishte një ndërhyrje më të shpejtë, sot do të kishim shumë më pak viktima. Për këtë jam i sigurt.

Pse thoni se mund të kishim më pak viktima?

Zjarrfikësja mbërriti më vonesë. Nuk është se mbërriti me vonesë në zonë. Në zonë erdhi shumë shpejt, por e pati të pamundur të futej deri këtu, për shkak të rrugës së ngushtë. Fajin e kemi edhe vetë ne banorët, që nuk kemi lënë rrugë për raste të tilla. Këtu nuk futet dot Ambulanca, jo më të futen mjetet e repartit Zjarrfikës, që janë me përmasa shumë herë më të mëdha. Pra, nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, atëherë sot do të flisnim ndryshe.

Sa vite kishte që ishte vendosur në Durrës familja Lala?

Kishte rreth një vit e pak që ishte vendosur në këtë objekt. Kishin ndërtuar një vilë katërkatëshe. Këtu jetonin dy-tre kurora dhe nëna 77 vjeçe. Në fakt, kjo vilë pati plasaritje në strukturë gjatë tërmetit të shtatorit. Ju keni qëndruar gjatë gjithë kohës këtu, ndërkohë që operacioni i kërkim-shpëtimit vijonte pa pushim.

Kishit shpresa se mund të kishte të mbijetuar të tjerë pas nxjerrjes së 16-vjeçarit?

Sigurisht. Shpresa vdes e fundit. Realisht kishim shpresa gjatë ditës së parë të kërkimeve, pastaj shpresat erdhën duke u venitur me kalimin e orëve. Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan në mënyrë të mrekullueshme, madje me shumë kujdes, me idenë se mund të kishte të mbijetuar. Por për fat të keq, nuk rezultoi kështu. Tani duhet të pranojmë realitetin, ta përballojmë këtë dhimbje të rëndë që po përjetojmë.

Viktimat 

1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç

/PANORAMA/

Etiketa: termeti

Lajme të lidhura

BOTA

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

21:13 : 30/07/2025
BOTA

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

10:27 : 30/07/2025
AKTUALITET

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

15:55 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

08:51 : 24/06/2025
AKTUALITET

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

20:58 : 23/06/2025
AKTUALITET

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi në mëshirë të fatit! Kryebashkiaku iu mbyll telefonin

20:56 : 16/06/2025
Para

Tërmeti/ Presidentja e KE: Jemi në krah të shqiptarëve

TË GJITHA

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

10:46 : 12/08/2025

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

10:43 : 12/08/2025

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025

Vijon të digjet “Syri i Kaltër”, evakuohen 500 turistë. Mbyllet qarkullimi në Muzinë–Sarandë

10:07 : 12/08/2025

Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje: Trafikuan tonelata me kokainë

10:07 : 12/08/2025

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, e pësojnë administratorët e 3 exchangeve në Elbasan

10:03 : 12/08/2025

Denoncimi: Mashtrim në Latitude Tirana, karamelet me çmim ndryshe në paketim dhe faturë

09:48 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com