• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritet bilanci i viktimave/ Nënë e bir nxirren të pajetë nga rrënojat (Kush janë viktimat)

19:00 : 27/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Përditësuar/ Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes konfirmuan se është rritur në 30 numri i viktimave nga tërmeti. “Janë gjetur tek pallati 6 katësh në Durrës nënë e bir, Dolora dhe Klaus Reçi”, thanë burime zyrtare nga MM.

***

Tërmetet/ Xhaçka zbardh emrat e viktimave, mes tyre fëmijë, gra e të rinj

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zbardhur emrat e 28 viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të forta që kanë goditur vendin.

“Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot.  E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen. Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë”, tha Xhçka në një deklaratë për mediat.

Lexo edhe:

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

Viktimat në Durrës:

1-   Amelia Lala, 8 vjeç

2-   Esiela Karanxha, 8 vjeç

3-   Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4-   Sadik Qato, 85 vjeç

5-   Isah Abazi, 29 vjeç

6-   Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7-   Eviola Broshka, 28 vjeç

8-   Kristi Reçi, 24 vjeç

9-   Sehadete Lala, 79 vjeç

10-  Djena Karanxha

11-  Eduart Reçi

12-  Shemsedin Abazi

Në Krujë:

  1. Ariela Lala 4 vjeç
  2. Bukurije Leka
  3. Erisa Cara
  4. Fatmira Cuka 44 vjeç
  5. Selvie Lala 77 vjeç
  6. Saimir Greku
  7. Kristjan Preçi 26 vjeç
  8. Sardi Cuka 18 vjeç
  9. Hajrie Vata 65 vjeç
  10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
  11. Drita Cakoni 58 Vjeç
  12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
  13. Çelike Grupieku 57 Vjeç
  14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç
  15. Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:

Marjan Preçi 25 vjec u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Një person gjithashtu humbi jetën në Kurbin, njoftoi më herët Ministria e Mbrojtjes, pasi në panik nga tërmeti, u hodh nga banesa.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ka bërë apel qytetarëve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmetet, që mos të rrinë në to, pasi mund të jenë të rrezikuar nga tërmete të tjera të mundshme.

Tërmetet/ Xhaçka apel qytetarëve: Nëse banesat janë të dëmtuara, ju lutem mos u riktheni brenda!

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur qytetarë,
Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar, e që do doja mos të ndodhte kurrë.
Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu sic ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar.
Por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve nderkombetare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para.
Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot.
E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen.
Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë.
Në Durrës kahë humbur jetën:

1- Amelia Lala, 8 vjeç
2- Esiela Karanxha, 8 vjeç
3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4- Sadik Qato, 85 vjeç
5- Isah Abazi, 29 vjeç
6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7- Eviola Broshka, 28 vjeç
8- Kristi Reçi, 24 vjeç
9- Sehadete Lala, 79 vjeç
10- Djena Karanxha
11- Eduart Reçi
12- Shemsedin Abazi

Në Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç
2. Bukurije Leka
3. Erisa Cara
4. Fatmira Cuka 44 vjeç
5. Selvie Lala 77 vjeç
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeç
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni 58 Vjeç
12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
13. Çelike Grupieku 57 Vjeç
14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15. Kastriot Cakoni
Ndërsa në Lezhë:
Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Janë momente shumë të vështira për të gjithë ne. Me shumë ankth. Me shumë dhimbje për jetët e humbura por dhe shumë shpresë për të lënduarit.
Kjo ka qenë një ngjarje vërtet e rëndë. Por nëse ka në këtë situatë një fenomen mbresëlënës, eshte pa dyshim fryma e jashtëzakonshme e solidaritetit që kemi parë brenda dhe jashtë vendit.
Jam ndjerë vërtet edhe e prekur, por edhe shumë krenare, sic jam e bindur edhe te gjithë ju, kur kam parë skenat e qytetarëve që përpiqeshin e përpiqen te ndihmojnë brenda dhe përtej mundësive te tyre.
Dhe jam vërtet mirënjohëse dhe pa fjalë në fakt, nga ata qindra e mijëra shqiptarë të thjeshtë, që kanë vërshuar të ndihmojnë, duke asistuar në operacionet e kërkim shpëtimit, duke dhuruar ushqime e veshmbathje, duke hapur dyert e shtëpive apo hoteleve për të strehuar ata që janë prekur nga kjo tragjedi.
Dua t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët që ende sot po vazhdojnë të punojnë vullnetarisht, të palodhur e shpesh duke rrezikuar shumë. Ashtu siç dua të falenderoj edhe të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë, e mbi të gjitha vëllezërit e motrat tona kosovare që na janë gjendur ashtu siç dinë shqiptarët t’i gjenden njëri tjetrit në orët e tyre të vështira. Jam pa fjalë. Faleminderit nga zemra.
Por dua ta shfrytëzoj këtë rast per te përsëritur te njëjtin mesazh. Ende nuk ka kaluar faza e rrezikut. Ky rrezik sot vjen mbi të gjitha nga godinat e dëmtuara, që mund të jenë në rrezik shembje, që mund të kenë pësuar dëme strukturore. Prandaj dua te përsëris thirrjen per qytetaret; Ju lutem mos u riktheni në shtëpitë tuaja nëqoftëse ato kanë dëmtime të tilla. Edhe nëse nuk jeni të sigurtë, është më mirë për ju, për familjet tuaja që të prisni derisa të bëhen verifikimet nga ekipet e ekspertëve te cilat jane organizuar tanimë dhe do te jene ne terren 24 ore ne ditet ne vijim.
Po ashtu dua tu bej thirrje të gjithë autoriteteve vendore që ta përshpejtojnë sa më shumë këtë proces sepse ky nuk është thjesht një proces inventarizimi i dëmeve e vlerësimesh, por një proces që shpëton jetë njerëzish. Është një përgjegjësi shumë e madhe të cilës i duhet shkuar deri në fund me përgjegjësinë e rigorozitetin më të madh. Duke marrë seriozisht e inspektuar çdo raportim e denoncim e duke mos e çuar situatën në një pikë ku njerëzit humbasin durimin, lodhen duke pritur dhe marrin parasysh rrezikun e rikthimit në banesat e dëmtuara.
E di që ky proces ka nisur vetëm sot. Prandaj kjo e imja nuk është një kritikë, por një paralajmërim që të investohen tek ky proces me gjithë seriozitetin që meriton kjo situatë dhe meritojnë qytetarët shqiptarë. Sigurisht per te gjitha ato mungesa ne kapacitete profesionale qe bashkitë mund te kenë, do te asistohen nga profesioniste te institutit te ndërtimit apo shoqatës se ndërtuesve per ta kryer procesin e verifikimit ne kohe sa me te shpejte.
Do te jemi ne kontakt ne orët ne vijim per me shume informacion.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

09:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

09:44 : 27/06/2025
BOTA

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

09:40 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025
BOTA

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

09:20 : 27/06/2025
Para

Po ndodh tani/ Qindra qytetarë të kapur përdore në ‘Sheshin Skënderbej’ dhe po luten për viktimat nga tërmeti (Video)

TË GJITHA

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

09:47 : 27/06/2025

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

09:44 : 27/06/2025

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

09:40 : 27/06/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur amerikan

09:20 : 27/06/2025

Merz: BE duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

09:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com