• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në datat 25-27 nëntor tërmet i fuqishëm në Shqipëri”, kush është fieraku që parashikoi lëkundjet që tronditën vendin

19:43 : 26/11/2019
në AKTUALITET, NDRYSHE

Shqipëria u godit sot nga një tërmet apokaliptik me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, që shkaktoi mbi 20 viktima dhe mbi 600 të lënduar.

Sipas raportimeve më të fundit, dyshohet se ka ende shumë persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Sizmologët kanë deklaruar se deri më tani janë numëruar mbi 250 tërmete në Shqipëri.

Ndërkohë, një muaj më parë një qytetar nga Fieri i quajtur Gani Gurguri, ka parashikuar në një emision televiziv se Shqipëria do të goditet nga një tërmet i fuqishëm në muajin nëntor.

Madje, Gurguri ka parashikuar edhe datën se kur do të ndodhë tërmeti, vetëm ka gabuar për epiqendrën e tij.

Lexo edhe:

Afganistani s’gjen qetësi, tërmeti me magnitudë 6.2 ballë shkund pjesën juglindore

Tërmeti në Afganistan, numri i viktimave shkon në mbi 2200

Në një intervistë për “dritare.net” në datën 20 tetor, parashikuesi i pazakontë është shprehur se një tërmet i fuqishëm do të shkundë Shqipërinë në datat 25-27 nëntor.

Ai është i njohur gjerësisht në rrethin e tij, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë falë aftësisë së tij të veçantë për të parashikuar motin.

Gurguri ka treguar edhe parashikime që i kanë dalë të gjitha me saktësi.

INUERVISTA E PLOTË:

Ku jetoni dhe ku punoni?

Jetoj në qytetin e Fierit, punoj tek Alpetrol.

Si keni nisur të parashikoni motin dhe tërmetet?

Dashuria për natyrën më ka bërë të merrem me këtë gjë. Duke e njohur natyrën, fillon t’i kuptosh shenjat e saj, nëpërmjet të cilave ajo kërkon të komunikojë me ne.

Keni studiuar për sinoptikë?

Jo, nuk kam studiuar.

Çfarë metodash përdorni për të realizuar parashikimet tuaja?

Për metodat janë kuriozë të gjithë, por nuk tregohet sekreti i punës. Metodat janë të thjeshta por puna është e vështirë dhe në qoftë se i thua, njerëzve ju duken absurde, në këto kohë kur shkenca ka evoluar. Pasioni, aftësia për të kuptuar shenjat e natyrës dhe praktika, janë ato çka me dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. Edhe unë njeri i zakonshëm jam, por puna që bëj është e jashtëzakonshme.

Çfarë keni parashikuar më parë dhe sa të sakta kanë qenë parashikimet tuaja?

Parashikimet e mia janë të hershme dhe rezultatet janë më se të sakta, do më duhej një ditë e tërë për t’i treguar. Po tregoj disa prej ngjarjeve që kanë bërë më shumë bujë dhe më shumë dëme në njerëz dhe materiale.

Në 1985- përmbytje. Lajmërova Kryetarin e kooperativës
1- 3.11.2005- përmbytje masive pas daljes së Vjosës, lajmërova Fatos Bejën

2.02.2007- paralajmërim për det të keq, Ngel vapori në Durrës

10.6.2007- parashikim për ardhjen e Xhorxh Bushit Shqipëri. Ndërkohë që të gjitha mediet e jepnin me shi, parashikimi im ishte për kohë të mirë, ashtu edhe siç ndodhi.

7.12.2010- përmbytje masive.

2014- 2015- bëra kalendar meteorologjik, ku parashikova shi me intensitet të lartë, lajmërim që e bëra edhe në mediat lokale,, Fier

17- 20.11.2014- përmbytje në Laç, 3 viktima

Tërmetet që kam parashikuar

Tërmeti i parë i lajmëruar në studion e Z.Lirë, me epiqendër në Korçë, ishte 4.5 ballë. U ndje edhe në Tiranë, madje parlamentarët dolën jashtë salle.
Rasti i rrallë- në 55 ditë kanë rënë 10 tërmete, Itali, Greqi, Mal të Zi etj.

Kam gjetur tërmete në Indonezi, Kinë, Itali, Maqedoni, Greqi etj.

Cili është parashikimi i moti në Shqipëri, për këto kohë?

Më poshtë po sjell disa parashikimet e mia sesi do të jetë moti deri në fund të muajit nëntor.
26- 31 tetor- moti i paqëndrueshëm
1- 2 nëntor- shi lokal
3- 5 nëntor- kohë e mirë
14-18- do të jetë mot me shi
19- 20- do të ketë shi lokal dhe mjegull
20- 24- mot me vranësira dhe shi lokal
24-30- reshje dhe me interval të shkurtër përmirësimi
25- 27- lëkundje tërmeti

Ku do të bjerë tërmeti i fund nëntorit?

Në Gjirokastër –Janinë. Do të jetë i ngjashëm me tërmetin e kaluar. Për më shumë do flasim bashkë, një herë tjetër, sepse jam duke punuar dhe nuk mund të them diçka më shumë tani.

Si sillen njerëzit me ju? I besojnë ato që ju parashikoni?

Tashmë, njerëzit e kanë fituar besimin tek mua. Dikur me shihnin si të çuditshëm, ndërsa tani më shohin si fenomenal. Ka nga ata njerëz që nuk ndalojnë së më pyeturi për data të ndryshme, për arsyet që kanë. Disa habiten që unë ende nuk punoj në stacionin meteorologjik të Shqipërisë, e të tjerë më thonë shpesh, “ik jashtë, pasi vetëm andej do të gjesh mbështetje”.

Çfarë do të kërkonit  nga institucionet e këtij vendi?

Pikë së pari do iu kërkoja e të më mbështesnin me një kurs kualifikimi në këtë fushë, që unë të avancoj më tepër, sepse parashikoj pa aparatura. Gjithashtu, do të doja një vend pune në stacionin meteorologjik.

Por e di që është e vështirë. Isa Boletini thoshte: Shqiptarët të falin gjakun, por jo suksesin.

Etiketa: gani gurguritermet

Lajme të lidhura

BOTA

Afganistani s’gjen qetësi, tërmeti me magnitudë 6.2 ballë shkund pjesën juglindore

19:38 : 04/09/2025
BOTA

Tërmeti në Afganistan, numri i viktimave shkon në mbi 2200

16:05 : 04/09/2025
BOTA

Tërmeti në Afganistan, mbi 1400 të vdekur

12:40 : 02/09/2025
BOTA

Tërmet shkatërrues në Afganistan, raportohet për qindra të vdekur

08:18 : 01/09/2025
Lajmet e Dites

Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda

18:32 : 15/08/2025
BOTA

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

22:54 : 10/08/2025
Para

Tërmeti katastrofal do trondisë mesdheun/ Ja çfarë kishte parashikuar Nostradamusi për fundin e 2019

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com