Vijojnë lëkundjet në vend.
Pak sekonda më parë është shënuar një tjetër tërmet. Sipas vleresimeve paraprake, termeti ishte me magnitude 3.8.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik veçanërisht nm zonën e Thumanës, ku ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti 6.4 ballë që goditi rreth orës 4 të mëngjesit dhe po punohet për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat.
Zyrtarisht, dy viktima janë konfirmuar nga tërmeti. IGJEUM ka këshilluar banorët e zonave ku është shënuar epiqendra që të qëndrojnë jashtë banesave.