Pas tërmetit të fuqishëm, forcat e emergjencës civile kanë ngritur çadrat e evakuimit për të strehuar familjet, të cilava iu dëmtuan banesat dhe tashmë janë në mes të katër rrugëve.
Në qytetin e Durrësit janë ngritur disa pika, ku pritet të sistemohen përkohësisht të gjithë personat që kanë ngelur në rrugë pas dëmtimit dhe shembjes së shtëpive të tyre nga tërmeti i sotëm.