Historia e komplikuar midis nuses dhe vjehrrës së saj ishte sot pjesë e “Ka një mesazh për ty”. Shumë faktorë kanë çuar në një konflikt dhe marrëdhënie të acaruar midis tyre, aq sa nusja së bashku me burrin largohen nga shtëpia. Molla e sherrit u bë varfëria e madhe dhe jetesa në fshat.
Një martesë e cila u ndërtua mbi gënjeshtra, prodhoi më pas shumë vuajtje për të dyja palët. Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, sot Elona ka ardhur në studio dhe ka një kërkesë për vjehrrën.
Ardit Gjebrea: Si u njohe me familjen e burrit?
Elona: Me 3 shkesë. Ngaqë nuk bënte punë njëri, takuam tjetrin dhe pastaj futëm dhe një tjetër përfaqësues.
Ardit Gjebrea: Çfarë të thanë ty për këtë familje? Si ta prezantuan?
Elona: Për çunin shumë mirë, djalë i mirë, djalë i urtë, nuk trazon ujëra, domethënë në punën e vet.
Ardit Gjebrea: A ishte në punë në fakt?
Elona: Që në momentin kur hymë të pimë kafe. I thashë: Dëgjo, para se të pimë kafe unë do të them dy gjëra. E para unë jam e sëmurë, jam e dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe bën vaki mbas një viti, mbas 5 vitesh mbetem në rregjim shtrati. Këtë mendoje mirë, i tregova të vërtetën. Dhe pyetja e dytë që i bëra: Unë nga ky problem që kam, unë nuk fejohem në fshat. Nëse nuk ke shtëpi në qytet, unë në fshat nuk fejohem, se prindërit e tij rrinin atje.
Ardit Gjebrea: Ku rrinin? Në fshat?
Elona: Në fshat.
Ardit Gjebrea: Si të tha? Kam shtëpi në qytet?
Elona: Po, kam dy shtëpi tha, një në fshat dhe tjetra në qytet. Mirë thashë, meqë paske shtëpi në qytet porosite kafen dhe të bëjmë muhabetet. Thashë çfarë shkolle ke dhe çfarë profesioni ke? Tha jam mekanik, inxhinier, punoj usta dhe shumë e shumë zanate të tjera, por e vërteta nuk ishte kështu.
Ardit Gjebrea: Ti e pranove?
Elona: Unë nuk e dija, ai mi paraqiti që jam, unë e mësova më vonë.
Ardit Gjebrea: U fejove?
Elona: Fejesa u caktua për një javë.
Ardit Gjebrea: Ti vajte tek shtëpia e tyre?
Elona: Unë shumë shpejt vajta tek shtëpia që ishte në Tiranë, e pashë aty, isha me gjithë mamin dhe ishte e pabanueshme. Mami i tha babit, shko tek shtëpia në fshat, se në Tiranë nuk kishin shtëpi.
Ardit Gjebrea: Vajte në fshat?
Elona: Babi vajti në fshat dhe i thotë mamit që ata as në fshat nuk kanë shtëpi, për çunin dhe gocën. Se thotë s’na ka zënë shtëpinë që ta çojmë në atë shtëpi, nuk kishin vëretje as për prindërit e burrit dhe as për burrin, vetëm për shtëpinë. Dhe unë meqë blemë flori, rroba, të gjitha dhe meqë i dhashë fjalën, thashë meqë ai është mekanik, inxhinier, çfarë më tha, thashë që do jetë i zoti të punojmë dhe të ndërtojmë.
Ardit Gjebrea: Hajde the ti dhe po shkoj…
Elona: Pasi u martuam, ata nuk kishin marrëveshje me njëri-tjetrin, burri me prindërit.
Ardit Gjebrea: Aa nuk shkonin mirë?
Elona: Sepse ata donin t’i pyesje për gjithçka. Unë aty s’kisha të drejtë të fshija asnjë lloj gjëje, as të rregulloja, as të pastroja asgjë. Sepse ti ke vetëm krevatin, nuk të takon asgjë tjetër, se kjo është shtëpia jonë.
Ardit Gjebrea: Kush ta thoshte këtë?
Elona: Vjehrri. Mirë se ai ishte i vjetër, por pse duhet t’ja përkrahte dhe vjehrra.
Ardit Gjebrea: Ju ku flinit? Flinit në një nga dhomat e shtëpisë?
Elona: Në një nga dhomat e shtëpisë, por dorezën e derës e mbante vjehrra. Sa herë do hynim të flinim ditën apo natën, ne s’kishim të drejtë ta mbyllnim derën me çelës, sepse ajo derë s’kishte as çelës, as bravë, as kyç, asgjë. Vetë dorezën dhe atë e hiqte dhe e mbante në xhep. Dera e dhomës time ishte si derë bagëtish. Ka patur një moment që burrit tim i kishte rënë të fikët se ishte sëmurë dhe unë i fus dorën tek koka dhe e ngre se ishte në tokë. Hyn vjehrra dhe thotë çfarë po bëni ju, s’ju vjen turp… se shikonte se ishte djali në tokë. E ke sëmurë thoshte, i ke bërë magji ti. Merrnim të hanim bukë, e para s’kishim çfarë të hanim dhe e dyta, po hani bukën tonë thoshte, unë s’kisha dy javë që isha martuar. Banjos, vetëm banjo nuk i thuhet.
Ardit Gjebrea: Si bënit dush ju?
Elona: Mbi kusi, kush të kalonte më shikonte.
Ardit Gjebrea: Çfarë thua?!
Elona: Po.
Ardit Gjebrea: Bashkëshorti yt çfarë bënte?
Elona: Asgjë, nuk fliste fare.
Ardit Gjebrea: Ti nuk jeton më aty?
Elona: Unë nuk jetoj aty, jetoj më keq se aty.
Ardit Gjebrea: Pse?
Elona: Burri erdhi në një banesë, në magazinë, aty ishte rritur në fakt burri, në atë banesë. Por e rrënuar komplet. Çunin e kam 6 vjeç, gocën 5 vjeç, nuk bëjnë dot 500 m rrugë se mbeten nga këmbët.
Ardit Gjebrea: Pse?
Elona: Nga lagështira, myku, ata nuk ecin dot, vjellin gjak.
Ardit Gjebrea: Po si i ke rritur ata fëmijë?
Elona: Vetëm në spital, nuk rrinë një ditë pa mjekim.
Ardit Gjebrea: Pse nuk ke ikur nga ajo shtëpi?
Elona: Po ku të shkoj, të iki me qira, burri ka qenë pa punë. Ata thanë që shtëpinë nuk do ua lemë juve, por nipit, se kanë rritur djalin e vajzës vetë.
Ardit Gjebrea: Çfarë bëtë?
Elona: Kishim 80 mijë lekë dhe i thashë hajde shkojmë në treg, me ato 80 mijë lekë bleva fruta-perime, me një karrocë i çova tek stacioni i trenit dhe nga 80 mijë lekë që kisha me vete, kam çuar në shtëpi 100 dhe nga dita në ditë më shumë. Dhe pas dy javësh kam patur 500 mijë lekë dhe i thashë shiko si punohet, pa ia patur nevojën askujt.
Ardit Gjebrea: Ti ke thirrur vjehrrën tënde? Çfarë do i thuash?
Elona: Unë vjehrrën e kam thirrur, se dhe tek ajo banesë që jetojmë, banesa ishte në emrin e vjehrrit, doli ligji për të prerë dritat që s’ishin paguar dhe për një vit kemi ndenjur pa drita me dy fëmijët.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Elona: Se ata nuk vinin, se kontrata e dritave ishte në emrin e tyre. Shtëpia është në emrin e tyre dhe unë s’kam të drejtë të hedh një lopatë llaç.
Ardit Gjebrea: Çfarë dëshiron t’i thuash sot?
Elona: Vjehrra ngaqë nuk na ka dashur kurrë, ajo mesa duket tani që kanë ngelur, ka vendosur të ikë tek nipi që është fejuar në Lushnje. Atje a do rrijë tek familja e nuses së nipit, a me qira nuk e di. Por edhe pse ajo është treguar kështu, unë jam ajo që ashtu sikurse e kam larë në govatë kur jam martuar, jam ajo që të vijë tek çuni i vet, të vijë të rregullojë një dhomë, se unë kam marrë burrë me nënë e baba. Dua ta kem familjen e bashkuar, të vijnë dhe ata, por me kusht që të rregullojnë një dhomë.
Ardit Gjebrea: Pra je e gatshme që t’ju shërbesh atyre?
Elona: Po jam e gatshme, me sa mundësi kam.
Vjehrra e Elonës nuk ka ardhur në studio, por ka një mesazh për të.
“Nusja e djalit po të më donte vinte më shikonte këtu, more vesh. Nuk kam bërë fjalë me të, as hiç. Unë ika që andej, erdha me plakun këtu, e mora për këtu. Ajo krisi e iku, si thashë gjë se shtëpitë ishin gati atje. Unë të mora për këtu. Nuk bëhem traktor tha të punoj. Mirë i thashë ik, i dhashë ca plaçka, edhe iku me gjithë çunin tim. Një dhomë e kam lënë për vete, por dhoma është shkatërruar krejt. Nuk e kam për vete, e kam lënë për nipin, se është pa nënë, pa baba, i shkreti. Dy vjeç e kam rritur, sot është 24 vjeç. U martua në Lushnje, me lejen tonë dhe tani unë do shkoj me shtëpi atje. Se me atë nuse nuk rri dot, ja të vritem unë, ja të vritet nusja. S’dua të ndaj çunin nga gruaja me dy kalamaj. Nusja të shohë punën e vet, unë të shoh punën time. Djali po të dojë të vijë të shohë pleqtë, le të vijë, derën e ka hapur. Edhe nusja e ka derën hapur, e mirë, e keqe është nusja ime. S’dua ta takoj, se më ngrihen dhe nervat dhe vetëm të vritem me atë…
E pyetur nga gazetari nëse i jep leje për të rregulluar shtëpinë në Tiranë, ajo nuk pranon duke thënë se shtëpia është e nipit dhe vetëm ai e di ç’do bëjë me të.