• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“The Cacciatori”/ Cila është skuadra speciale që kap bosët e ‘Ndrangheta-s

22:11 : 23/11/2019
në BOTA

Në shpatet e malit Aspromonte, Pasquale Marando, i njohur si Pablo Escoboar i ‘Ndrangheta-s në Kalabri, kishte ndërtuar një bunker të fshehtë hyrja e të cilit ishte një furrë picash.

Pak kilometra më tutje, Ernesto Fazzalari, i cili stërvitej në qitje me kokat e prera të armiqve të tij, jetonte në një “kolibe” 10 m2.

Malet në Parkun Kombëtar Aspromonte, Kalabri.

Kur, në vitin 2004, Policia italiane shkoi për ta arrestuar, Fazzalari, bosi mafioz i dytë më i kërkuar në vend, pas atij të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, ishte arratisur përmes një tuneli të fshehtë të gërmuar poshtë lavamanit. Autoritetet arritën ta kapnin në vitin 2016, pasi kishte kaluar 20 vite në arrati.

Komandanti i “Gjahtarëve”, Milo Aveni, i fotografuar në shtabin e Karabinierëve.

Njëlloj si ai, shumë bosë mafiozë i kanë shpëtuar autoriteteve duke ndërtuar “qytete” nëntokësore poshtë vendbanimeve normale. Një botë e nëndheshme e ndërtuar në shtrate lumenjsh të tharë të lidhur me tunele që duket se nuk përfundojnë kurrë.

Për t’i nxjerrë “urithët” e krimit nga aty, autoritetet italiane formuan një njësi të veçantë ushtarake të përbërë nga ushtarë elitarë të stërvitur mjaft mirë, të mbiquajtur “Cacciatori”, ose “Gjahtarët”. Në 25 vitet e fundit ata kanë arritur të arrestojnë 300 të arratisur, fotografitë e të cilëve ekspozohen si trofe në zyrën e tyre. Gjithashtu kanë arritur të zbulojnë 400 tunele të cilët përshkruhen si “vepra inxhinierike superiore”.

Lexo edhe:

Kënga e Parashqevisë dhe orkestra e Ndranghetës

MAFIA, apo “MAFIA state”?

Lista e personave në arrati të kapur që nga vitit 1992 nga “Gjahtarët”

Njësia u ngrit fillimisht në vitin 1991 për të luftuar një fenomen tepër të përhapur në Kalabrinë e atyre viteve, rrëmbimin e personave. “Me kalimin e viteve ky fenomen thuajse u zhduk”, thotë Majori Carmelo Aveni, komandanti i “Gjahtarëve” për “The Guardian”. “Një tjetër urgjencë na doli përpara. Bosët e vjetër të ‘Ndrangheta-s, të cilët gjithmonë kanë qenë të pranishëm në atë zonë, filluan të forcoheshin dhe të merrnin guxim”.

Dikur të përqeshur nga Mafia siciliane dhe Camorra napolitane, sot ‘Ndrangheta është organizata kriminale më e fuqishme në Itali dhe një prej më të pasurave në botë. Sipas një studimi të Institutit Kërkimor “Demoskopita” të vitit 2013, ajo është më e fuqishme financiarisht se “Deutsche Bank” dhe “McDonald” bashkë, me të ardhura vjetore që shkojnë në 53 miliardë euro.

“Gjahtarët” gjatë një misioni natën në pyjet e Kalabrisë.

Sipas hetuesve, sekreti i suksesit është pikërisht territori. Bosët rrallëherë braktisin vendlindjen e tyre, që zakonisht është ndonjë fshat i largët, pavarësisht se organizojnë dhe drejtojnë operacione globale që vlejnë miliona. Për t’u mbrojtur ata ndërtojnë tunele dhe bunkerë të sofistikuar në male që mund të arrihen vetëm në këmbë.

Një snajper me syze për të parë natën në hyrje të një bunkeri ku fshihej një bos i ‘Ndrangheta-s.

“Për t’i arrestuar duhet të jesh i stërvitur mirë, në gjendje të ngjitësh shpatin e malin, të hidhesh nga helikopteri në lëvizje pa harruar aftësinë për të përballuar të ftohtin dhe urinë për ditë më radhë ndërsa monitoron lëvizjet e të dyshuarve”, thotë Aveni. “Dhe e gjithë kjo duhet bërë në errësirë”.

Kuzhina e një bunkeri ku një bos në arrati kishte qëndruar për 12 vite, nga viti 2004 në qershor 2016.

Nëpër bunkerët ku fshihen bosët zakonisht gjen televizorë, kondicionerë, kompjuterë, armë dhe fotografi të shenjtorëve. Gjithashtu, “Gjahtarët” kanë gjetur edhe kodin penal italian, të cilin kriminelët e studiojnë para se të dalin para gjyqit. Ndërkohë, jashtë bunkerëve ka vetëm pyje të dendur, ujq dhe derra të egër…

Brenda bazës së “Gjahtarëve” në Vibo Valentia, Kalabri
Etiketa: "The Cacciatori"Ndranghetaskuadra speciale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kënga e Parashqevisë dhe orkestra e Ndranghetës

14:11 : 17/12/2024
BOLD BLOG

MAFIA, apo “MAFIA state”?

22:02 : 30/05/2024
BOTA

“Vetëm Rino mund ta zgjidhte”/ Si u arrestuan dy anëtarë të Ndrangheta-s për zhvatjen ndaj familjes Gattuso

13:16 : 04/02/2024
AKTUALITET

I lidhur me “Ndraghetën”, i riu shqiptar arrestohet sapo zbret nga avioni në Gjermani

12:53 : 04/12/2023
BOTA

Arrestohet në Kolumbi bosi i arratisur i ‘Ndrangheta-s’

09:39 : 01/12/2023
BOTA

A është krijuar “super-mafia”?

08:42 : 28/10/2023
Para

Zgjedhjet në Britani, Corbyn: Qëndroj neutral në një referendum të ri për Brexit

TË GJITHA

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë

14:13 : 10/05/2025

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar/ FOTO

14:07 : 10/05/2025

Interi motivon lojtarët, shpërblimin miliona euro në rast triumfi në Champions

14:03 : 10/05/2025

Greqi/ 22-vjeçari shqiptar plagos oficerin e policisë me thikë

13:53 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

13:34 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com