• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Samir Mane shkarkon kryetarin e sindikatës së minatorëve 5 ditë pas themelimit të saj

11:07 : 23/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Kompania “Albchrome” e biznesmenit Samir Mane, ka shkarkuar nga puna kryetarin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës Elton Debreshi, vetëm pak ditë pas themelimit të kësaj sindikate.

Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e SMBB-së përmes një njoftimi, në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Arsyetimi për shkarkimin e Debreshit është për “thyerje disipline në punë”.

Kujtojmë se Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u njoh nga gjykata më 15 tetor të këtij viti. Themeluesit e saj, mes të cilëve Debreshi kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave dhe synojnë të rrisin përfaqësimin e punëtorëve në industrinë minerare.

Sipas tyre, sindikatat që kanë përfaqësuar deri më tani minatorët në Bulqizë janë bërë palë me kompanitë.

Lexo edhe:

Samir Mane: Nuk duhet t’i trembemi revolucionit që po sjell inteligjenca artificiale

“Derrat e kënaqur nuk ngopen kurrë”, denoncimi i Berishës për Veliajn dhe Maznikun

Sindikata e minatorëve thotë se kompanitë si “Albchrome” po marrin masa ndëshkimore ndaj themeluesve të kësaj sindikate, që ata të mos të kërkojnë të drejtat e tyre si minatorë.

“Një vendim i tillë vjen qartazi si pasojë e organizimit sindikal të ndërmarrë nga Eltoni dhe dhjetra minatorë të tjerë. Presion i qartë ndaj minatorëve të Bulqizës që të mos guxojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Kompania ka thirrur edhe disa themelues të tjerë të sindikatës për t’ju komunikuar masa disiplinore të pabaza si paralajmërim për shkarkim nga puna.

Fakti që kompania dhe faktorë të tjerë, po sulmojnë ashpër dhe paligjshëm sindikatën tonë, dëshmon se ne jemi në rrugën e duhur dhe përfaqësuesit e vetëm të të drejtave të minatorëve.”-, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e sindikatës thonë se do t’i rezitojnë këtij presioni me të cilin po përballen: “Kompania ka ditë që po bën presion ndaj punëtorëve që të mos shkëputen nga sindikata e vjetër, pasi kjo do t’u kushtonte shumë. Por, NE, do t’i rezitojmë presioneve të tyre! Puna jonë është e rëndë dhe e vështirë. Madje e rrezikshme. Mjafton t’ju kujtojmë faktin se në galeritë e kromit në Bulqizë, gjatë viteve të fundit kanë humbur jetën dhjetra minatorë.

Për të tillë veprime, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Përkundrazi, ne do të luftojmë dhëmbë për dhëmbë për mbrojtjen e të drejtave tona që na i garanton ligji, Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.”

Lidhur me rastin e shkarkimit të kryetarit Elton Debreshi, po ashtu SMBB thotë se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë.

“Boll më trajtimin skllavëror që po na bëhet prej vitesh! NE JEMI MË TË BASHKUAR SE KURRË!”- thonë ata.

Masat që dëmtojnë me qëllim punëtorët sindikalistë:

– Ulje në detyrë;
– Marrje e masave disiplinore;
– Transferim në një ndërmarrje tjetër;
– Tërheqje vërejtje;
– Mos-njohje e mungesave të justifikuara me raport të rregullt;
– Paralajmërim për pushim nga puna;
– Pushim nga puna;
– Masa të tjera të çdo lloji kundër punëtorëve sindikalistë. /Hashtag.al/

Elton Debreshi
Etiketa: samir mane

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Samir Mane: Nuk duhet t’i trembemi revolucionit që po sjell inteligjenca artificiale

16:39 : 27/03/2024
AKTUALITET

“Derrat e kënaqur nuk ngopen kurrë”, denoncimi i Berishës për Veliajn dhe Maznikun

21:22 : 21/11/2023
AKTUALITET

Pse mungoi paria politike në festën e madhe të Samir Manes?

15:13 : 16/06/2023
AKTUALITET

Gazeta amerikane: McGonigal i mori Kastratit 12 mln euro, e tentoi me Samir Manen

20:32 : 13/02/2023
AKTUALITET

Nga pistë helikopteri, tek hangar për avion privat, dhuratat e Ramës për Samir Manen

22:46 : 30/12/2022
AKTUALITET

Hila: Ka dyshime se badigardi i Samir Manes u vra nga Martinaj

22:53 : 26/12/2022
Para

Vogëlushi shqiptar i mahniti të gjithë / Reciton 2800 vargje të Fishtës (Video)

TË GJITHA

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025

PD denoncon me EMRA ata që po blejnë vota për PS-në në të gjithë qarqet

15:58 : 09/05/2025

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez të spiunazhit

15:52 : 09/05/2025

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhje

15:46 : 09/05/2025

Largim i rëndësishëm nga Teuta, sulmuesi u jep lamtumirën durrsakëve pas dy vitesh

15:44 : 09/05/2025

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025

Zyrtare/ Xabi Alonso largohet nga Leverkusen, trajneri pritet të firmosë me Realin

15:32 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com