• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe heshtja e Ramës që flet shumë

14:50 : 21/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej të paktën një jave, kryelajmi ditor në vendin tonë, që prodhon kaq shumë lajme tragjike, është çështja e Gjykatës Kushtetuese. Protagonizmi është marrë nga kreu i shtetit Ilir Meta, i cili njëkohësisht me deklarime politike, ka dërguar në tre prokurori një dosje voluminoze, duke kallëzuar penalisht kreun e KED-së (Këshillit të Emërimeve në Drejtësi), Ardian Dvorani.

Shqetësimi i presidentit lidhet me tentativën e hapur të qeverisë për ta kapur Gjykatën Kushtetuese, duke përdorur “institucionet e reja të drejtësisë”, në këtë rast KED-në, e drejtuar nga Ardian Dvorani, një figurë kontroverse, që lindi si prokuror i sistemit komunist, duke dënuar politikisht qytetarë dhe ngjiti shkallët e karrierës edhe në “demokraci”.

Përtej leximit ligjor, interpretimit juridik apo politik, ajo që bën çudi është heshtja e kryeministrit Edi Rama. Ky personazh që nuk lë gjë pa komentuar, ironizuar dhe përbuzur me fjalorin malinj, këtë herë hesht, si një “gurë varri”. Nuk është pa arsye, pasi duket se ndokush që e këshillon ia ka bërë të qartë se loja me KED, afatet e stisura dhe votimet e paligsjme në Parlament, ishin aq të trasha dhe në shkelje të dukshme, sa sot kreut të shtetit i ka dhënë një mundësi reale për të akuzuar kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë, duke nisur nga Gjykata Kushtetuese.

Heshtja është një gjetje e momentit e Ramës, pasi për të koha vlen shumë të punojë si gjithnjë nën rrogozë, në skutat e errëta të politikës, ku drejtësia nuk njeh ligjin, por hijet e zeza të pushtetit. Është paditur Dvorani i tij? Asgjë për tu shqetësuar, çështja është në duart e prokurorisë dhe shoqe Arta, si gjithnjë nuk do të zhgënjeje. E ka bërë shërbimin ndaj Rilindjes për dy vjet, do e bëjë deri në minutën e fundit kur të jetë në atë karrige të dhuruar.

Lexo edhe:

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

Në aspektin “ndëshkimor”, Rama, Dvorani dhe hijet e tjera që kanë shtrirë dukshëm tatakultat në çdo institucion të drejtësisë së re, janë të mbrojtur. Nuk ka prokurori që të guxojë as ta shohë me sy atë dosje penale nisur ndaj Dvoranit nga kreu i shtetit. Por Ramës i dhëmb më shumë denigrimi i drejtësisë së re.

Sot edhe qytetari më pak i interesuar, apo pa njohje ligjore, e ka të qartë se qëllimi i Ramës ishte që nën obrellën e ndërkombëtarëve të fuste duart në drejtësinë e re. Kjo do i zgjaste jetën qoftë edhe për pak muaj pushtetit të tij, por ajo që synohet nuk është e sotmja, por e ardhmja.

Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij, në qeveri, Parlament dhe pushtet lokal, të zhulosur deri në fyt në afera korruptive, i druhen ndëshkimit kur të mos kenë më pushtetin. Dhe batërdia në dy mandate qeverisje, në aferë tmerrësisht të rënda, që mbajnë firmën dhe vulën e tyre, duhet të varroset njëherë e mirë. Këtë mund t’ua sigurojë vetëm një drejtësi e kapur, për më shumë nën “verdiktin ndërkombëtar”.

Rilindja me përfaqësuesit e saj të lartë kërkon garancinë që kurrë nuk do preken, as nga institucionet e fryra pompoze si SPAK apo BKH dhe as nga Gjykatat Speciale kundër Korrupsionit. Për ta arritur këtë nevojitet kapja, të vendosen të bindur të partisë që nën emrin e drejtësisë së re do të jenë po aq të vjetës e kjo e sotmja. Rama hesht, ka shumëçka të garantuar, do mbetet i paprekshëm dhe korrupsioni i gjashtë viteve dhe batërdia me pronat publike dhe private do të varroset njëherë e mirë, ndaj heshtja flet më shumë.

Etiketa: Edi RamaGjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025
AKTUALITET

Seanca në Kushtetuese/ Veliaj “prek në sedër” trupën gjykuese: Mbroni demokracinë (LIVE)

11:33 : 31/10/2025
AKTUALITET

Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

11:25 : 31/10/2025
Para

Bes Kallaku feston ditëlindjen...Xhensila emocionon me dedikimin special (Foto)

TË GJITHA

“Cili je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025

“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, Veliaj: Po sikur t’ja bëjnë edhe Ogertës ose Florit

12:19 : 31/10/2025

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com