• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri ynë është i frikshëm

07:02 : 20/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama në çdo dalje të fundit publike shfaqet i nxirë në fytyrë, i fryrë pa shkak, i lodhur, i frustruar, nervoz dhe haluçinativ në çdo qëndrim. Ai po sheh “funeralin” e tij politik në çdo çast dhe kjo e tmerron më shumë se vdekja e vërtetë, ajo fizike dhe e shpirtit. Erdhi me shumë premtime, që donte të hynte në histori si politikani që ndryshoi vendin dhe po ikën si fatkeqësia më e madhe e vendit në 30 vitet e fundit.

Krimi i bashkuar me politikën, korrupsioni në nivele të llahtarshme, (pa masë matje), ekonomi e rrënuar, trafik droge i përhapur, njerëz që largohen nga vendi dhe administratë shtetërore e mbushur me Rilindas trushplarë dhe mitmarrës të lindur. Të gjithë institucionet janë të kapura dhe në fund mbetet edhe një dështak i përhershëm edhe në politikën ndërkombëtare.

Shqipëria është kthyer në një telajo ku për gjashtë vite kryeministri Edi Rama bëri një pikturë të artit surreal. Gjithçka iluzion, por me rrezikun që fundi të jetë tragjik për të gjithë popullin.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

Shumëkush sot po thur plane se ai është i “rënë”, por ky gjykim është gabimi më i madh që edhe opozita po e bën me veten. Rama vërtetë ka humbur përkrahje, ka një shpërthim masiv popullor kundër tij, por nuk është e lehtë që të shembet.

Nëse vërtetë të gjithë të dhënat tregojnë se Rama ka humbur thellë popullaritetin dhe qytetarët e zhgënjyer janë gati ta ndëshkojnë me votë në çdo çast, kjo nuk është e lehtë që të ndodhë. Në gjashtë vite kemi krijuar një bishë, edhe pse mund të na duket qesharak në pamje të jashtme dhe mënyrën si hedh e pret batuta, apo sillet si klloun shëtitës. Kryeministri në të vërtetë është një “makinë shkatërruese” që ka të gjitha pushtetet. Përtej së dukshmes si një njeri i lodhur, i trembur dhe pa përkrahje popullore, ai të bën gjëmën, sidomos atëherë kur është i plagosur dhe kafshon në tërbim.

Koha e ka treguar. Regjimet komuniste nuk kishin përkrahjen popullore kur u rrëzuan, por ata nuk ikën pa gjak. Kanë në duar mjetet e dhunës. Sot është krijuar një polici politike, përtej shumicës që mbajnë veshur atë uniformë me nder prej vitesh. Pushteti lokal është i uzurpuar nga një pjesë të ardhur nga bota e krimit, të tjerë që janë vetëshpallur të fortë nën ndikimin e Rilindjes dhe ca më shumë të pashkollë dhe paaftë që për ideale të partisë bëhen kamikazë të një sistemi qesharak.

Bie edhe mendimi i disave që gjykojnë se “bota nuk do e lërë që të bëjë më shumë marrëzi, duke mbajtur me dhunë pushtetin”. Edhe kjo është pjesa që shqiptarët nuk duhet ta mendojnë. Jemi një zonë periferike pa asnjë ndikim si shtet në jetën ndërkombëtare. Sot “ndërkombëtarë” quhen ata përfaqësues të nivelit ambasadoresk, e ca më shumë edhe të dërguar me punë në ambasada. Po për çfarë ndërkombëtarësh flasim që nuk do ta lejojnë, të tipit Bernd Borchard si ai i OSBE-së?.

Ai mbrojti këtë pushtet më shumë se Elisa e partisë, shpërthen në nervozizëm dhe tregon forcën me gra që protestojnë duke u nxjerrë gishtin e mesit. E ai sërish qëndron në atë detyrë, sepse jemi shtet qesharak, popull i trembur, i zhgënjyer dhe që ka humbur me kohë forcën e reagimit ndaj së keqes.

Gabimet po shtohen dita-ditës ku edhe opozita mendon se e ka të rrëzuar këtë qeveri, mjafton që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por gjykon gabim duke e konsideruar si “lehtësisht të mundshëm” atë që kanë përballë, sepse ai shfaqet si “idiot politik”, si një piktor i padëmshëm, por gjithçka e ka për mbulim, pasi në brendinë e tij është një bishë e fshehur, ku në momentet e fundit të ikjes të dëmton, jo më kundërshtarët politik, por qytetarët.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025
BOTA

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025
BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
Para

Reagimi i Dvoranit ndaj kallëzimit të Metës. A po paralajmëron mos-veprimin e Prokurorisë?

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com