• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipëria duhet të përfundojë sa më shpejt reformat”/ Drejtuesi i KiE për Krimin e Organizuar: Nuk është “mision i pamundur”

10:13 : 18/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE
Drejtuesi i KiE në departamentin e Krimit të Organizuar, Gianluca Esposito

Drejtuesi i KiE në departamentin e Krimit të Organizuar, Gianluca Esposito

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

Drejtuesi i KiE në departamentin e Krimit të Organizuar, Gianluca Esposito, ka folur për reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe rrugën tonë drejt integrimit europian.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Esposito tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me përkushtim reformat kundër krimit të organizuar dhe ngritjen e organeve të drejtësisë.

“Nga këndvështrimi im, një luftë e vërtetë, efektive kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar është thelbësore jo vetëm për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, por edhe për të nxitur rritjen ekonomike. Një numër reformash janë duke u zhvilluar në Shqipëri dhe angazhimi politik për t’i ndjekur ato është i dukshëm. Këto reforma përfshijnë reformën e gjyqësorit, dhe krijimin e organeve të specializuara kundër korrupsionit dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha drejtuesi i KiE.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj korrupsionit. Korrupsioni është çështje e integritetit personal, jo i përkatësisë së ndonjë vendi të caktuar. Nuk ka një formulë magjike për ta luftuar atë, por ka masa që vendet mund t’i marrin dhe zbatojnë, së pari për të parandaluar korrupsionin dhe më pas, nëse dhe kur lind, shtypjen e tij. Pra, nuk është “mision i pamundur”, por vullneti politik është i nevojshëm”, theksoi ai.

Teksa u pyet për procesin e pastrimit të parave, Esposito përmendi raportin e MONEYVAL, i cili thotë se korrupsioni paraqet një risk të madh për pastrimin e parave në Shqipëri.

“Raporti MONEYVAL identifikon disa fusha që konsiderohen me rrezik të lartë, dhe këto përfshijnë korrupsionin dhe aktivitetet e krimit të organizuar. Mosrespektimi i rekomandimeve MONEYVAL mund të rezultojë në pasoja mjaft negative për ekonominë e Shqipërisë, prandaj është e rëndësishme që autoritetet shqiptare të mbajnë angazhimin e tyre për t’i adresuar ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Qeveria është e vetëdijshme për këtë dhe ka treguar një nivel të lartë angazhimi për të adresuar ato rekomandime”, theksoi ai.

Gianluca Esposito deklaroi se Shqipëria duhet të përfundojë sa më shpejt reformat dhe të sigurohet që vendi të ketë një sistem gjyqësor plotësisht funksional dhe të pavarur

“Shqipëria ka bërë përparim në 20 vitet e fundit. Qeveritë, pavarësisht nga shumica politike, kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme. Reformat pozitive duhet të pranohen dhe të njihen, dhe ne e bëjmë atë në raportet e GRECO-s. Në këtë drejtim është e rëndësishme të theksohet se Këshilli i Europës ka mbështetur Shqipërinë me rekomandime për forcimin e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit (vlerësimet e raundit të katërt GRECO) dhe një numër i këtyre rekomandimeve janë zbatuar. Ndërsa reforma po vazhdon është e parakohshme të diskutohen për rezultatet, gjëja e rëndësishme që duhet të bëni tani është që të përfundojë sa më shpejt këtë reformë dhe të sigurohet që vendi të ketë një sistem gjyqësor plotësisht funksional dhe të pavarur i cili mund të japë rezultatet e dëshiruara në luftë kundër krimit ekonomik dhe të organizuar. Pavarësia dhe efektiviteti i sistemit është thelbësore”, tha drejtuesi i KiE.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025
AKTUALITET

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025
SPORT

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025
BOTA

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025
Para

Koha për revolucion demokratik/ Deputeti thirrje të fortë: Në pranverë zgjedhje të parakohshme

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com