• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyrtare/ Gjykata Kushtetuese njeh si anëtare, Marsida Xhaferllarin. Ja përgjigjia që i kthehet Kuvendit

15:19 : 15/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese përmes një reagimi zyrtar njeh Marsdida Xhaferllarin si anëtaren e re të kësaj gjykate.

Duke iu përgjigjur Kuvendit lidhur me rezolutën e miratuar prej tij, Kushtetuesja thekson se “si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”.

Dje në Presidencë u betuan para Presidentit të Republikës, Elsa Toska, Marsdida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji.

Ndërkohë Arta Vorpsi, e konsideruar nga KED dhe Rilindja si anëtare e Kushtetueses, për shkak të renditjes si e para në listën që iu dërgua Presidentit, por që nuk u shpreh brenda afeteve, betimin për detyrën e re e kreu para një noteri.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën, Kushtetuesja vendos 30 ditë afat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Plagosi me thikë të riun në Korçë, burg për Aleks Qiqin

Reagimi zyrtar i Kushtetueses

Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

Lista dërguar Metës

Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ata janë:

  1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;
  2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;
  3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;
  4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;
  5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.
Etiketa: gjykatakushtetuesjamarsida xhaferllari

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën, Kushtetuesja vendos 30 ditë afat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

14:36 : 19/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me thikë të riun në Korçë, burg për Aleks Qiqin

15:51 : 18/08/2025
RAJONI

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska

15:26 : 18/08/2025
AKTUALITET

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025
AKTUALITET

Gjykata rrëzon Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, gazetarëve t’u kthehen sendet personale

16:21 : 12/08/2025
BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
Para

Kushtetuesja/ Presidenti Meta kallëzon penalisht Dvoranin e KED

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com