• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Helmoi vjehrrën, u dënua me 32 vjet burg/ Lutja e fundit e Marjana Cmetës: Vini dorën në zemër…

09:47 : 13/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Kërkesa për të qenë pranë vajzës dhe mohimi i akuzës, nuk e shpëtoi Marjana Cmetën nga dënimi me 32 vite burg. Këtë të martë, Gjykata për Krime të Rënda gjeti fajtore të renë, e cila u hetua dhe gjykua për vrasjen e vjehrrës së saj në vitin 2017.

Cmeta mbajti qëndrim mohues gjatë gjithë procesit, ndërsa Prokuroria pretendoi se fajësia e saj ishte provuar, ndër të tjera, dhe nga një video e bërë nga një hoxhë, ku ajo rrëfente krimin.

Gjatë seancës së djeshme, mbrojtja, duke pretenduar se Gjykata ishte treguar e padrejtë në refuzimin e kërkesës për kryerjen e një aktekspertimi psikologjik të thelluar për të pandehurën, kërkuan në fund pafajësinë e saj për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sipas avokatëve të të pandehurës, rrëfimi në atë video në vetvete është një indicie për provë, pro jo provë, ai kërkoi nga Gjykata që të merret parasysh se ai rrëfim është kryer në kushtet e hipnozës dhe se kjo e fundit ka efekte dhe tregon një gjendje jo reale.

Lexo edhe:

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

DËSHMIA Nga ana tjetër, edhe vetë Marjana Cmeta i kërkoi Gjykatës disa minuta kohë për të mbajtur qëndrimin përfundimtar.

“Vendimet ndaj meje më kanë vrarë shumë. Shpirtërisht dhe moralisht ndihem e shkatërruar nga këto vendime. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, ju jeni prindër vetë, unë kam një vajzë të vogël që po rritet pa mua.

Ju lutem të vini dorën në zemër e të mos e lini të rritet pa nënën dhe një nënë të jetoj pa vajzën e saj. Unë para vetes dhe Zotit janë e pafajshme”, tha Marjana Cmeta.

Të pranishëm në seancën e djeshme ishin familjarë të shumtë të viktimës, Lirije Lamit, ndër ta edhe ishbashkëshorti i Cmetës. E nga ana tjetër, Cmeta e priti vendimi e dënimit në dukje e qetë, ndërsa u largua e revoltuar nga salla e gjyqit.

PRETENCA

Prokuroria kishte kërkuar më herët shpalljen e fajësisë së Marjana Cmetës dhe dënimin me 35 vite burg. Në seancën ku u lexuan konkluzionet përfundimtare, Prokuroria solli para treshes gjykuese një sërë provash, nga dëshmi, aktekspertim për shkaqet e vdekjes dhe videon e bërë nga hoxhë Hysen Shehu, ku Cmeta rrëfen krimin.

Sipas Prokurorisë, gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm viktima dhe autorja e dyshuar, Marjana Cmeta, e cila në dëshminë e dhënë para hetuesve nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është zgjuar, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj.

Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e viktimës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një përleshje të Lirije Lamit, me personin që e kishte vrarë.

“Provohet më tej çdo dyshim se shtetasja Marjana Cmeta, në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, viktimën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash, në të cilën kishte hedhur një tabletë fostoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër e për ta bërë që të dukej si vetëhelmim.

Më pas, duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas, ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar.

Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin, duke dhënë alibinë se viktima, gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. /Panorama/

Etiketa: denimiHelmoi vjehrrënMarjana Çmeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

14:01 : 10/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

15:55 : 09/07/2025
AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë “vulos” dënimin, vetëm 12 vite burgim për vrasësin e Klodian Rashës

17:12 : 03/07/2025
AKTUALITET

Nuk u dërgua në Apel/ Dënimi 18 vjet i Talo Çelës merr formë të prerë

11:16 : 02/07/2025
AKTUALITET

Meta: Më dënuan 10 ditë pse dhashë intervistë. Në qeli nuk ka as ujë, ju rrëfej jetën time këtu

19:36 : 11/06/2025
Para

Gazetari shqiptar nga Siria: Shqiptarët, në seksionin më të radikalizuar të kampit Al Hawl

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com