• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk është fadromë, është tanku i Rilindjes

15:22 : 12/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dhjetëra fadroma të pushtetit bënë përgatitjet e fundit natën e së hënës. Motorët u vunë në punë, majat e skrepëve u mprehën dhe zinxhirët u vajisën për të çarë çfarëdo që i dilte përpara. Është si një përgatitje për luftë, mësymje kundër armikut dhe ata fadroma janë tank i vërtetë. Të shtypin, të traumatizojnë, të rrënojnë për një qëllim të pastër; ngritjen e një veprave të nisur dhe bitisur si korruptive, mbi dhimbjen qytetare.

Sot më të lumtur janë Rilindasit. Jo sepse zaptuan një pakicë qytetare që luftoi deri në fund me sa mundi për mbrojtjen e banesave që nuk i mbrojtën dot, por nënshtruan gjithë Shqipërinë.

Majat e skrepëve të fadromës janë pushka dhe “pena” e pushtetit të Rilindjes. Kanë ardhur me shkatërrim dhe po me shkatërrim do e mbyllin. Për ta fadroma është tanku që i mban në pushtet, mjeti që justifikon qëllimin, vjedhjen, nënshtrimin dhe mbajtjen nën dhunë të gjithë popullsisë, i majtë, i djathtëapo pa bindje politike, por të jetë i bindur ndaj pushtetit.
Të kujton ato çaste të fundit të vendeve diktatoriale që për të mbajtur me çdo formë pushtetin e dhunës nxorrën tanket në rrugë. Shtypën njerëz, por nuk mposhtnin dot lirinë, kërkimin e të drejtave dhe furinë qytetare që tanku u ngjante si letër kartoni.

Dhe sot Rilindja fitoi shumëfish! Nuk u gjendën qytetarë që të shtriheshin para “tankut të pushtetit”,kishe shumë njerëz që shihnin në distancë. U vinte keq, rrudhnin buzët nga pamjet e rënda sesi tërhiqej zvarrë fqinji, i afërmi, patrioti i tyre i gjuhës e i zakoneve.
Filmonin për ta pasur në memorie telefoni ato skena, e shanin pushtetin, por nëpër dhëmbë dhe të friguar deri në palcë se dikush aty pranë mund ta spiunonte. E sërish “tanku i Rilindjes” çante përpara. Nuk u rrënuan vetëm ca godina, qofshin edhe pa leje, por ishte prova gjenerale se çfarëdo ti bësh këtij populli të duruar ai nuk reagon ndaj pushtetit, sidomos kur ai ngrihet mbi dhunën.

Lexo edhe:

Krim elektoral/ “Rilindja” shtron asfaltin e radhës në Gjirokastër

Humbi jetën teksa po punonte me fadromë, ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos

Ajo që ndodhi sot dhe po ndodh në Unazën e Re ishte një skenar për gjakderdhje dhe elita politike ishte e mbledhur në zyrat e ruajtura për të parë reagimin. U lumturuan kur e kuptuan se në Tiranë, apo në çdo cep të Shqipërisë mund të bëjnë çtë duan dhe kundërpërgjigje nuk do të ketë.

Kur edhe ambasadorët e huaj u ngrenë gishtin protestuesve është edhe një favor më shumë që ata të heshtin nga dhuna shtetërore. E ku mund të ketë lumturi më të madhe se sot. Rilindja po betonon jo kryeqytetin, por pushtetin e saj.

Mbi popullsi në gjashtë vite qeverisje Rama ka kryer shumë eksperimente. Vendosi kriminele si deputetë, kryebashkiakë, anëtarë këshillash bashkiakë dhe drejtorë. Shumë qytetarë u shkonin nga pas, u jepnin votën, testoi edhe për sa blihet dinjiteti, 40 mijë lekë të vjetra kushton një votë qytetari. Ekonomia është në pikiadë. Para ka vetëm për oligarkët por jo rritje të pagave dhe pensioneve. Subvencionet në bujqësi shkojnë vetëm për një grup të vogël biznesmenësh, por jo për fermerin që mezi mban frymën gjallë.

Ta varfër dhe pa dinjitet me të drejta të mohuara, me pronë të grabitur dhe me taksa të shtuara një pjesë qytetarësh, jo pak por 400 mijë janë larguar jashtë vendit vetëm gjatë kohës që qeveris ai kryerilindasi Rama. E pasi ka bërë këtë masakër mbi qytetarët e tij të nxjerr edhe “tanket e pushtetit” në rrugë. Qytetarët binden, ikin, tremben dhe nuk reagojnë.

Etiketa: fadromëRilindjeTANKU

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krim elektoral/ “Rilindja” shtron asfaltin e radhës në Gjirokastër

11:42 : 07/05/2025
AKTUALITET

Humbi jetën teksa po punonte me fadromë, ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos

10:19 : 06/05/2025
AKTUALITET

Dasho: Jam i zhgënjyer, por mbetem opozitar kundër rilindjes

08:49 : 13/03/2025
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant/ Popullsia e Tiranës është tkurrur me 29 mijë banorë në dekadën e fundit

08:13 : 13/11/2024
AKTUALITET

“Bulevardi i Dibrës”/ Si u groposën 2.2 mln euro, kush ishte firma që fitoi tenderin korruptiv

20:24 : 31/10/2024
AKTUALITET

Priti ardhjen e “liderit”, Balluku mbledh kupolën e Rilindjes për të festuar ditëlindjen

08:49 : 16/10/2024
Para

Arena Kombëtare/ Shiten të 22 mijë biletat për Francën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com