Anxhela, pjesë e komunitetit transgjinor është sulmuar fizikisht në kryeqytet pasditen e sotme nga një grup djemsh. Lajmi njoftonhet nga portali “Historia ime”, i specializuar në raportimet e çështjeve për të drejtave të njeriut në vend.
Në rrjetet sociale, janë publikuar edhe pamjet e Anxhelës pas plagosjes.
Në një postim në Twitter, “Historia ime” shkruan se sulmi ka lidhje me orientim e saj seksual, ndërsa u bën apel autoriteteve të zbardhin ngjarjen.
Pamje të rënda!!!
Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.
Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë. pic.twitter.com/adSozU4UFz
— Historia Ime (@Historiaime) November 12, 2019
“Pamje të rënda!!! Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave. Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve të identifikojnë sa më shpejtë autorët e t’i sjellin para drejtësisë. Pamjet janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e ai transgjinor përballen në Shqipëri. Ne nuk do të heshtim!”, shkruhet në postim.
Anxhela është një emër i lakuar edhe më herët në media. Dy vite më parë, ehtë plagosur në një sherr me thika. Gjithashtu ka tentuar të vrasë veten disa herë.
LEXO EDHE: Rrëfimi i tranvestitit Anxhela: Pse tentova sërish të vrisja veten
LEXO EDHE: Pas tentatitës për të djegur veten, flet Anxhela: “S`dua të shes më trupin, dua punë”