• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gruaja mori vajzën e djalin në Siri, por u vra, historia e trishtë e amerikanit që kërkon fëmijët

10:18 : 09/11/2019
në BOTA

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria pa dyshim se është lajm i keq për Bashirul Shikde, 38-vjeç, të cilit i është krijuar përshtypja sikur SHBA-të kanë braktisur fëmijët e tij dhe i ka lënë në mëshirën e pjesëtarëve të organizatës terroriste e njohur si “Shteti Islamik”, raporton CNN.

Shikde tash e katër vite e gjysmë është duke i kërkuar fëmijët e tij, madje ka bashkëpunuar ngushtë me agjencitë shtetërore amerikane dhe forcat kurde, bile ka shkuar edhe vetë në Lindjen e Mesme që ta kërkojë djalin dhe vajzën, transmeton Telegrafi.

Ky baba ka deklaruar për CNN se ndjehet i tradhtuar pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, që dha urdhër të tërhiqen trupat amerikane nga Siria.

Ai vazhdimisht pyet tani pas tërheqjes së trupave amerikane, nëse do të qëndrojnë agjencitë që do të kujdesen për shtetasit amerikanë, ku në mesin e tyre janë edhe fëmijët e tij për të cilët vazhdon të besoj se gjenden në atë rajon.

“E kam përshtypjen se SHBA-ve nuk i bëhet vonë. Kjo është periudha më e vështirë në jetën time”, ka deklaruar Shikde për CNN.

Gjatë kohës kur ai kishte shkuar në haxh në mars të vitit 2015, gruaja e tij kishte marrë fëmijët e tyre Yusufin dhe Zahran nga shtëpia që e kanë në Miami, dhe iu kishte bashkuar militantëve të ISIS-it.

Lexo edhe:

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

I vendosën bombë para shtëpisë, gazetari Sigfrido Ranucci: Kam një listë të gjatë kërcënuesish

Yusufi asokohe ishte vetëm 4-vjeçar, kurse Zahra nëntë muajshe. Që të dy kanë lindur në SHBA, derisa Shikde është shtetas amerikan me prejardhje nga Bangladeshi.
“Gruaja ime Rashida Sumiya ishte radikalizuar dhe kështu kishte vendosur t’i bashkohet ISIS-it në Siri”, ka deklaruar ai.

Në fillim ajo i kishte dërguar fotografi të djalit dhe vajzës të shkrepura në qytetin Raqqa, “foleja” e militantëve të ISIS-it. E fotografitë tjera që ia kishte dërguar më vonë, shihet Zahra e veshur me të zeza dhe kokën e mbuluar me shami.

Në vitin 2016, Shikde kishte pranuar një dokument përmes mesazhit (sms) në të cilin thuhej se gruaja e tij është ndarë nga ai, pasi kishte refuzuar t’i bashkohet asaj në ISIS. Shpejtë e kuptoi se gruaja e tij ishte martuar me një militant të ISIS-it, me të cilin solli në jetë një vajzë.

Sipas tij ai është vrarë një muaj pas martesës, kurse mesazhet e gruas u ndalën nga dhjetori i vitit të kaluar. Nga motra e gruas që kishte shkuar me të në Siri, e ka kuptuar se edhe ajo ka vdekur në një sulm ajror, derisa fëmijët kanë pësuar djegie nëpër fytyrë.

Prej asaj kohe, në të gjitha mënyrat është munduar t’i gjej fëmijët, përmes FBI-së, politikanëve, organizatave joqeveritare, të gjithë atyre që ishin të gatshëm ta dëgjojnë.

Madje kishte shkuar dy herë në Siri për t’i kërkuar fëmijët, por pa ndonjë sukses.
Disa i kanë thënë se fëmijët janë kontrabanduar në Idlib në veriperëndim të Sirisë, që konsiderohet si zona e fundit e militantëve që luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, ku është vrarë lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Disa tjerë thonë se fëmijët janë diku përgjatë vijës kufitare Siri-Turqi, apo ndoshta në Turqi në ndonjë kamp të refugjatëve në kufi me Irakun.

Nga ato burime e ka kuptuar se fëmijët janë nën përkujdesin e një gruaje tjetër, që gjithashtu është pjesë e ISIS-it.

Megjithatë ai nuk e ka ndërmend të heq dorë, dhe vazhdimisht po i kërkon dhe po tenton në të gjithë mënyrat që t’i lokalizojë. E tëra çfarë i ka mbetur janë kujtimet dhe shpresa që një ditë do t’i përqafojë sërish fëmijët e tij. /Telegrafi/

Etiketa: bombeShikde

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
BOTA

I vendosën bombë para shtëpisë, gazetari Sigfrido Ranucci: Kam një listë të gjatë kërcënuesish

17:06 : 17/10/2025
AKTUALITET

Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin

08:59 : 15/10/2025
RAJONI

Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi

17:00 : 28/08/2025
BOTA

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

19:13 : 27/07/2025
AKTUALITET

Bomba në shtëpinë e Elvis Demçes, media italiane: Kush po e kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare?

20:18 : 25/07/2025
Para

Mbulohet në ar/ Vajza e Donald Tramp i la të gjithë pa fjalë me veshjen në pallatin mbretëror (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com