• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

30-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Kryemadhi: Kemi mbetur në të njëjtin stad

17:37 : 09/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar nëpërmjet Facebook në përkujtim të 30-vjetorit të rëndies së Murit të Berlinit.

Kryemadhi shprehet se atëherë ishte koha ku rinia po ngrihej kundër diktaturave, në protesta madhështore, duke kërkuar ndryshimin e sistemit diktatorial dhe vendosjen e demokracisë ndërsa thekson se sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad.

“Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie të pakapur. Anëtarët e saj duhet të jenë kredibël. Dy standardet e përdorura nga organet e vetingut janë të dukshme. Ne kemi nevojë për besim te sistemi, i cili duhet të ngrihet mbi barazinë dhe jo mbi pabarazinë e gjykimit.” -shprehet Kryemadhi.

Statusi i Kryemadhit në Facebook

SHQIPËRIA 30 VITE PAS RËNIES SË MURIT TË BERLINIT

Lexo edhe:

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

Tridhjetë vite më parë ra Muri i Berlinit. Flladi i lirisë dhe drita e shpresës filluan të përshkonin të gjithë ata vende, ku mbi dyzet vite mbizotëronin diktaturat komuniste. Ishte koha ku rinia po ngrihej kundër diktaturave, në protesta madhështore, duke kërkuar ndryshimin e sistemit diktatorial dhe vendosjen e demokracisë.

Ata kërkonin të zëvendësonin votimet pa kandidatë të komunizmit, me zgjedhjet e lira, ku gara elektorale të garantohej nga ligji dhe vullneti i qytetarëve dhe jo nga pushteti dhe dhuna, apo nga intimidimi i zgjedhësve nëpërmjet levave të pushtetit. Ku fati i qeverisjes të ishte pronë e qytetarëve dhe jo qytetarët dhe fati i tyre të ishin pronë e autokratëve.

Ata donin një drejtësi të barabartë për të gjithë, jo një sistem drejtësie që godiste kundërshtarët politikë nëpërmjet makinacionesh dhe falsifikimesh, ndërsa autokratët dhe shërbëtorët e tyre ishin të garantuar, që nuk do të gjykoheshin për krimet e tyre.

Ishte një kohë, kur rinia kërkonte një treg të lirë, mundësi të barabarta për të gjithë në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

Ata kërkonin që komunizmi dhe praktikat e tij të luftës së klasave të merrnin fund njëherë e përgjithmonë.

Ata donin që mediat të ishin të pavarura dhe jo nën kontrollin e plotë të pushtetit dhe të përdoreshin si “top” për kundërshtarët politikë.

Ata kërkonin të garantohej fjala e lirë dhe jo të dënoheshin dhe burgoseshin për të.

Ishin vetë të rinjtë, qytetarët, intelektualët, disidentët e kombeve, që sollën ndryshimin. Ashtu siç deklaroi ish presidenti amerikan, George H. Ë. Bush, në Berlin me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike: “Ngjarjet historike, për të cilat jemi mbledhur t’i shënojmë këtu, nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por ato ishin mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti”.

Sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad.

Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një rrënim për demokracinë. Ato u kthyen në shfaqjen më të turpshme të pushtetit. Dhuna shetërore, policia e angazhuar krah pushtetit, kërcënimet, frikësimet dhe intimidimet e zgjedhësve, iu shtua edhe bashkëpunimi i grupeve të krimit të organizuar dhe angazhimi total i oligarkëve në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa zgjedhjet lokale të vitit 2019 patën një “hop” cilësor. Ato u zhvilluan pa opozitën. Të tilla zgjedhje me opozitë të emëruar, as Ramiz Alia nuk i zhvilloi, në shkurt të 1991. Përkundrazi i shtyu, me gati dy muaj, për të mundësuar pjesmarrjen e opozitës reale.

Sot zgjedhjet në Shqipëri janë në kushte edhe më të vështira për opozitën, se në 1991!

Drejtësi të barabartë për të gjithë?!

Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie të pakapur. Anëtarët e saj duhet të jenë kredibël. Dy standardet e përdorura nga organet e vetingut janë të dukshme. Ne kemi nevojë për besim te sistemi, i cili duhet të ngrihet mbi barazinë dhe jo mbi pabarazinë e gjykimit.

Prokuroria nuk duhet të jetë një lodër në duart e pushtetit dhe të politikës. Që arreston dhe hap çështje penale për qytetarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, si në rastin e Unazës së Re, ndërsa qeveritarët e korruptuar, shijojnë purot dhe verat e shtrenjta nën shoqërinë e oligarkëve.

Tregu i lirë dhe gara e barabartë e biznesve është kthyer në një përrallë, këto vitet e “shkëlqimit” të PPP-ve pa garë dhe super korruptive, të rrugëve, të shëndetësisë apo të incineratorëve. Mbi 1 miliard euro nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë në një dorë oligarkësh të lidhur ngushtë me pushtetin.Mbi 60% e tenderave zhvillohet pa garues, pa konkurrencë. Ato i rrëmbejnë firmat e oborrit kryeministror apo të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Si në rastin skandaloz të firmës Fusha me ligjin antikushtetues të “Teatrit”. Një njollë e madhe turpi, mbi fytyrën e Ramës dhe Veliajt.

Fjala e lirë dhe media e pavarur janë më të rrezikuara se asnjëherë më pare, në këto tridhjetë vite tranzicion. Televizionet kombëtare janë kthyer në shërbëtorë të paturpë të pushtetit. Mediat e tjera vizive janë nën kërcënimin e vazhdueshëm si “miqësor” të anturazhit të Ramës, ashtu dhe tatimeve apo inspektoriateve të tjera të qeverisë. Lufta më e egër, që sot zhvillojnë rilindasit është ajo ndaj mediave të pakapura dhe të pavaruara.

Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Sot Shqipëria i “përmbush” të gjitha kriteret për të qenë e tillë.

Ndaj si opozitë e bashkuar, por edhe si qytetarë të këtij vendi, na lind si detyrë parësore garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Vetëm përmes tyre, ne do të garantojmë ndryshimin e këtij sistemi të demokracisë false.

Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të garantojmë një shtet ku qytetari është i pari.

Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do garantohet liria ekonomike dhe barazia e tregut.

Vetëm përmes fuqisë së votës së lirë do të garantojmë edhe lirinë e mediave dhe garantimin e fjalës së lirë.

Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta do i bëjmë të gjithë qytetarët shqiptarë, ta ndjejnë veten në Zot në shtëpinë e tyre, në Shqipëri.

Etiketa: 30 viteMonika Kryemadhimuri i berlinitreagimesot jemi ne te njejtin stad

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë/ AKUZAT

14:54 : 29/08/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë kolegët dhe politikanët

18:46 : 23/08/2025
AKTUALITET

“Përkthime dhe modifikime nga turku”/ Zbatuesit e Kodit të ri Penal janë kundër, për kë u bë Kodi?

17:37 : 06/08/2025
AKTUALITET

Iu komunikua akuza nga SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord

14:43 : 29/07/2025
Para

Pompeo apel Iranit për të liruar inspektoren bërthamore të OKB

TË GJITHA

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com