• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpëtimi i Alvinit dhe operacioni “bolla e zezë” në Shqipëri

13:50 : 08/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

 

Nga Boldnews.al

Sot është dita e parë e 11-vjeçarit Alvin Berisha në liri, pranë babait dhe dy motrave. I iku tmerrit të ISIS, i mbijetoi bombardimeve, plumbave, histerizmit njerëzor të paprecedent, qëndroi një vit në kampin famëkeq i vetëm dhe drama e tij pati një fund kur autoritetet italiane, forcat speciale të karabinerisë me mbështetjen e organizmave humanitare dhe lojës së fortë diplomatike Itali-Liban, mundën që të shpëtonin një të mitur nga ferri.

Kjo u qartësua dje deri në mesditë, pasi nga paraditja shumëkush mendoi se shpëtimi i Alvinit erdhi nga gjeneral Sandër Lleshaj. Me syze të errëta, veshur me pantallona xhins dhe ndoshta ndonjë “armë të fshehur”, ai mësyu brenda kampit. Gjenerali ynë e shpëtoi Alvinin e mbajti në krahë, i veshi flamurin kuqezi shkrehu disa foto si dëshmi dhe në fund dha mesazhin për qendrën: “Operacioni ‘shpëtimi’ përfundoi me sukses-të kalohet në planin “B”, me operacionin “bolla e zezë” nën drejtimin e kryeministrit dhe Fug(k)save të tij….

Lexo edhe:

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Mjeshtër Rama mori një foto të Lleshaj me Alvinin dhe e shpërtheu rrjetin duke shkruar se: “Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Bejrut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentet e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë”.

Shpejt doli se Lleshaj qëndronte i qetë në një hotel në Liban, në pritje të përfundimit të aksionit mjaft të rrezikshëm të ndërmarrë nga forcat speciale të karabinerisë italiane, shërbimit sekret dhe efektivëve të Libanit të cilët nxorrën Alvin Berishën nga kampi “Al Hol” në Siri dhe e dërguan shëndoshë e mirë në zonën e sigurt.

Por Alvini ende ishte në “rrezik”, jo më nga ISIS, por nga një tjetër “organizatë” si qeveria shqiptare, e cila është e pajisur deri në dhëmbë me “armë” moderne si: Aparatë fotografik, kamera, dronë filmues, skenografi me simbole kombëtare, aktorë dhe rrjete sociale që përçojnë propagandën.

Vogëlushi 11-vjeçar ishte vërtetë në liri, por nga pamjet e servirura nga zyra e propagandës qeveritare, ai shfaqet më së paku i ndrojtur para disa pozave të detyruara ku pas shpine i vendosin një flamur të Shqipërisë dhe detyrohet të qëndrojë për pak minuta si i “marrë peng” për foto dhe filmime pranë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe një drejtuesi të Antiterrorit shqiptar, i cili edhe ai humbi për një çast profesionalizmin për shkak të propagandës që kërkon qeveria jonë, duke u afishuar me fytyrë.

I ndodhur ngushtë nën kritika mjaft të forta, se ky mashtrim u doli shpejt, ministri Lleshaj dha një tjetër mesazh, tashmë jo të koduar, jo me syze të errata, por nën “uniformën” e Rilindjes. “Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe natyrisht lind pyetja nëse po përdoret politikisht? Dhe unë them po. Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të na tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona”, deklaroi Lleshaj.

Sot asgjë nuk ka ndryshuar pasi nuk është hera e parë, nuk do të jetë as e fundit që propaganda dështon për momentin, por e rimerr veten, po me propagandë. Do të shfaqet diçka tjetër surreale, do bombardohet një popull i tërë me imazhe, deklarime dhe fshehje të së vërtetës. Operacioni “bolla e zezë” nuk do ketë fund!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025
BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
BOTA

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025
BOTA

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025
SHENDETI

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025
Para

Video/ Kontrolle blic në 4 akse rrugore, pezullohen 98 leje drejtimi

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com