• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Identifikohen 39 viktima të gjetura në kamionin frigorifer, 11 arrestime në lidhje me vdekjet

20:31 : 08/11/2019
në BOTA

Lexo edhe:

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

Emrat e të 39 shtetasve vietnamezë, të cilët u gjetën të vrarë në një kamion frigorifer, muajin e kaluar në Esiks të Anglisë, u publikuan nga policia.Dhjetë adoleshentë, përfshirë dy djem nga 15 vjeç, janë në mesin e viktimave, raporton Rel. Trupat e tyre u gjetën më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.

“Prioriteti ynë ka qenë t’i identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesim miqtë dhe familjet e viktimave”, tha ndihmësi i shefit të policsë në Esiks, Tim Smith. Procesi i identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë.Komisioni për identifikim, i mbikëqyrur nga policia, ka përdorur gjurmët e gishtërinjve, ADN-në, të dhënat dentare dhe shenjat dalluese të trupit, si tatuazhe dhe plagë, për të konfirmuar emrat e viktimave.

Shumica e atyre që kanë vdekur kanë qenë në të 20-at dhe 30-at. Tetë kanë qenë gra. Të gjitha viktimat vinin nga Vietnami qendror ose verior. Policia tha se autoritetet tani po diskutojnë mënyrat për riatdhesimin e trupave.Frigoriferi kamion me viktimat besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika. Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, është paraqitur në gjykatë si i akuzuar për vrasje.

Procedimet e ekstradimit kanë filluar edhe kundër 22-vjeçarit Eamonn Harrison, i cili është arrestuar në Dublin, me një urdhër-arrest evropian. Policia po kërkon gjithashtu dy vëllezër nga Irlanda e Veriut, Ronan dhe Christopher Hughes, nën dyshimet për vrasje dhe trafikim të njerëzve. Në dy provinca të Vietnamit janë bërë po ashtu 11 arrestime në lidhje me vdekjet.

Etiketa: arrestimekamioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

13:59 : 04/11/2025
BOTA

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

10:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Operacion “blic” në Elbasan, në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

16:11 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025
AKTUALITET

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarët

10:29 : 25/09/2025
AKTUALITET

51-vjeçari humbi jetën në një minierë në Bulqizë, arrestohen dy punonjës të stafit teknik

10:07 : 25/09/2025
Para

"Edhe udhëtimi ynë e ka një fund"/ Emisioni i njohur mbyllet pas 13-vitesh

TË GJITHA

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës

21:53 : 09/11/2025

Raporti/ Shqipëria, ndër vendet me rezultatet më të ulëta në testin “PISA 2022”

21:46 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme, nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës

21:23 : 09/11/2025

Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës (Detajet)

21:13 : 09/11/2025

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

21:01 : 09/11/2025

Balotazhi në Kosovë/ Numërimi i kutive drejt fundit, kush kryeson në 18 komuna

20:37 : 09/11/2025

Zelensky: Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë

20:23 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com