Dashi
Do jeni shumë spontanë gjatë gjithë kësaj dite dhe gjërat do ju rrjedhin më së miri. Ju të dashuruarit do kaloni momente të këndshme pranë partnerit tuaj dhe zemra do buçasë nga gëzimi. Ndonjëherë mjaftojnë edhe gjëra shumë të vogla për të krijuar lumturinë. Ju beqarët do mundoheni gjithë kohës që ta gjeni princin tuaj të kaltër, por do realizoni veçse disa takime. Në punë do keni aftësinë për të reflektuar me kujdes dhe nuk do nxitoheni të hidhni hapa. Maturia do ju çojë atje ku keni dashur përherë. Gjendja e financave nuk do jetë aq e keqe dhe as e shkëlqyer. Po u treguat të kujdesshëm gjendja nuk do ketë probleme.
Demi
Do jeni shumë emotivë e të ndjeshëm gjatë kësaj dite. Shpesh mund të mbylleni edhe në vetvete. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e ngrohtë. Mes jush dhe partnerin nuk do ndodhin aspak debate apo mosmarrëveshje dhe problemet do i lini pas krahëve. Nëse jeni beqarë, mirë është të mos tregohen impulsivë sepse ka rrezik të keni probleme shumë serioze më pas. Sipas Dritare.net, në punë mund të ketë edhe momente kur atmosfera do jetë e tensionuar. Tregohuni të kujdesshëm nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme. Shpenzimet duhet t’i kryeni me më tepër kujdes në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do zgjoheni me një dëshirë të madhe dhe pasion për të ecur para. Do mendoni të vini në dritë edhe disa ide që keni pasur prej kohësh. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë me shumë fat. Do mendoni të hidhni edhe hapa më tej pasi do jetë zemra ajo që do iu drejtojë. Ju beqarët duhet të jeni shumë të duruar sepse asgjë nuk do ju ndodhë si me magji. Sot më mirë ta kaloni kohën e lirë me miqtë. Në punë do jeni kreativë, të vendosur, të guximshëm dhe aspak përtacë. Çdo qëllim që do i vini vetes keni për ta arritur. Buxheti nuk do jetë aspak i kënaqshëm kështu që kurseni sa të mundeni që të keni para edhe për nesër.
Gaforrja
Do jeni striktë gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të vini çdo gjë në vijë. Ju të dashuruarit do jeni shumë objektivë dhe do analizoni çdo gjë si duhet. Më në fund do vendosni pikat mbi “i” dhe çdo gjë do sqarohet. Ju që jeni vetëm do keni disa takime që do ua drithërojnë zemrën dhe do iu shtyjnë të hidhni hapa. Jeta juaj do marrë një tjetër kuptim. Në punë do vendosni të mos i dëgjoni aspak kolegët dhe do bëni atë që do iu duket më e logjikshme. Të paktën do veproni si dini dhe nesër do e mbani ju përgjegjësinë për gjithçka. Me shpenzimet po nuk e tepruat nuk do keni asnjë lloj tronditjeje.
Luani
Planetët do iu ndihmojnë gjatë kësaj dite dhe do shërohen disa plagë të hershme që keni pasur. Nëse keni një lidhje dhe doni që marrëdhënia juaj me partnerin të jetë sa më e mirë, duhet të bëni patjetër më tepër lëshime dhe duhet t’i shprehni pafundësisht ndjenjat. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga një person, por nuk do keni guxim të hidhni menjëherë hapa. Tani për tani ju do dashuroni në fshehtësi të plotë. Në punë, mirë do jetë t’i bëni me kujdes llogaritë para se të veproni. Ndiqni edhe ndonjë strategji strikte në mënyrë që gjërat të ecin më mirë. Sektori i financave do jetë plotësisht i qetë dhe pa probleme.
Virgjëresha
Dita do jetë disi më e qetë dhe do mundoheni t’i mbani larg konfliktet. Ju të dashuruarit, për fat të mirë nuk do keni shumë probleme me partnerin e madje do i zgjidhni edhe disa të hershme. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë emocionuese. Ju beqarët nuk do jeni plotësisht të bindur për ta ndryshuar statusin e tuaj kështu që do preferoni të prisni edhe pak. Në punë do bëni mirë të shtoni dozat e fantazisë dhe të bëni diçka më interesante. Në këtë mënyrë do tërhiqni edhe më tepër vëmendjen e shefave. Të ardhurat nuk do jenë katastrofike, por do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të majme që do kryeni.
Peshorja
Marsi do iu bëjë me më shumë fat gjatë kësaj dite kështu që duhet të përgatiten shpirtërisht për gjëra interesante. Ju të dashuruarit do jeni me shumë fat dhe të gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mirë. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të paduruar sepse mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do pendoheni shpejt. Sipas Dritare.net, në punë do vlerësoheni mjaft për idetë që keni dhe të gjithë do ju kërkojnë mendim për detyrat që kanë. Shefat do ju përgëzojnë dhe do iu propozojnë diçka. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi. Do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që gjendja të stabilizohet sa hap e mbyll sytë.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do ecni me plane dhe nuk do bëni asgjë për të cilat të pendoheni më vonë. Ju që jeni në një lidhje do kujdeseni shumë që gjërat të ecin më së miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij. Nëse jeni beqarë do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Në punë do keni një dëshirë të papërmbajtur për perfeksion dhe do veproni me kujdes. Do jeni edhe më të përgjegjshëm dhe të matur me gjithçka. Gjendja e të ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja.
Shigjetari
Parashikohet që dita e sotme të jetë e mirë, megjithatë mirë është të mos bëni shumë premtime. Ju të dashuruarit do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe as që do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Gjithsesi nuk do e ndieni aq shumë mungesën e një partneri në krah. Në punë do ndiheni edhe më të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Nuk do ju mungojë as energjia e as vendosmëria. Në planin financiar do ndërmerrni masa dhe do e stabilizoni situatën më shpejt nga sa mendonit.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni më të qetë dhe më të kthjellët. Do i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë dhe do mundoheni t’i përmirësoni gjërat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni pafund ndjenjat. Ju beqarët më mirë të mos hidhni hapa të nxituara, por nëse ju pëlqejnë personat që keni njohur, vazhdoni ende të njiheni me ta. Në punë nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur të ndiheni të sigurt. Disa kolegë kanë zbuluar disa plane dhe mund t’ua prishin ato atëherë kur nuk e prisni. Të ardhurat do fillojnë të kenë disa përmirësime të vogla.
Ujori
Planetët do iu bëjnë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të zgjidhni disa probleme të hershme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë plot ngjyra. Pasioni gjithashtu do jetë më i zjarrtë dhe kënaqësitë më të mëdha. Ju beqarët do arrini të realizoni takimet e menduara dhe do ndiheni më entuziastë për të ardhmen. Në punë do tërhiqeni shumë nga risitë dhe do jeni të gatshëm të provoni gjëra të reja. Mos i dëgjoni aspak fjalët mbrapa krahëve të kolegëve, por shihni vetëm përpara. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qëndrueshmëria. Do e dini mirë sa të shpenzoni që të mos keni probleme.
Peshqit
Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni shumë mirë dhe mund t’iu dalin disa probleme të vogla. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni disi më të duruar dhe të pranoni të hapni rrugë ndonjëherë. Ju beqarët do ndiheni aq mirë ashtu si jeni saqë nuk do doni të dilni fare nga frika se mos iu joshë dikush dhe mund të ndryshoni status. Në punë mos i dramatizoni gjërat dhe mos e lëshoni veten. Edhe pse gjërat mund të duken të ndërlikuara, shumë shpejt do gjendet një zgjidhje. Sektori i financave do jetë më i dobët se kurrë më parë. Nuk do mundeni dot të blini gjërat më jetike të ditës.