• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rilindja trafikoi një rezolutë të keqpërkthyer të PE-së si paketë anti-shpifje

20:13 : 07/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputeti Ditmir Bushati duket se vendosi të luajë rolin e opozitës duke propozuar heqjen nga rezoluta të disa paragrafëve problematikë si dhe duke ndryshuar paragrafë të tjerë për të theksuar rëndësinë e lirisë së medias.

Një projektrezolutë e propozuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e cila pretendon se është frymëzuar nga një rezolutë e ngjashme nga Parlamenti Europian, por që mbart disa keqpërkthime të dukshme si dhe disa shtesa për konsum të brendshëm politik, u kritikua të mërkurën nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili propozoi disa ndryshime thelbësore në tekst si dhe kërkoi heqjen prej saj të disa paragrafëve që bënin thirrje për ndërhyrje ligjore kundër medias online.

Projektrezoluta e Ballës kërkon mes të tjerash “miratimit sa me shpejt te masave te nevojshme legjislative dhe administrative për të parandaluar dhe luftuar dezinformimin” apo “ndërhyrje nga platformat e mediave sociale me qëllim të etiketimit sistematik të përmbajtjes.”

Balla thotë në relacionin e projektrezolutës se është frymëzuar nga një rezolutë e ngjashme e miratuar nga Parlamenti Europian në fillim të tetorit, por duket se mes dy teksteve ka disa ndryshime thelbësore, sepse në variantin shqiptar ka disa shtesa që në atë të PE-së nuk ekzistojnë ndërsa së paku një paragraf në tekstin e PE-së që thekson nevojën për të mbrojtur lirinë e medias, në projektrezolutën e socialistit nga Librazhdi mungon.

Kështu, në pikën 12, rezoluta e Ballës flet për “ndërhyrje nga platformat e mediave sociale me qëllim të etiketimit sistematik të përmbajtjes”, ndërsa pika 28 e rezolutës së PE-së nuk flet për “etiketim të përmbajtjes” por për “etiketim të postimeve të ndara nga bots”. Aktualisht në shqip nuk ka një fjalë për bots, por koncepti i përdorur në rezolutën e PE-së ka të bëjë me shqetësimin e krijuar nga sisteme kompjuterike të cilat përdoren për të shpërndarë në mënyrë automatike në rrjetet e ndryshme sociale mesazhe që duket sikur janë postime individësh pavarësisht se janë postime robotësh. Pika 28 e rezolutës së PE-së ka edhe një togfjalësh që rezoluta shqiptare duket se ka harruar ta përkthejë. PE thotë se ndërhyrje të tilla mund të bëhen “pa kompromentuar lirinë e shprehjes”.

Lexo edhe:

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Përveç këtij keqpërkthimi, rezoluta e Ballës mbart edhe disa paragrafë, të cilët nuk gjenden në rezolutën e PE-së. I tillë është paragrafi i dytë ku shkruhet: “[Kuvendi] vlerëson nevojën e miratimit sa më shpejt të masave të nevojshme legjislative dhe administrative për të parandaluar dhe luftuar dezinformimin.”

Nevoja për nisma ligjore përmendet së paku tre herë në rezolutën e Ballës, e cila duket se shpreson të justifikojë në këtë mënyrë nismat e shumëkritikuara të qeverisë për “disiplinimin” e medias online, ndërkohë që Bashkimi Europian thekson “vetë-rregullimin e medias” si mjeti i vetëm i pranueshëm për të luftuar dizinformimin.

Projektrezoluta e Ballës u përball me kritika nga ana e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili propozoi disa ndryshime thelbësore në tekst, si dhe heqjen prej saj të paragrafëve që bëjnë thirrje për “masa legjislative” kundër ndërhyrjes. Propozimet e Bushatit duket se synojnë gjithashtu të theksojnë rëndësinë që Kuvendi i jep lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, ndërsa shton nevojën që përmes “ndërveprimit” të institucioneve shqiptare me platformat e medias sociale të sigurohet transparencë mbi reklamat politike të shpërndara në këto media.

Bushati kërkon gjithashtu që çdo nismë ligjore për “median elektronike” të mbështetet në parimin e “vetë-rregullimit”.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama propozoi në korrik disa ndryshime kontroverse në ligjin e medias audiovizive si dhe në ligjin e komunikimeve elektronike, të cilat parashikojnë mbikëqyrje dhe gjobitje të medias online për një gamë të gjerë shkeljes të supozuara, të tilla si “cënim i dinjitetit” të një personi.

Institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian dhe OSBE-në e kritikuan nismën ndërsa organizatat kryesore të lirisë së medias në Shqipëri dhe organizatat ndërkombëtare i kërkuan qeverisë tërheqjen e menjëhershme të projektligjeve të propozuara duke i konsideruar ato anti-demokratike.

Qeveria nuk ka mundur të shtyjë përpara në procedurën e miratimit parlamentar këto ligje ndërsa një deputete socialiste, Milva Ekonomi, deklaroi javën e kaluar se kuvendi ka drafte të reja të të ashtuquajturës “paketë antishpifje”. Draftet e reja aktualisht mbahen sekret shtetëror bashkë me procesin e hartimit të tyre. /BIRN/

Etiketa: antishpifjekeqperkthimRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

18:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Maliqi: ‘Rilindja’ ka lënë në harresë Beratin! Koha për ta ndëshkuar me votë

10:08 : 02/04/2025
AKTUALITET

“Rilindja” braktis blegtorinë, po ushqehemi me mish dhe qumësht nga jashtë

17:07 : 22/01/2025
Lajmet e Dites

Shpopullim masiv dhe varfëri, si u shkatërrua Berati gjatë 12 viteve të “Rilindjes”

11:19 : 12/01/2025
AKTUALITET

Pollo: Rama shndërroi ‘Rilindjen’ në një armë për vjedhje masive

18:06 : 16/12/2024
Para

Arrestohet shqiptari për 400 gramë duhan në Greqi, policia ia sekuestron në doganë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com