• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalja dorën Zot/ Propagandë edhe me Alvinin e kampeve të ISIS

22:03 : 07/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Lajmi më i mirë dhe i vetmi për tu marrë me të, është se që nga dje, Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar i mbetur jetim në kampet e tmerrshme të ISIS, është shpëtuar nga autoritetet policore italiane, të Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe.
Pritet që të mbërrijë në Romë ku ende në ankth është babai i tij Afrim Berisha, pas një beteje të gjatë 5-vjeçare për rikthimin e të birit, i cili u rrëmbye nga ish-bashkëshortja e tij dhe shkoi në Siri nën çmendurinë e shtetit të ISIS.

Por para se të fiksohet ai moment emocionues të takimit tashmë pa ikje e drama atë e bir, kryeministri ynë Edi Rama na “zbuloi” lajmin e madh, me ca merita që ia vishte ministrit Lleshaj dhe një grupi të policisë shqiptare, madje duke lënë të kuptohet se ishin ata në ballin e parë të operacionit të rrezikshëm të shpëtimit. Mjafton të lexohet reagimi i Ramës që flet më shumë se çdo “Rambo” që vuri në rrezik jetën në shpëtim të një jete fëmije që ka prekur zemrat dhe trazuar shpirtin e çdo shqiptari, madje edhe italiani, ku kjo familje jetonte e punonte për më shumë se dy dekada.

“Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Bejrut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentet e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë. Një falënderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm. Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”, shkruan Rama.

Askush nuk do dyshonte në propagandën e Ramës, por kjo ishte e tepërt. Paraqitet edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pranë Alvin Berishës, një foto e bërë në një zonë të sigurt, ku ministri ynë priste atë çast për një shkrehje aparati. Por e vërteta është krejt ndryshe. Më shumë se çdo fjalë tjetër heroizmi e përshkruan Afrimi, babai i Alvinit.
Pyetjes se kush e ka shpëtuar Alvinin nga kampi famëkeq i ISIS në Al Holm të Sirisë, ai iu përgjigj: “Karabinierët ROS kanë 15 ditë që janë atje duke u marrë me këtë punë. Kanë shkuar dhe autoritetet shqiptare. Janë marrë kryqi i kuq ndërkombëtar. Gjysmëhëna siriane, të gjithë. Por më shumë karabinierët Ros të Milanos. Më ka lajmëruar në telefon dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Më ka telefonuar dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e falënderoj shumë”, thotë Afrim Berisha.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Pra rezulton se drejtuesit ushtarak të operacionit ishn pjesa speciale e karabinerisë së Milanos, pa harruar edhe ndikimin diplomatik, ndërhyrjen direkte të kryeministrit të Italisë Conte dhe autoritetet e tjera humanitare. Pala shqiptare ishte aty si pjesë mbështetëse, por më shumë se aq, të bente disa foto që në mënyrë urgjente, para se Alvini të mbërrijë në itali në krahaët e babit, ti paraqiteshin kryeministrit tonë. Fantastike kjo foto, ministri Lleshaj pranë Alvini me kodin e Rilindjes së dëshifruar… “Operacioni i propagandës përfundoi me sukses, lutet kryeministri Rama të marrë meritat”. E kjo të kujton ato batutat e humorit të telefilmave shqiptar që Rama i përdor gjithonë: “Me ta gjetur ju, ju lajmërojmë ne juve”…

Nëse lexohet saktë mesazhi i Ramës, del që autoritetet shqiptare ishin në ballë të shpëtimit të Alvinit, ndërsa ata italiane si “pjesë mbështetëse” dhe në fund një “falenderim kortezie” edhe për homologun italian. Po si mundet që edhe me këtë dramë njerëzore të bëhet propagandë. Deri në çfarë pike i shpie drejtuesit tanë të lartë kjo marrëzi, që për shpëlarje truri të qytetarëve janë edhe më të “zotët” se vetë propaganduesit e ndyrë të ISIS, që shkatëruan mijëra jetë, mes tyre gra e fëmijë të mitur?

Sot, modestish qeveria jonë duhet të dilte me një qëndrim publik, një deklaratë zyrtare që të jepte të dhëna se çfarë do të bëhet me rreth 73 gra dhe fëmijë shqiptarë që janë ende në kampin “Al Holm” në Siri. Të qetësonte disi familjarët e tyre që i presin në ankth këtu. Akoma këta zyrtarucë tanët dhe kryezyrtarë të ministrive nuk e japin dot shpjegimin sesi pala Kosovare i riatdhesoi të gjithë gratë dhe fëmijët që para pesë muajsh, ndërsa ajo shqiptare ende i ka lënë në këtë kamp famëkeq?

Padyshim që ky nuk është një operacion i lehtë, gjithashtu edhe ndërhyrja me forca ushtarake, apo grupime të vogla komando konsiderohen me shumë rrezikshmëri. E vetmja shpresë është që në dorë situatën më shumë ta marrë diplomacia, ku të paktën gra dhe fëmijë të dalin nga ai kamp ferri, një gjysmë burg i hapur për personat që konsideroheshin si pjesë e ISIS. Deri atëherë, me shpresën e një riatdhesimi shëndoshë e mirë të të gjithë grave dhe fëmijëve shqiptarë duhet lutur për fatin e tyre dhe një lutje e veçantë për qeverinë tonë: “Mbaju Zot dorën, mjaft me propagandë mbi dramat njerëzore”.

Etiketa: Alvin BerishaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Debati/ Gazetari-deputetit të Rilindjes: E keni pyetur Ramën si e bëri bunkerin në Surrel...

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com