• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Braçe mbron edhe vrasësit me uniformën e Sigurimit të Shtetit që nderohen si heronj

17:48 : 07/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nënkryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me fotot e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mes dëshmorëve dhe heronjve, ndodhen edhe ish-funksionarë të Sigurimit të Shtetit që kanë kryer masakra.

Madje, edhe në fotot e vendosura ata janë me uniformën e Sigurimit të Shtetit. Të tillë janë Nuri Luçi, i cili ka rënë si shef i degës së Sigurimit të Krujës, apo Fejzi Micolli, ka rënë në vitin 1954 diku rrotull në Vermosh, duke luftuar me ata që i kanë quajtur me bandat.

Por ai ka vdekur duke luftuar në betejën kundër Prek Calit dhe pastaj është quajtur hero. Fotot kanë shkaktuar reagime të shumta të emrave të njohur të politikës, shoqërisë civile, ish- të përndjekurve politikë, publicistikës.

Por, në përgjigje të kritikëve, ka reaguar Braçe, që ka preferuar të quajë akt të pastër kriminal dhe të patolerueshëm sulmet që bëhen sipas tij për disa nga emrat, fotot e të cilëve janë varur në bulevard.

“Heronjtë i bëri lufta, jo qeveria! Nuk ka sot si ata! Kriminal, i pa tolerueshëm, sulmi mbi heronjtë e luftës antifashiste nacionalçlirimtare!

Lexo edhe:

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

Lufta e ndyre kundër luftës, nuk e zhbën dot, nuk e tjetërson, e bëjnë të përjetshme heronjtë, drejtësia e vete luftës!” shkruan Braçe.

Në reagimin e tij, Braçe ka zgjedhur të mos kërkojë ndjesë, të paktën për ata që sot i shesin si heronj, por që kanë kryer masakra dhe krime, si funksionarë të sigurimit të shtetit të një regjimi diktatorial.

Braçe përmend Qemal Stafën, për të cilin Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, shprehet se “në këtë pikë lëmë mënjanë formimin e tij të qenit ëndërrimtar, ose talent në të shkruar, jemi në vitin 1942 dhe ai asnjë plumb nuk ka shkrepur kundër fashizmit, ndryshe nga ata që u vranë kundër fashizmit që në ditët e para të pushtimit”.

Por nënkryeministri i Ramës, nuk shprehet se çfarë mendon për Nuri Luçin apo Fejzi Micollin, fotot e të cilëve janë në bulevard, me uniformën e sigurimit të shtetit.

Ja çfarë shkruan Braçe

HERONJTE I BERI LUFTA, JO QEVERIA! NUK KA SOT SI ATA! KRIMINAL, I PATOLERUESHEM, SULMI MBI HERONJTE E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE!

LUFTA E NDYRE KUNDER LUFTES, NUK E ZHBEN DOT, NUK E TJETERSON, E BEJNE TE PERJETSHME HERONJTE, DEJTESIA E VETE LUFTES!

Qysh para se te vendosnim ne bulevardin #DESHMORETEKOMBIT, portretet e 99 #HeronjveTeLuftes, e kisha menduar reagimin, por kurre te tille-kriminal. Cmoj pafund opinionin e njerezve te ditur, racionale, mbeshtetur ne fakte, shkruar e folur keto dite.

I kam lexuar te gjithe dhe kam heshtur, per te degjuar edhe te tjere, perfshire sharlatanë e sharlatane qe “antikomunizmin” e kane biznes te madh, pa taksa e nga po bejne para shume, interesaxhinj te vegjel, te cilet, historine e dijen mbi te e perdorin per politiken e dites e perfitime banale, fare banale prej saj.

Reagimin e prisja jo prej asaj qe po ulerijne-“provokim i vogel”, “injorance e historianeve te qeverise”, por prej faktit se ata qe u bene fashiste gjate Luftes, kolaboracioniste me fashizmin e nazizmin ne qeveri e jo vetem-xhandarmeri etj, trashegimtare te tyre, kurre nuk kerkuan ndjese per zgjedhjen, aktet qe firmosen e vulosen, krimet qe urdheruan e kryen ne Lufte; Jane krenare per kete edhe sot! Por pertej kesaj, kurre nuk kisha menduar sulmin mbi Qemal Stafen dhe heronjte si ai!

Ndaj, sot dua te them disa gjera; E para, #Antifashizmi ishte dhe mbetet ne thelb te Perendimit, Evropes e Amerikes, si reagim popullor e me arme atekohe, si projekt politik bashkimi ne Evrope se pari, fill pas betejes me fashizmin dhe per ta crrenjosur perfundimisht;

Ndaj sot, BE e SHBA jane rreptesisht te ndjeshem kunder ekstremizmit, urrejtjes, diskriminimit, rracizmit, nacionalizmit, sovranizmit e populizmit qe mbeshtet ne to, neofashizmit e neonazizmit qe rikthehet fshehur nen to. Ne jemi si antifashiste ne Evrope; kjo u vendos 80 vite te shkuara me lufte, nga ata heronj-gra e burra, vajza e djem dhe, sot, detyrimi yne eshte te ndertojme funksionale e te qendrueshme, shoqerine e lire, te hapur, demokratike e tolerante, perfshirese, te drejte e te barabarte!

E dyta, nuk ka asnje lapsus apo provokim ne listen e heronjve….

Etiketa: bracebulevardsigurimi i shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025
AKTUALITET

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

20:33 : 11/05/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

19:34 : 11/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sali Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë! Ja vendi dhe ora

09:59 : 07/05/2025
AKTUALITET

Autobusi i Çaushollit mori flakë! Braçe: Është për në koshin e plehrave! Rrezikoi jetën e pasagjerëve

16:39 : 11/04/2025
Para

Reforma Zgjedhore/ Rama: Banditët e zgjedhjeve, nuk mund të përmbushin kushtet e Gjermanisë

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com