Shpesh herë personazhe të njohur publik shprehen se Acromax Media GmbH, e cila pretendon se zhvillon “menaxhimin e të drejtave dixhitale” të mediave shqiptare, është vrasësi i fjalës së lirë, pasi përdoret si një vegël nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Kohët e fundit, me qindra postime video, kritike ndaj qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, janë hequr, nga Facebook dhe rrjete të tjera sociale, në kuadër të një fushate sistematike dhe të planifikuar.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reagur dhe pedagogu dhe gazetari i njohur Erion Kristo. Përmes një postimi në Facebook ai ju ka bërë thirrje të gjithë njerëzve publik dhe jo publikë të organiuzohen kundra saj.
“Ftoj te gjithe njerezit publike dhe jo publike qe te organizohemi kunder Akromaksit si vrasese e fjales se lire, ne kundershtim me rregullat e fejsbukut. Cdo ide eshte e mirepritur.” – shkruan Kristo në Facebook.