• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti 2019: Të rinjtë shqiptarë në skamje, papunësi dhe në ikje

16:43 : 07/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Të rinjtë shqiptarë “alergji” nga martesa?

Vendi ynë vazhdon të mbetet ndër vendet e para në Europë për papunësinë e të rinjve, largimin e trurit, vrasjen e vajzave dhe varfërinë studentore, thuhet në raportin e 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019” hartuar nga CRCA/ECPAT, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri me mbështetjen e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri.

Gjetjet e raportit tregojnë me shifra se të rinjtë shqiptarë në masën 73 përqind e shohin problemin e punësimit si më shqetësuesin për ta. Arsimi është një tjetër problem pasi 35 përqind e tyre nuk janë të kënaqur me arsimin në Shqipëri dhe kërkojnë të ikin për studime jashtë vendit. Niveli ekonomik i familjeve është po ashtu shqetësim dhe kjo bën që 79 përqind e tyre të shprehin dëshirën për të ikur nga vendi. Organizatat që hartuan raportin kanë për pushtetin qendror dhe atë lokal disa rekomandime për ndryshimin e situatës.

Gjetjet e raportit:

  • Sipas Anketës Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”, 73% e të rinjve të intervistuar e kanë adresuar papunësinë si problemin e tyre më shqetësues.
  • “Ikja e trurit të të rinjve” e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë për dëshirën e të rinjve për të ikur dhe studiuar jashtë vendit. 35% e studentëve me një diplomë Bachelor dhe rreth 30% të studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa niveli i gjendjes ekonomike të studentëve shqiptarë është sërish në përmasa alarmante, krahasuar me vendet e tjera. Largimi i të rinjve nga vendi kap shifra deri në 79% sipas Gallup, duke e vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve nga ku largohen të rinjtë.
  • Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për vrasjet e vajzave dhe grave, ku situata e dhunës me bazë gjinore është më alarmante. Të dhënat e organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se 88.8% e grave dhe vajzave në Shqipëri janë të dhunuara nga të gjitha format e dhunës dhe 65% e tyre e kanë përjetuar dhunën në familje ose nga partneri. Nëse do t’i referohemi dy viteve të fundit numri i vajzave (grupmosha 15-29 vjeç) të vrara nga partnerët e tyre shkon në 7 vajza. Sidoqoftë, vlen për tu theksuar fakti pozitiv, se ka një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që janë ndërgjegjësuar dhe kanë marrë guximin të denoncojnë dhunën ndaj tyre pranë Policisë së Shtetit, dhe kjo shifër arrin në rreth 8000 raste që kanë marrë urdhër-mbrojtjeje në vit, duke u rritur me mbi 200 raste të reja, vajza që arrijnë të denoncojnë dhunën nga viti 2018 në vitin 2019.
  • Kushtet social-ekonomike në të cilat jetojnë të rinjtë në Shqipëri, kanë sjellë rritje të kriminalitetit rinor. Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se 38% e dënimeve penale të formës së prerë janë dhënë ndaj të rinjve, situatë kjo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
  • Varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërbejnë si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin. Raporti i Komisionit Europian i vitit 2018 thekson se nga 144 shtetas shqiptarë që shkuan në Siri dhe Irak për luftuar në konfliktet e armatosura. 73 vetë (përfshirë 18 luftëtarë dhe 55 anëtarë të familjeve), mes tyre fëmijë, të rinj e të reja që gjenden ende në zonat e luftës. Ndërsa Raporti më i fundit i vitit 2019, sheh shqetësues rritjen në Shqipëri të radikalizmit fetar online.
  • Në nivel kombëtar, 62% e të rinjve nuk kanë besim te partitë politike shqiptare, ndërsa rreth 57% e tyre vlerësojnë me zero pikë punën e pushtetit vendor dhe sektorëve të rinisë. Rritja e mosbesimit ndaj politikës dhe konfliktualitetit që ushtroi ngërçi parlamentar e politik, krijuan terrenin e mos-ushtrimit të së drejtës së votës për të rinjtë. Në zgjedhjet e fundit vendore mbi 50% e të rinjve nuk kishin dëshirë të votonin.

Raporti kërkon të informojë në mënyrë të posaçme politikë-bërësit, institucionet shtetërore dhe vetë të rinjtë mbi situatën e rinisë në Shqipëri, problemet e identifikuara si dhe të rekomandojë zgjidhje për institucionet përkatëse.

Etiketa: ne ikjeraporti i 2019te rinjte shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

08:07 : 31/07/2023
AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë “alergji” nga martesa?

12:29 : 17/06/2023
AKTUALITET

Sondazhi: Të rinjtë shqiptarë të papërgjegjshëm, 20-vjeçarët janë dembelë

21:34 : 27/01/2023
AKTUALITET

Pse po ikin? Të rinjtë shqiptarë me të ardhurat e disponueshme më të ulëta në Europë

08:36 : 16/01/2023
AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare; 86.3% janë gati të ikin jashtë për punë

08:20 : 28/10/2021
AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë, debatues të nivelit europian

19:10 : 16/12/2020
Para

Nesër në mëngjes mbërrin në Romë/ Biseda mes Alvinit dhe babait të tij: Pa problem, po kthehem...

TË GJITHA

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari, kalon 100 mijë dollarë

16:39 : 10/05/2025

Mungon shiriti i sigurisë në qendrën e votimit të Vithkuqit, Policia nuk e merr në dorëzim

16:29 : 10/05/2025

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com