• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Sisë që zbulohen, brekë që zvogëlohen dhe imamë që klithin”

10:36 : 05/11/2019
në BOLD BLOG

Imam Kosove

Nga Edison Ypi

Çikat e Tiranës i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët jo kotmëkot. Ato kanë një arësye. Vonë e zbulova shkakun e kësaj dukurie. Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë çikat e Tiranës sisët dhe aq më tepër i zvogëlojnë brekët. Nëse imamët e Kosovës do vazhdojnë të klithin, pas pak çikat e Tiranës, pas tyre inshallah edhe çikat e Prishtinës, do ti zbulojnë krejt sisët dhe do ti flakin brekët. Zbulimi i sisëve dhe zvogëlimi i brekëve të çikave në Tiranë dhe në Prishtinë si reagim mbrojtës i qytetërimit kundër Mesjetës, provokon klithma edhe më të forta nga imamët e Kosovës. Imamët, si qeflinj të thekur të sisëve dhe brekëve të çikave, ndaj këtyre zbulimeve dhe zvogëlimeve s’munden me nejt duarkryq. Kush do ta fitojë kampionatin me sisë që zbulohen, brekë që zvogëlohen, imamë që klithin, atë një Allah e di.

Mafja, korrupsioni, hajdutllëqet, dallaveret, atentatet, plagosjet, vrasjet, fukarallëku, mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, ma kanë largu Kosovën ku tash sa vjet nuk kam shku.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Prej kohësh po shoh me tmerr se serbët vrasës e genocidistë munden me bo qeveri, e kosovarët e shumvuajtur jo, Kosova e Prizrenit elegant, Pejës së çikave shalgjata dhe shtatnalta, Mitrovicës së therur në mes, Prishtinës fantastike, pasulit madhështor, mirjelljes, qytetarisë, urtësisë, dhimbjes, vuajtjes, durimit, heroizmit, sakrificave, më është bërë edhe më e largët. Prandaj në Kosovë nuk mundem me shku, se më vjen me qa.
Por Kosovën nuk mundem me e harru. E ndjek sa mundem nga Interneti. Ku shpesh shoh Imama Kosove duke predikuar broçkulla. Për shembull duke thënë se maca e zezë që të del para kerrit nuk ësht kurrnisen përpos bestytni, e frikën nuk duhet me ja pas macës, por tjerave sene, që i di Imami.

Fillimisht nuk i jepja rëndësi. Më dukeshin episode sporadike.

Mirpo Imam pas Imami dhe broçkull pas broçkulle, rrëshqita në një gropë të thellë e të errët plot me çudira të papara dhe të padëgjuara, dhe interesimi për imamët mu shtua.
Dihet se po të kërkosh në Internet diçka, bashkë me atë që kërkon të dalin edhe gjëra të tjera të përafërta që me gjasë mund t’i vlejnë atij që kërkon. Fjala vjen, mund të kërkosh në Internet, kompjuter, dhe Interneti bashkë me kompjuterat të sugjeron edhe tableta, laptopa, celulara, kamera dhe të tjera.

Të kërkosh në Internet për Imam Kosove gjen vetëm imam Kosove, asgjë tjetër.
Imami i Kosovës nuk ka të përafërt apo të ngjajshëm.

I vetmi i ngjajshëm me Imamin e Kosovës është Imami i Kosovës.

Tullat, tjegullat, kompjuterat, veshjet, të ngrënat, kondomat, vibratorët, ushqimet, janë gjithfarësh. Imamët e Kosovës jo, ata janë të gjithë identikë si dërrasat e një barrake, si gozhdat që mbërthehen ato dërrasa.

Ngjajshmëria rrënqethëse e imamëve të Kosovës, secili veç e veç dhe të gjithë bashkë, ta fut frikën.

Bërtitës, uluritës, arrogantë, kërcënues, imponues, invadues, imamët e Kosovës të kallin tmerrin.

Fjalori i njejtë, nervozizmi si i Hitlerit, gjestet si të Musolinit, deliri si i kurvit, fjalori i mjerë, Shqipja skandaloze,retorika idiote, deri edhe shëndeti i imamave të Kosovës, janë identikë. Ke parë njërin, i ke parë të gjithë. Ke dëgjuar njërin i ke dëgjuar të gjithë.

Nëse të ka marrë malli për uniformitetin dhe neverinë e Shqipërisë diktatoriale, shko se e ke të tërën në krismat e çartuna të predikimeve të Imamit të Kosovës.

Zëvendësoje për një moment në të folurën e Imamit të Kosovës, Muhametin me kurvin, xhaminë me Komitetin e Partisë, vetë Imamin me sekretarin e partisë, ata që e dëgjojnë Imamin me një “kolektiv punonjës” të ndonjë ndërmarrje shqiptare. Pa asnjë dallim, asnjë ndryshim, asnjë diferencë, asnjë distancë, ngjajshmëria është rrënqethëse; Me të gjitha ligësitë dhe egërsitë e saj, para syve të ka dalë zezona më e madhe njerëzore, vetë Ferri, Shqipëria e viteve ’70.

Për shqiptarët normalë Imami, apo Hoxha, janë mëshirimi i urtësisë dhe përunjësisë.
Imami i Kosovës është e kundërta. Imami i Kosovës, tek predikon duket si një sekretar partie apo një operativ Sigurimi që po flet kërcënueshëm para një tufe budallenjsh, para një kopeje bagëtish.

Imami i Kosovës flet për Allahun krejt njësoj si për kurvin, Stalinin, Leninin.

Imami i Kosovës bërtet, uluret, urdhëron, detyron, imponon, si diktator, si komisar ushtarak, si komandant burgu.

Imami i Kosovës deri edhe “çikat e mbuluara” i quan leperica, magarica, kurva, rruspia, për të vetmen arësye se kanë dalë shetitje me dy frajera.

Për imamin e Kosovës edhe nëna e çikës së Kosovës është një lepericë e magarisë, sepse nuk lejon çikën e vet me marr për burrë një si budallai që ajo vetë, nëna e çikës, ka marrë, por ndonji me pare, me biznes, me kerr.

Që çika duhet me përdor “mbulesën e zezë”, Imami i Kosovës e quan të padiskutueshme dhe të detyrueshme njëlloj si kurvi konsideronte “shallin e kuq” pionierit.

Islamlizmi si stalinizmi, xhamia Komitet Qëndror, imam kurvi, hoxha shef Sigurimi, janë llahtare që Kosova aspak nuk i meriton.

*Marrë nga FB i autorit, titulli redaksional

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Spanjë/ Shkatërrohet banda shqiptare, trafikonin klandestinë drejt Anglisë (DETAJE)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com