• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera korruptive me inceneratorët/ Malltezi: Prokuroria heshtje për hetimin e “peshqve të mëdhenj”

19:30 : 05/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Drejtori i Departamentit të Mjedisit në Partinë Dermokratike, Jamarbër Malltezi ka rikthyer në vëmendje një skandal që lidhet me ndërtimin e tre inceneratorëve në vend dhe për të cilët PD jo në pak raste ka bërë thirrje për rishikimin e tenderit dhe nisjen e hetimeve për “peshqit e mëdhenj”. E ka konsideruar vjedhje të hapur dhe një aferë të pastër midis kryeministrit Edi Rama, ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe biznesmenit Klodian Zoto. Kjo aferë ndonëse është firmosur dy vite më parë, ende vzhdon të qëndrojë e till. Malltezi bënë një krahasim shumë domethënës. Në një status të shkrutër në rrjetin e tij social, Facebook, Malltezi shprehet se Bashkimi Evropian para 18 tetorit akordoi për Shqipërinë, kryesisht për Implementimin e Reformës në Drejtësi shumën prej 94 milion euro. Kjo shumë u nda në disa pjesë me qëllim që të shërbente për disa sektorë. Reforma e sistemit gjyqësor mori pjesën më të madhe të fondeve nga marrëveshja IPA (Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit, 2018); 42 milion euro (rreth 45% e totalit). 24.1 milion euro, nga ana tjetër, do të mbështesin trajtimin e ujërave të ndotura dhe përmirësimin e burimeve ujore në mënyrë që të jenë në gjendje të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe territor, si dhe në turizëm. Marrëveshjet midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë për fondet IPA filluan për herë të parë dymbëdhjetë vjet më parë, në 2007.

Por Malltezi shprehet se askush nuk ka thënë asnjë fjalë për 178 milion euro të cilat sipas tij qeveria Rama po i përlan përmes 3 inceneratorëve dhe në dhunim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Partia Demokratike e ka akuzuar ish ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kryeministrin Edi Rama se janë ‘koka të mafias së plehrave”.

Jamarbër Malltezi akuzon Ahmetajn dhe Ramën se po vjedhin qindra milionë euro për tre inceneratorë .

Ai ka akuzuar Ramën se përmes kapjes së prokurorisë do të mbyll këto çështje. Ndërkohë është kërkuar disa herë nisja e hetimeve për  “peshqit e mëdhenj”.

Lexo edhe:

Youtuberi i famshëm nxjerr “zbuluar” Edi Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Champions Leagues

Reagimi i SHBA/ Shkullaku: S’përshëndeti fituesin, zgjedhjet u fituan nga një i kompromentuar

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike e vitit 2017

Arben Ahmetaj dhe Edi Rama janë sot koka e mafias së plehrave në Shqipëri. Me ndërtimin e 3 inceneratorëve që do të helmojnë ajrin me djegien e plehrave, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama po vjedhin qindra miliona euro.

Partia Demokratike e bëri publik këtë skandal dy javë më parë, por sot do të sjellim detaje për skemën e zhvatjes së miliona eurove para publike për të ndërtuar 3 fabrikat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre inceneratorët  janë kaparisur me Klodian Zoton, bashkëpunëtori më i afërt i Arben Ahmetajt. Ata kanë punuar së bashku që në kohën e aferave shumëmilionëshe të Arben Ahmetajt me impulset telefonike të kompanise publike Albetelekom.

Përpara se ta çonte tek inceneratorët, Klodian Zoto i shërbente Arben Ahmetajt pranë Vilma Nushit, në konçesionin 120 milionë Euro të check up-it.

Deri më sot, ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga paratë publike mbi 50 milionë Euro, 22 milionë Euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit. Ështe duke u mbyllur kontrata edhe për Tiranën për 128 milionë Euro të tjera! Të gjitha kalojnë në 1 dorë, atë të Klodian Zotos, thënë ndryshe të Arben Ahmetajt.

Pra, plot 178 milionë euro (pa TVSH) nga taksat tona që po ndahen mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës dhe sekserit të tyre në kundërshtim me ligjet dhe strategjitë në fuqi.

Të nderuar qytetarë, kontrata prej 28 milionë euro për inceneratorin e Fierit, nuk është botuar ne Fletoren Zyrtare, edhe pse ajo është firmosur një vit më parë.

Në bazë të kësaj kontrate të tipit mafioz, që nuk shpallet publikisht, Klodian Zoto, dmth Arben Ahmetaj, ka marrë deri tani 5 milionë euro nga taksat tona për një incenerator fantazëm, sepse nuk ka nisur akoma ndërtimin.

Pasi mori nga shteti 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit dhe 28 milionë për atë të Fierit “me çelësa në dore”, Klodian Zoto firmosi me një Italian kontratat për të marrë djegësit “me çelësa ne dore” përveç 15 milionë euro. Kësisoj 7 milionë euro u përlane për djegësin e Elbasanit dhe mbi 13 milionë euro për të Fierit, pra përmbi 20 milionë euro vjedhje brenda pak javësh!

Kjo është një aferë e katërfishtë:

  1. Vjedhje e 20 milionë eurove (pa përfshirë multiaferën për Tiranën)
  2. Minë me sahat për shëndetin publik
  3. Bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve, direktivën e BE-së dhe qëndrimit të ekspertëve europianë dhe të qeverisë gjermane.
  4. Falimenton përfundimisht biznesin e riciklimit, për të cilin Rama qau me lot krokodili një vit më parë që të mundësonte importin e plehrave.

Afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave me pronar të vërtetë Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën, është arsye madhore përse Edi Rama kërkon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm. Që të mos hetohet as kjo aferë e qartë vjedhjeje!

Partia Demokratike fton qytetarët të reflektojnë për këtë aferë vjedhjeje ashiqare që, me ndërtimin e 3 fabrikave të djegies së plehrave, dëmton shëndetin e tyre!

Partia Demokratike i bën thirrje ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që të bëhet i penduar, bashkepunëtor i drejtësisë dhe të denoncojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin dhjetëra miliona euro me 1 firmë.

Partia Demokratike fton Prokurorinë të fillojë hetimin për të zbuluar zyrtarisht peshqit e medhenj të korrupsionit, Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn.

 

Etiketa: aferaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Youtuberi i famshëm nxjerr “zbuluar” Edi Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Champions Leagues

18:48 : 30/05/2025
AKTUALITET

Reagimi i SHBA/ Shkullaku: S’përshëndeti fituesin, zgjedhjet u fituan nga një i kompromentuar

21:45 : 29/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

21:07 : 29/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025
AKTUALITET

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

16:42 : 28/05/2025
AKTUALITET

Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt

15:03 : 28/05/2025
Para

Kosova ekstradon në Mal të Zi një prej personave më të kërkuar, i dyshuar për vrasje të rëndë

TË GJITHA

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

12:01 : 31/05/2025

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

11:04 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com