• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje/ Atentati ndaj prokurorit, një “Skoda” ndaloi për të parë nëse ishte vrarë…

10:20 : 03/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Atentati i tipit mafioz që iu bë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja bashkë me dy miqtë e tij që udhëtonin me një automjet tip “Benz GL” me targa AA 333 ZD, ishte i mirëorganizuar dhe autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë. Prita ishte ngritur te mbikalimi i Shkozetit 3 km larg vendit nga ku Ndoja po drekonte në një restorant në zonën e plazhit.

Ndoja pasi kishte mbyllur orarin zyrtar në organin e akuzës në Durrës kishte shkuar të drekonte në një nga restorantet e zonës së plazhit. Ai përshkoi rrugën për t’u largua nëpërmjet unazës për të hyrë në autostradë në drejtim të Tiranës, duke mos e ditur se 3 km më tej, atentatorët i kishin ngritur pritë.

Ndjekje si nëpër filma

Autorët dyshohet se kanë përdorur dy automjete dhe njëri ka ndaluar shpejtësinë ku udhëtonte prokurori i Durrësit.

Por autorët nuk u mjaftuar më kaq. Dyshohet se u qëllua nga dy armë zjarri në mjetin e tip Mercedez Benz dhe plumbat ishin drejtuar në ndenjësen e parë, ku ishte ulur Ndoja. Drejtues i mjetit ishte Andi Maloku dhe pasagjer në ulësen e pasme ishte Aleksandër Laho, ose i njohur ndyrshme si Pëllumb Muharremi me nofkën “Rrumi” i Sukthit.

Lexo edhe:

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

Tiranë/ Vjehrra dhunon nusen e djalit, tenton ta godasë me thikë

Dëshmitarët okuluar kanë treguar në polici se pak sekonda pasi u krye atentati, afër vendit të ngjarjes ndaloi një automjet tip “Skoda”, për t’u siguruar se objektivi që dyshohet të ishte prokurori Ndoja ishte eleminuar.

Nga ana tjetër vetë prokurori Arjan Ndoja ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit.

Grupi hetimor ka lënë prova të shumta materiale siç është edhe targa e automjetit që është pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos. E gjithë gjatësia e rrugës së autostradës Durrës Tiranë por edhe e unazës nga ka ardhur automjeti i Ndojit është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Për të përshpejtuar përftimin e pamjeve është ngrit një grup i përbashkët ndërmjet policisë së Tiranës dhe Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë se, autorët janë mbështetur edhe nga persona të tjerë për t’u larguar dhe të humbur gjurmët.

Për ngjarjen e rëndë policia e qytetit bregdetar ka ngrituar pika të shumta kotrolli, ndërsa në rrugët e qytetit të Durrësit, janë nxjerrë edhe autoblindat. Shumë persona janë shoqëruar por pas marrjes në pyetje u lanë të lire. Grupi hetimor nga nuk asnjë të ndaluar për atentatitn kriminal.

Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqëndruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkfandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidona me benzinë por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguarn në laboratorin e policisë shkencore.

Atentati i Arjan Ndojit po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me procedimin penal të regjistruar për: “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një antentat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima.

Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të akuzave pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ai i shërbente bandave kriminale në qytetin e Durrësit dhe se iu bënte presion e shantazh punonjësve të administratës publike. Akuza ndaj prokurorit hodhi edhe zv/kryeministri Erion Braçe pas arrestimit të ish-kreut të Kadastrës së Durrësit për shpërdorim detyre.

Pistat e Hetimit
Gazeta MAPO mëson se pista kryesore e hetimeve janë pronat në Gjirin e Lalëzit. Prokurori Arjan Ndoja prej disa kohësh po heton një dosje të nxehtë pronash në këtë zonë, ku përpalsen interest e një grupi të fuqishëm kriminal mes Durrësit dhe Tiranës. Dosja pritet të merret në shqyrtim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të parë se deri në ç’pikë te hetimeve kishte shkuar Arjan Ndoja.

Pista e dytë lidhet me hetimin e një grupi kriminal që prokurori Arjan Ndoja ka bërë në Durrës. Atentati mund të ishte një paralajmërim, ose një lëvizje për të ekzekutuar një prokuror.

Arjan Ndoja u bë i njohur në opinionin publik, pasi kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, e akuzuan si të lidhur me krimin, vetëm pse prokurori arrestoi kreun e kadastrës në Durrës. Rama dhe Braçe për disa ditë sulmuan verbalisht në publikisht prokurorin Ndoja. /Mapo/

Etiketa: atentatiprokuroriskoda

Lajme të lidhura

Në foto: Kidi Kazazi
AKTUALITET

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Vjehrra dhunon nusen e djalit, tenton ta godasë me thikë

13:32 : 26/05/2025
AKTUALITET

DOSJA/ Si u ekzekutua Kristian Marku, dëshmitë e Erald Cenajt dhe pronarëve të makinës së vrasësve

21:02 : 20/05/2025
AKTUALITET

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

19:31 : 20/05/2025
AKTUALITET

Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori

21:20 : 19/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025
Para
during the Serie A match between Torino FC and Juventus at Stadio Olimpico di Torino on November 2, 2019 in Turin, Italy.

De Ligt “ndreq” gabimet, i jep fitoren skuadrës

TË GJITHA

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

10:15 : 06/06/2025

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025

Tuneli i Skerfiçës, burim rreziku, mungesa e energjisë dhe zjarrfikësve kërcënojnë sigurinë e shoferëve

09:58 : 06/06/2025

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht!

09:53 : 06/06/2025

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

09:50 : 06/06/2025

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com