Përmbytjet në Kurbin, banorët protestë ndaj neglizhencës së qeverisë

Banorët e fshatrave të Kurbinit kanë protestuar lidhur me situatën e përmbytjeve në të cilën ata gjenden çdo vit. Mësohet se banorët e Sanxhakut kanë protestuar pë mospastrimin e kanaleve kulluese.

Ata janë shprehur se kanalet nuk pastruhen prej 10 vitesh. Ndërkohë çdo periudhë dimri, përballen me përmbytjen. Dëmet si pasojë e përmbytjeve kanë qenë të mëdha dhe askush nuk ka vënë dorë. Banorët tregojnë se nuk janë dëmshpërmblyer dhe se janë mashtruar.

LEXO EDHE  Horrori në Pogradec, mjeku psikiatër: Olsi Çekiçi nuk pranonte mjekimet, problemet i kishte nga droga

Bllokimi i turbinave poshtë shinave të trenit është shkaku kryesor i përmbytjeve në zonën prane KSHA Laç.